Lidhu me ne

Aktualitet

Ekonomia kërkon rotacion


Nga Klodian Tomorri

Ekonomia shqiptare ka hyrë në një spirale ngadalësimi, teksa rritja ekonomike edhe sipas shifrave të vetë qeverisë u ul për të tretin tremujor rresht. Instituti i Statistikave raporti se në tremujorin e dytë, Prodhimi Kombëtar u zgjerua me vetëm 2.31 për qind, kur për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja ishte 4.26 për qind. Në harkun kohor të një viti rritja ekonomike gati është përgjysmuar, çka përbën një ngadalësim të fortë të aktivitetit ekonomik.

Në gjuhën teknike fenomeni njihet me termin “hard landing” dhe përshkruan situatën kur ekonomia ndryshon kurs me shpejtësi, nga rritja normale tek rritja e ngadaltë duke iu afruar recesionit. Nga krahu i ofertës faktorët kryesorë të këtij ngadalësimi janë rënia e prodhimit energjetik, mbyllja e industrisë së basteve, por edhe dinamizmi më i ulët sektorëve të tjerë. Por teksa efektet e energjisë dhe basteve mund të jenë të përkohshme, shqetësimi serioz i ekonomisë mbetet ajo që po ndodh në krahun e kërkesës.

Konsumi privat vazhdon të rritet me ritme anemike, vetëm 2.85 për qind duke reflektuar rritjen e ngadaltë të të ardhurave për familjet, ndërsa për herë të parë në 6 vjet, formimi bruto i kapitalit fiks ka hyrë në territor negativ. Pra, për herë të parë nga viti 2013, ekonomia po përballet me rënien e investimeve private vendase dhe të huaja. Sipas INSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti, investimet totale në ekonominë shqiptare u ulën gati me 1 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Investimet janë mekanizmi i vetëm përmes të cilit bizneset shtojnë kapacitetet prodhuese duke zgjeruar potencialin e rritjes ekonomike. Rënia e tyre, sugjeron se cikli ekonomik është drejtuar për poshtë, teksa investimet e reja janë të pamjaftueshme për të mbushur hendekun e lënë pas nga përfundimi i gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit.

Shpesh numrat e rritjes ekonomike perceptohen si tregues abstrakt, por pasojat e tyre janë serioze dhe prekin të gjithë qytetarët. Së pari, ngadalësimi i rritjes ekonomike cenon direkt punësimin. Vitin e fundit ekonomia ka shtuar gjithsej vetëm 5 mijë vende pune duke mos akomoduar dot as një të katrën e rritjes natyrale të forcës punëtore. Pjesa tjetër e të rinjve që hyjnë për herë të parë në moshë pune i shtohen automatikisht armatës së të papunëve ose marrin rrugët e emigrimit.

Së dyti, rënia e rritjes ekonomike shtrëngon financat e shtetit. Të ardhurat buxhetore janë 50 milionë euro më pak se plani, ndërsa nëse zhvishen nga efekti i dividentit, gropa reale e buxhetit është plot 100 milionë euro. Qeveria ka më pak para për shkollat, spitalet apo për të financuar investime të reja, ndërkohë që kjo ecuri në mbledhjen e të ardhurave do të rrezikojë edhe uljen e borxhit publik.

Këta tregues ekonomikë kërkojnë ndryshim. Fatkeqësisht në Shqipëri është çimentuar një traditë negative. Çdo qeveri, në mandatin e saj të dytë shndërrohet në armikun më të madh të ekonomisë duke frenuar zhvillimin e vendit dhe duke i lënë qytetarëve male me borxhe në kurriz.

Përtej efekteve që vijnë nga Eurozona, arsyeja kryesore se pse ekonomia shqiptare po noton në ujëra të ngjashëm me ato të vitit 2013 është ndërprerja e madje edhe përmbysja e reformave. Kjo ka ndodhur në sektorin e energjisë, atë të financave, arsim, shëndetësi dhe gati në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Madje në shumë raste reformat janë zëvendësuar me “private deals”, në trajtën e koncesioneve apo favoreve të tjera, të cilat përveçse shpërndajnë pasuri të pamerituar ekonomike për një grusht njerëzish, dekurajojnë zhvillimin ekonomik dhe mekanizmin e krijimit të mirëqënies. Qytetarët nuk kanë pse të paguajnë më këtë faturë. Ekonomia po i jep sinjalet e saj. Kërkon rotacion.

MË TEPËR

Kioske17 orë më herët

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Nga Spartak Ngjela Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë...

Mix18 orë më herët

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj...

Mix19 orë më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix20 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix20 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar20 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix21 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix21 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix21 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal21 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Facebook