Gazetari Armand Shkullaku ka thënë se kryeministri Rama ka ngrënë ‘shumë peshq’ në lokalin e Mihal Kokëdhimës, në Qeparo.
I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Shkullaku shtoi se lokali u shemb për një incident të tepruar ku asnjëra nga palët nuk kishte faj.
‘A duhej shfarrosur Mihal Kokëdhima? Pro dhe kundër?’, ishte pyetja që Arian Çani ka shtruar në emision, ndërsa Armand Shkullaku u përgjigj ‘Në asnjë mënyrë jo. Që në një moment të caktuar të çmendemi kjo ndodh. Që të çmendet shteti, kjo është serioze. Iu shkatërrua lokali brenda natës, u arrestua, u fut në burg. Kjo për çfarë? Për një incident të tepruar, nuk kishte pasur faj asnjëra nga palët.
Djali i xhaxhait të Koço Kokëdhimës është ai. Rama ka ngrënë shumë peshq aty tek lokali i Mihalit…’
Kujtojmë se, restorant “Panorma” në pronësi të Mihal Kokëdhimës u shemb nga IKMT pas një videoje ku shihej Kokedhima teksa dhunonte disa turistë spanjollë, ndërsa prej disa vitesh vepronte dhe pa leje.