Lidhu me ne

Temporal

Pse Irani dhe Arabia Saudite janë rivalë kaq të ashpër?


Irani dhe Arabia Saudite janë përplasur sërish pas sulmeve mbi rafineritë e naftës. Por përse ekziston kjo armiqësi e fortë mes këtyre dy vendeve?

Nga Jonathan MarcusBBC

Përse nuk shkojnë mirë Irani dhe Arabia Saudite?

Arabia Saudite dhe Irani- dy fqinjë të fuqishëm- janë kyçur në një luftë të ashpër për mbizotërim rajonal. Përplasja dhjetëravjeçare mes tyre është përkeqësuar nga dallimet fetare. Secila ndjek një nga dy degët kryesore të Islamit- Irani është kryesisht shia, kurse Arabia Saudite e sheh veten si fuqia kryesore myslimane suni.

Kjo skizëm fetare pasqyrohet edhe në hartën më të gjerë të Lindjes së Mesme, ku vendet që kanë shumicë shia ose suni i drejtohen Iranit ose Arabisë Saudite për mbështetje ose udhëzim. Historikisht, Arabia Saudite, një monarki dhe vendlindja e Islamit, e sheh veten si udhëheqësen e botës myslimane. Sidoqoftë ata u sfiduan në vitin 1979 nga Revolucioni Islamik në Iran, që krijoi një lloj të ri shteti në rajon- një teokraci revolucionare- që kishte për qëllim të qartë të eksportonte këtë model përtej kufijve të tij.

Gjatë 15 viteve të fundit në veçanti, dallimet mes Arabisë Saudite dhe Iranit janë thelluar nga një seri ngjarjesh.

Në vitin 2003, një pushtim i Irakut i udhëhequr nga SHBA rrëzoi Saddam Hussein, një arab suni, që ishte kundërshtar i madh i Iranit. Kjo hoqi një kundërbalancë të rëndësishme ushtarake ndaj Iranit dhe hapi rrugën për një qeveri të dominuar nga shia në Bagdad. Ndikimi i Iranit në këtë vend është në rritje prej atëherë.

Ndërkohë në vitin 2011, një seri kryengritjesh në botën arabe shkaktuan paqëndrueshmëri politike në rajon. Irani dhe Arabia saudite e shkfrytëzuan këtë situatë për të zgjeruar ndikimin e tyre, veçanërisht në Siri, Bahrein dhe Jemen, duke shtuar më tej dyshimet e ndërsjellta.

Kritikët e Iranit thonë se ai ka për qëllim të vendosë fuqinë e tij në të gjithë rajonin duke kontrolluar korridoret tokësore që shtrihen nga Irani deri në Mesdhe.

Pse janë bërë më keq gjërat?

Rivaliteti strategjik po nxehet për shkak se Irani në shumë mënyra po e fiton betejën rajonale.

Në Siri, mbështetja e Iranit dhe Rusisë për presidentin Bashar al-Assad i ka mundësuar atij që të mposhtë grupet rebele të mbështetura nga Arabia Saudite.

Arabia Saudite është duke tentuar në mënyrë të dëshpëruar të kufizojë ndikimin në rritje të Iranit, ndërsa aventurizmi militarist i princit të ri dhe impulsiv të kurorës, Mohammed bin Salman- sundimtari de facto i vendit- i ka përkeqësuar tensionet rajonale.

Ai i ka shpallur luftë lëvizjes rebele Houthi në Jemenin fqinj, pjesërisht për të frenuar ndikimin e perceptuar të Iranit atje, por pas katër vitesh luftime, ky po del një bast i kushtueshëm.

Irani ka mohuar akuzat se është duke kontrabanduar armë tek rebelët Houthi, megjithëse raportet e vazhdueshme të një paneli me ekspertë të OKB kanë treguar ndihmë të konsiderueshme nga Teherani për rebelët Houthi në armatim dhe teknologji.

Ndërkohë në Liban, aleati i Iranit, grupi i milicisë shiite, Hezbollahu, udhëheq një bllok politikisht të fuqishëm dhe kontrollon një forcë të armator rëndshëm. Shumë ekspertë besojnë se sauditët e detyruan kryeministrin libanez Saad Hariri që të jepte dorëheqje në vitin 2017 për shkak të implikimit të Hezbollah në konfliktet rajonale. Më vonë ai u kthye në Liban dhe e tërhoqi dorëheqjen.

Ka edhe forca të jashtme në lojë. Arabia Saudite është trimëruar nga mbështetja e administratës së Trump, kurse Izraeli, që e sheh Iranin si një kërcënim vdekjeprurës, është duke mbështetur në një sens përpjekjen saudite për të përmbajtur Iranin.

Shteti hebre ka frikë nga prania e luftëtarëve pro-iranianë në Siri, gjithmonë e më shumë pranë kufirit izraelit.

Izraeli dhe Arabia Saudite ishin dy vendet më të vendosura kundër marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015, që kufizonte programin bërthamor të Iranit, duke insistuar se nuk shkonte aq larg sa të pengonte çdo shans që Irani të prodhonte bombën.

Cilët janë aleatët rajonalë?

E gjithë harta strategjike në Lindjen e Mesme reflekton ndarjen shia-suni.

Në kampin pro-saudit janë shumica e aktorëve suni të Gjirit- Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreni- si dhe Egjipti dhe Jordania.

Në kampin iranian është Siria e Bashar al-Assad, një anëtar i një sekti heterodoks shia, që është mbështetur tek grupet militantet shia pro-iraniane, përfshi këtu edhe Hezbollahun, për të luftuar grupimet rebele me shumicë suni.

Qeveria me shumicë shia në Irak është një aleat i ngushtë i Iranit, edhe pse në mënyrë paradoksale mban marrëdhënie të ngushta me Uashingtonin, prej nga varen për ndihmë kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Si po luhet rivaliteti saudito-iranian?

Në shumë mënyra ky është një ekuivalent rajonal i Luftës së Ftohtë, siç bënë Shtetet e Bashkuara me Bashkimin Sovjetik në një gjendje të tensionuar ushtarake për shumë vite.

Irania dhe Arabia Saudite nuk luftojnë drejtpërdrejt, por janë të përfshira në një larmi luftërash me ‘prokurë’ në rajon (konflikte ku ata mbështesin palët dhe milicitë rivale).

Siria është një shembull i dukshëm, ndërsa në Jemen, Arabia Saudite ka akuzuar Iranin për furnizimin me raketa balistike të qëlluara në drejtim të territorit saudit nga lëvizja rebele Houthi.

A po shkojmë drejt një lufte të drejtpërdrejt mes Arabisë Saudite dhe Iranit?

Deri më tani Irani dhe Rijadi kanë luftuar në mënyrë të tërthortë. Asnjë prej atyre nuk është përgatitur për një luftë të drejtpërdejtë me tjetrin, por një sulm i madh Houthi kundër kryeqytetin saudit, ose si në rastin më të fundit, kundër një objektivi kryesor ekonomik, mund të trazojë situatën.

Sulmet Houthi ndaj infrastrukturës së Arabisë Saudite kanë shtuar pashmangshëm një front të ri në konfrontimin mes Teheranit dhe Rijadit. Ashtu si në Gjirin Persik, ku Irani dhe Arabia përballen me njëri-tjetrin në kufirin detar, tensionet në rritje mund të rrezikojnë një konflikt më të gjerë.

Për SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore, liria e lundrimit në Gjirin Persik është esenciale dhe çdo konflikt që kërkon të bllokojë rrugët ujore- jetike për transportin ndërkombëtar dhe transportin e naftës- mund të tërheqë lehtësisht forcat detare dhe ajrore të SHBA.

Për një kohë të gjatë, SHBA dhe aleatët e saj e kanë parë Iranin si një forcë destabilizuese në Lindjen e Mesme. Udhëheqja saudite e shikon gjithmonë e më shumë Iranin si një kërcënim ekzistencial dhe princi i kurorës duket se është i gatshëm që të ndërmarrë çfarëdo veprimi që ai e sheh të nevojshëm, kudo që e gjykon të nevojshëm, për të përballuar ndikimin në rritje të Teheranit.

Dobësia e Arabisë Saudite u tregua nga këto sulme të fundit në rafineritë e saj të naftës. Nëse shpërthen lufta, ajo mund të vijë për shkak të ndonjë aksidenti, jo me qëllim. Por aktivizimi i vetë sauditëve, i inkurajuar pjesërisht nga një pasiguri e vazhdueshme për qëllimet e vetë administratës së Trump në rajon, shton në mënyrë të pashmangshme një element tjetër tensioni.

FUQIA USHTARAKE

Forca të armatosura

Irani: 563 mijë

Arabia Saudite: 251 mijë

Tanke

Irani: 1513

Arabia Saudite: 900

Artileri

Irani: 6798

Arabia Saudite: 761

Flota ajrore

Irani: 336 (flotë e vjetër në nevojë për riparime)

Arabia Saudite: 338 (flotë moderne përfshi 64 avionë Tajfun)

Anije patrullimi

Irani: 194

Arabia Saudite: 11

Nëndetëse

Irani: 21

Arabia Saudite: 0

Destrojera/fregata

Irani: 0

Arabia Saudite: 7

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook