Lidhu me ne

Kryesore

Artur Zheji: Pse është nervoz kryeministri? Ka lepur pas ferrës?

Nga Artur ZHEJI –

Doli përsëri në Tv, kryeministri. Nuk dihet përse duhet të dilte përsëri, sepse me datë 3 Tetor 2019, ai kishte dalë disa herë, duke përsëritur të njëjtën salcë, të njejtën majonezë dhe po aq spec djegës, gjatë gjithë asaj dite.
Tepër nervoz dhe me shtjella pasioni dhe me mendime vrapuese e të rrjedhshme si një aktor improvizues, që edhe e shkruan vetë tekstin dhe e reciton, duke dhënë shfaqje pas shfaqjes. Duke vënë pasionin përpara logjikës, atij i duket se ja mbërrin qëllimit, që të mund të flasë edhe pa logjikë, boll që të tërheqë audiencën në shtigjet e pyllit dhe në shtigjet e qafëmaleve, gjithmonë për të shmangur marramendjen dhe pamjet e greminës ku jemi sot.
I vetëviktimizuar, gjithmonë në mbrojtje nga sulme të vërteta, por më së shumti nga sulme imagjinare, që duan të krijojnë bindjen, se e keqja buron nga opozitarizmi, nga ‘sharësit” që nxijnë realitetin.
Me siguri, shumica e audiencës, ka mbetur pa fjalë dhe pa gjykim, sepse kryeministri-viktimë, në rastin më të mirë: “Nuk di!”, dhe në rastin më të keq: “Nuk kam asnjë përgjegjësi!”, i bie që Rama, vetëparaqitet si ata larësit e xhamave të makinave të të tjerëve. Duke dashur të na bëjë të mendojmë, se kjo makina, që është edhe qeveria e tij, baltoset nga të tjerët dhe vetëm nga të tjerët.
“Korrupsion ka!”, por ja aq sa thuhet, e pra nuk është korrupsioni e keqja, por keqdashja që zmadhon përmasat e korrupsionit, ajo po, është e keqja jonë më e madhe, që na nxin e na baltos, sipas të thënave të kryeministrit.
“Trafiku i drogës? Tonelatat e kapura në Athinë me destinacion Shqipërinë? Apo gjurmë të tjera që kapen gjithkund tjetër?”
Dukshëm, duket se edhe kryeministri i merr vesh këto lajme nga mediat edhe ay, dhe pret vendimet e drejtësisë shqiptare… e kështu futja tja fusim! Le të ecë përpara qeverija, të mbyllim gojën të gjithë dhe të bëjmë spektatorin e spektaklit të ish piktorit, zbuluar befas aktor dhe regjizor njëherësh, që reciton monologun e viktimës, që vanë dhe e vunë me zor kryeministër.
Po përse është kaq nervoz kryeministri pasionant?
Përgjigja duket e thjeshtë dhe është para syve të të gjithëve:
Nuk ka kontroll në asgjë e për asgjë! Nuk qeveris e vetëm përrallis, ankesa të pafundme, që për hir të së vërtetës, i ujdis bukur mirë në të folme!
Sepse largimi masiv i shqiptarëve, është prej kohësh një braktisje reale e teatrit, ku ish piktori-aktor, shumë shpejt do të përrallisë në një sallë të zbrazur.
Porse kjo është një humbje për të gjithë, pozitë dhe opozitë, popull apo elitë.
Dhe pyetja që bëhet rëndom është, jemi vonë apo mirëfilli e meritojmë këtë kryeministër mendjemadh, të cilit pa kuptuar po i boshatiset kafka, nga neuronet e pakta racionale, shpesh aspak interesante, por po kaq shpesh të domosdoshme, që duhet të ketë një shtetar? Pse është nervoz kryeministri? Ka lepur pas ferrës?

Çfarë “Fati”! kemi një interpretues të mirë, gënjeshtrathënës të dorës së parë dhe presim që arka e shtetit dhe punët e qeverisjes të bëjnë përpara.
Mjerisht dhe fatmirësisht shqiptarët e kanë kuptuar këtë, bëjnë gati valixhet e tyre apo të fëmijëve të tyre dhe ikin e largohen. Shpesh pa kthim.
Ndërkohë që kryeministri flet e flet. E përsëri, flet e flet. 360grade.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook