Lidhu me ne

Kryesore

70 maturantë, pa universitet për shkak të një gabimi të mësueses

70 maturantë, pa universitet për shkak të një gabimi të mësueses

Rreth 70 maturantë të shkollës së Mesme të Bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë të Përrenjasit nuk kanë mundur të rezultojnë fitues në asnjë nga degët e përzgjedhura për të ndjekur studimet e larta. Arsyeja ka qene përllogaritja e gabuar nga ana e një mësueseje në hedhjen e të dhënave në sistem.

Mësuesja e tyre ka hedhur rezultatet e provimeve me zgjedhje në kolonën e lëndëve bazë. Në përllogaritjen e pikëve, koeficientet ndryshojnë nga lënda në lëndë, ndaj kjo ka bërë të humbasin deri në 20 mijë pikë. Si rezultat edhe nxënësit me mesatare të lartë gati 10 nuk kanë mundur të fitojnë asnjë degë për të vazhduar studimet në universitet.

Një nxënëse tregoi për Fiksin  se jo vetëm që nuk fitoi mjekësinë si preferencë të parë, por asnjë degë nga 10 preferencat. Mesatarja e saj ishte 9.97. Nxënës të tjerë pohuan se mësuesja ka pranuar gabimin, por atyre u intereson vetëm shkolla e lartë, ose ajo t’i dëmshpërblejë duke u paguar një vit studime në universitet privat.

Nëndrejtoresha e kësaj shkolle, Albina Rira,  pohoi se janë në dijeni të problemit, dhe se vetë drejtori i është drejtuar QSHA-së (Qendra e Shërbimeve Arsimore)  për zgjidhjen e situatës. Madje sipas nëndrejtoreshës maturantët do të hyjnë në sistem. Gazetarja kërkoi një vërtetim për mësuesen nëse  ajo është trajnuar për hedhjen e të dhënave në sistem, por nuk mundi të marrë një përgjigje, pasi shkresa  ndodhej në zyrën e drejtorit. Ky i fundit sipas nëndrejtoreshës ishte në Tiranë pikërisht për këtë problem. ” Jam e shqetësuar njësoj sa prindërit dhe nxënësit, kërkojmë falje për atë që ka ndodhur ” shprehet znj. Rira.

Fiks Fare iu drejtua edhe DAR Korçë nëse kishin dijeni për situatën dhe se çfarë do të bëhej me këta nxënës. Sipas specialistit të këtij institucioni ishin në dijeni të problematikës dhe shpresonin  se situata do të zgjidhej nga QSHA-ja.  Në lidhje me degët që nxënësit kanë përzgjedhur ai nuk jep një përgjigje se çfarë mund të ndodh, pasi disa nga këto universitete nuk kanë më kuota.

Fiksi udhëtoi të nesërmen përsëri drejt Rrajcës për të takuar mësuesen e cila bëri gabimin dhe drejtorin e shkollës.

Manjola Karriqi, mësuesja që hodhi të dhënat gabim kërkoi t’i shmanget kamerës , por pas këmbënguljes së gazetarëve ajo pranoi se ishte një gabim njerëzor. ” Unë kam vite që e bëj këtë punë, vetëm këtë vit bëra gabim, është gabim njerëzor”, shfajësohet mësuesja.

Përveç  mësueses, drejtori i shkollës , Vait Allidri tregoi se kanë vajtur në QSHA  dhe do ndryshohen certifikatat. ” Do ndryshohen certifikatat , u kërkoj falje maturantëve, ndërkohë për universitetet në të cilat janë zënë kuotat nuk di ç’të them”, thotë z.Allidri.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook