Lidhu me ne

Temporal

Biri im, të kërkoj falje që nuk jam i pavdekshëm


Nga Edmond Tupja

“Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mësova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti më godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes së tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!

Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t`i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj te falur që nuk jam i pavdekshëm, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri. E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.

Po ty, po sivëllezërit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se fëmijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë. Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka: “ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete! Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrije të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve të tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do të ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e kështu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor. Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra më e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit të Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”/Podiumi.com/

MË TEPËR

Radar3 minuta më herët

Fatos Lubonja: Edi Rama është bërë për t’u lidhur, del e flet me gjuhë rrugaçi

Fatos Lubonja e ka cilësuar organizimin e mitingut me punonjësit e bashkisë nga kryeministri Edi Rama si “krim elektoral”. Në...

Mix5 minuta më herët

Helmimi nga ushqimi/ Çfarë nuk ha kurrë një mikrobiologe!

Është folur shumë për ushqimin e shëndetshëm, cilat ushqime duhet të preferojmë, por edhe cilat duhet të shmangim në përditshmërinë...

Radar22 minuta më herët

Çfarë do të thotë rikthimi i Jack Ma në qendër të vëmendjes?

Ma, karizmatik dhe plot ngjyra, i cili ishte një nga biznesmenët më të shquar të Kinës, ishte tërhequr nga jeta...

Mix31 minuta më herët

Lëngjet që luftojnë fryrjen e stomakut, receta e thjeshtë që lehtëson tretjen

Një mjek nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Britanik (NHS), Dr. Karan Rajan, pohon se një pije natyrale e bërë në...

Mix35 minuta më herët

“Kam blerë klikime”, Anxhela Peristeri flet pa filtra: E bëjnë të gjithë!

“E kam bërë, s’e kam bërë” është një nga lojërat më të famshme të programit “Mirëmbrëma yje” nga Arbana Osmani....

Mix48 minuta më herët

Sallata e shëndetshme me lakër të bardhë dhe kastravec

Kastravecat janë ndër dhuratat më të mrekullueshme të natyrës. Ky frut është shumë  i rëndësishëm për ushqyerjen tonë. Po, kastraveci...

Mix54 minuta më herët

Sekretet e përgatitjes së kafesë Turke me shijen perfekte

Kafeja turke është e famshme në të gjithë botën jo vetëm për shijen dhe stilin e veçantë të përgatitjes por edhe...

Mix1 orë më herët

Ushqimet më të mira kundër kolesterolit

Stili i jetesës dhe ushqyerjes luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit. Nëse vuani nga kolesteroli...

Mix1 orë më herët

Sa kafe duhet të pini për të humbur në peshë? Studimi që vërteton vetitë e kafes

Një studim i kryer nga hulumtuesit në Shkollën e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan ka zbuluar se konsumi i katër...

Mix1 orë më herët

Sallata plot hekur dhe vitaminë C, Mbrojtësja e imunitetit gjatë virozave

Kur nënat thonë se duhet të hash patjetër sallatën, përveç ushqyerjes ato kanë në mendje edhe vitaminat dhe mineralet. Përveç...

Facebook