Lidhu me ne

Aktualitet

Basha: Kuvendi, skllav i oligarkisë, miraton sot koncesionet korruptive të rrugëve

Basha: Kuvendi, skllav i oligarkisë, miraton sot koncesionet korruptive të rrugëve

Teksa Kuvendi pritet të miratojë sot dy koncesionet me vlerë rreth 360 milionë euro për rrugët Milot-Balldre dhe Orikum Dukat, kreu i PD Lulzim Basha tha se “këto kontrata korruptive janë grabitja më e madhë që po i bëhet shqiptarëve në 30 vitet e pluralizmit.”

Në një konferencë për shtyp, Zoti Basha u shpreh:

“Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit: koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 milion euro.”

Zoti Basha paralajmëroi deputetët që do të votojnë pro kësaj vjedhjeje, se do të hetohen nga ligji i antimafias, sapo PD të vijë në pushtet:

“Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët, por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter i kësaj vjedhjeje me ligj.

Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të votuar këtë vjedhje me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimafia. Sot po ju vëzhgojmë dhe mbajmë shënim emrat, nesër do tu ndjekim këmba-këmbës çdo qindarkë, çdo shpenzim në Shqipëri dhe jashtë saj, çdo pronë dhe pasuri e juaja do të jetë në lupën e ligjit antimafia dhe të SPAK-ut.”

Lulzim Basha tha se dëmi i këtyre kontratave korruptive në ekonominë shqiptare, rezultat i politikës kriminale ekonomike të Ramës, është i pallogaritshëm dhe do të rëndojë mbi taksapaguesit shqiptarë për dekada të tëra:

“Formula e vjedhjes së parave tuaja është shumë e thjeshtë, fryhet disa here kostoja e rrugëve, dhe gjithë fondet e fryra i merr Edi Rama, qeveritarët e korruptuar dhe klientët e tyre

Pasojat e këtij aktiviteti kriminal qeveritar janë shkatërrimtare për vendin, dhe kanë pasoja të rënda politike, në kuptimin e kapjes së shtetit nga krimi dhe ndaljen e procesit të integrimit të vendit.

Në gusht, presidenti Meta nuk dekretoi dhe ktheu në kuvend ligjet për koncesionin e rrugës Orikum-Dukat dhe rrugës Milot-Balldren.

Meta i ktheu dy koncesionet me argumentin kryesor se kishin kosto të fryra, shkelnin parimet e konkurrencës së lirë dhe barazisë përpara ligjit, nuk ishin transparente dhe cënonin interesin publik dhe financiar të vendit.

Megjithatë, socialistët në Komisionin e Ekonomisë, një muaj më vonë, në 3 shtator, rrëzuan dekretet e presidentit dhe miratuan sërish dy koncesionet me vlerë rreth 360 milionë euro.

Sot shumica socialiste pritet t’i miratojë për herë të dytë të dy koncesionet në kuvend.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar2 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore2 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix2 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix2 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix2 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix2 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal2 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix2 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook