Lidhu me ne

Kryesore

AKP në kaos, Erdogan është duke e humbur mazhorancën e tij qeverisëse

Nga Yavuz Baydar “Middle East Online”

* Çdo ditë që kalon, duket se presidenti i plotfuqishëm i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, po ecën në një terren të minuar. Dhe kjo panoramë e zymtë ka shumë faktorë. Një prej tyre është politika e dështuar rajonale. Ëndrra e Vëllazërisë Myslimane, për të pasur një rol kyç në ndryshimin e regjimit në Siri, ka dështuar në një mënyrë të trefishtë, duke e vendosur Turqinë në një cep përballë Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Sirisë.

Problem tjetër, është thellimi i krizës ekonomike. Vendi është futur në një recesion, çka do të thotë që rritja e papunësisë nuk është më e kontrollueshme. Kjo mund t’i hapë rrugën trazirave më të gjera sociale, duke shtuar zhgënjimin dhe pakënaqësinë tek segmente të ndryshme shoqërore.

Shqetësimi i vazhdueshëm i aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë, është se regjimi i super-presidencës së Erdoganit, i prezantuar pas referendumit të prillit të 2017-ës, ka dështuar për shkak të ambicies së tij të tepërt, të shoqëruar me një paaftësi dhe analfabetizëm administrativ.

Ndërkohë në Ankara, shumë gjëra nuk po funksionojnë. Sikurse u shpreh një burim evropian i mirë-informuar:“Erdogan dhe ekipi i tij, bllokuan pak a shumë funksionimin e duhur të të gjitha institucioneve shtetërore. Të paaftit dhe dështakët favorizohen, pasi janë 100 për qind besnikë ndaj presidentit.

Dhe që të bëjnë tamam biznes, të gjithë mezi po presin ditën kur Erdogan të largohet nga pushteti. Deri atëherë, zgjedhin të qëndrojnë në llogore. Besimi tek presidenti është zhdukur. Deri atë ditë, unë druaj se do të shohim një rënie të fortë të Erdoganit”.

Megjithë gjendjen e vështirë, Erdogan po e ruan qasjen e tij. Në dukje i vendosur, pa iu dridhur qerpiku, ai vazhdon atë që di të bëjë më së miri:të mbajë sa më afër armiqtë, dhe të hyjë në aleanca diabolike me nacionalistët ekstremistë. Përsa i përket opozitës kryesore shekullare dhe lëvizjes politike kurde, ai përdor një politikë të qëndrueshme të tipit “përça e sundo”.

Erdogan po zbaton një strategji të shumëfishtë mbijetese:Në nivelin e parë, ai po shtyp brutalisht Partinë Demokratike të Popullit pro-kurde (HDP). Në të dytin, po ndërton një mur midis ndarës midis mbështetëse të partisë kryesore opozitare, Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe HDP-së, përmes demonizimit të kësaj të fundit.

Në të tretin, po zbaton një politikë të re të “karotës dhe shkopit”, bazuar në përdorimin e refugjatëve sirianë si një mjet, për pazare me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ai kërcënon vazhdimisht, se do të hapë portat e emigrantëve për të shkuar drejt Perëndimit, apo se do të vendosë 1 milion sirianë në zonën e sigurisë në Siri, duke qenë tërësisht i vetëdijshëm, se ndjenjat kundër refugjatëve, do të ruajnë popullaritetin e tij në shtëpi.

Të gjitha këto përllogaritje, kanë një synim afatgjatë:Të ruhet perspektiva e “një koalicioni të madh të unitetit kombëtar”, si rruga e fundit e mbijetesës politike. Një dinamikë në zhvillim, hedh hije dyshimi mbi imazhin plot vetëbesim që ruan Erdogani në dukje:është e qartë, se rrjedhja e votave që nisi me humbjen e zgjedhjeve lokale, veçanërisht ato në Stamboll, duket të jetë diçka e pakthyeshme.

Erdogani po e sheh që AKP-ja e tij, dikur e plotfuqishme, po shkon drejt rënies nga pushteti.

“Lodhja me Erdoganin”, së bashku me pakënaqësinë në rritje në Turqi ndaj qeverisjes, e ka përçarë ndjeshëm partinë e tij. Kriza ka të bëjë me perceptimin e vendimeve të tij si një keqmenaxhim, dhe me faktin se shumë “të vjetër” në lidershipin e partisë nuk po e njohin më partinë e tyre të dikurshme.

“Demokracia, liria, barazia dhe drejtësia”, ishin 4 shtyllat themeltare të AKP. Ato janë ende formalisht në programin e saj. Por për to nuk, nuk pyet më askush. Sondazhet e fundit, pohojnë se për herë të parë që kur u ngjit në pushtet në vitin 2002, AKP gëzon një mbështetje deri në 30 për qind, e dyta pas republikanëve të CHP.

Ajo që e shqetëson Erdoganin këto kohë, është fakti që nëse ai humbet kontrollin e lojës, ditët e tij në pushtet mund të jenë të numëruara. A do të arrijë ai ta kapërcejë sfidën që po i vjen nga brenda? Ndërsa besimi për të si udhëheqësi i partisë po zbehet, rebelimi që ka mbërthyer AKP-në, po jep shenjat e një erozioni të fuqishëm.

Disa nga ish-figurat themeltare të partisë, janë hedhur tashmë në veprim. Ish-presidenti turk Abdullah Gul, dhe ish Ministri i Ekonomisë Ali Babaçan, janë angazhuar në formimin e një partie të re liberale të qendrës, që do të prezantohet në dhjetor.

Bulent Arinç, dikur një figurë e fuqishme dhe e guximshme në udhëheqjen e AKP-së, po dërgon mesazhe të forta publike në mbrojtje të kryebashkiakut kurd të shkarkuar, Ahmet Turk, dhe figurave kryesore të CHP, në kundërshtim me vijën e ashpër të Erdoganit.

Arinç po përballet me sulme nga kampi i Erdoganit. Por ai është qartazi i shqetësuar nga fakti se që të gjitha masat shtypëse që Erdogan  ika përdorur gjatë 7 viteve të fundit kundër opozitës dhe mediave kritike, mund të përdoren tani kundër Arinç dhe mbështetësve të tij.

Më pas është ish-kryeministrin Ahmet Davutoglu, një politikan tepër ambicioz në AKP, doktrina e politikës rajonale e së cilit, çoi në një dështim të madh. Retorika e tij e hapur kundër ish-shefit të tij, po e shkund nga themelet AKP-në. Vetë Erdogan ka pak hapësira manovrimi.

Ai e di se zgjedhjet e parakohshme, nuk janë një skenar i zbatueshëm.

Asnjë prej deputetëve aktualë të parlamentit, përfshirë këtu edhe kurdët, nuk janë të gatshëm ta mbështesin këtë lëvizje. Kjo ka të bëjë kryesisht me konformizmin:pagat e majme dhe privilegjet, e çojnë shumicën e opozitës tek qasja “të presim dhe të shohim”.

Teksa mes deptetëve të AKP, ekziston frika e humbjes së vendeve të tyre në parlament. Kjo e ndihmon Erdoganin të hapet drejt një koalicionit më të gjerë qeverisës. Sidoqoftë, një skenar mund të prishë lojën:Po sikur Babaçan dhe Gyl nga njëra anë, dhe Davutoglu nga ana tjetër, të bindin një numër të vogël por domethënës deputetësh të AKP-së të japin dorëheqjen, dhe të formojnë një grup të veçantë në parlament?

Kjo lëvizje do të ndryshonte gjithçka, dhe do të trondiste pozitat e Erdoganit. Askush nuk e di se çfarë do të sillte në fund, por ky skenar po fiton shumë terren. Një gjë është e sigurtë:Pavarësisht gjithçkaje, AKP, ashtu si partia në pushtet e presidentit të ndjerë Turgut Ozal dikur, po shkon drejt një përçarje të madhe./ Përshtatur nga CNA.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar2 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix2 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport2 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix2 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar2 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar2 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore2 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore3 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar3 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook