Një studim, realizuar nga shkencëtarët e Universiteteve të Manchester, Edinburgh, Lancaster dhe Southampton nxori përfundimin se tre e katërta e të intervistuarve bënin dush të paktën një herë në ditë.
Sipas profesorit Stephen Shumack, President i “Australasian College of Dermatologist”, duhet të laheni, kur është e nevojshme.
Duke folur për “Sunday Morning Herald”, ai tha: “Ideja e të bërit dush çdo ditë është kthyer në një gjë të zakonshme vetëm gjatë këtyre 50 – 60 viteve të fundit. Presioni për ta bërë këtë, është në fakt presion social, sesa një nevojë reale. Është bërë popullore, për shkak të nevojës së shoqërisë për të mbajtur erë të mirë. Në fakt, janë vetëm gjendrat në sqetulla dhe ije që prodhojnë erë trupi”.
Një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund të shkaktojë më shumë probleme sesa mendoni, pasi i heq lëkurës vajërat natyrale që prodhon trupit për të mbrojtur qelizat e lëkurës. Sipas ekspertit, e dëmton lëkurën dhe e bën atë më të prekshme nga bakteret dhe viruset, duke çuar në probleme si irritime, kruarje, tharje të saj dhe në një stad më të agravuar, në shfaqjen e ekzemës.