Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke u bazuar në një shkrim për të rinjtë që duan të ikin nga Shqipëria, tha se sfida më e madhe është ndalimi i shpopullimi të Shqipërisë.
“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë🇦🇱, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”, shkruan Meta.
Sipas fonacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj. 26 për qind kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani , 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera.
Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojmë zëmë rekord, me 40% të të rinjve që preferojnë të largohen nga vendi.