Lidhu me ne

Kioske

Aktorët e vegjël të kinematografisë shqiptare, ja si duken ata tani


Ata kanë qenë heronjtë e vegjël të kinematografisë shqiptare.

“Beni ecën vetë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza llastica”, “Taulanti kërkon një motër”, “Në shtëpinë tonë”, “Partizani i vogël Velo” e të tjera prodhime kinematografike, mbeten edhe në ditët tona filmat më të dashur. Po ku janë sot protagonistët e vegjël? A vazhdojnë ata të jenë pjesë e kinematografisë shqiptare?

Herion Mustafaraj

Ai do të ishte fëmija më i famshëm i viteve ‘80, sepse edhe rolet e tij do të ishin të shumta. “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Shoku ynë Tili”, “Sinjal dashurie”, “Rikonstruksioni”, janë disa nga filmat në të cilët Herioni ka interpretuar, por për publikun mbetet ende i dashur roli i Benit në filmin “Beni ecën vetë”, me regji të Xhanfize Kekos.

Ndonëse e nisi karrierën si aktor në moshën 6-vjeçare, ky pasion i Herionit nuk vazhdoi shumë gjatë. Pas viteve ‘90 ai u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u mor përsëri me art, duke punuar në teatrin e vogël të fshatit ku jetonte, në Massacusetts. Ndërsa për publikun shqiptar u shfaq si prezantues i Festivalit të 41-të në RTSH.

Eptan Lohja

A ju kujtohet ai djali bullafiq dhe trazovaç, që nuk linte dy gurë bashkë, në filmin “Në shtëpinë tonë”? Ai është Eptan Lohja. Edhe Eptani, si shumë nga kolegët e tij, nuk e vazhdoi rrugën e artit, por mori një tjetër drejtim në jetë. Studimet e larta i kreu për Inxhinieri dhe punon prej 16 vitesh si Drejtor Marketingu në “Tv Klan”. Ai është martuar dhe ka një djalë e një vajzë.

Zhaklina Dhimojani

Të gjitha vajzat e duan “Mimoza llasticën”, sepse te ky personazh e gjejnë veten më së miri. Zhaklina Dhimojani shkëlqeu duke lënë pas emrin e saj, por arti nuk do të ishte më prioritet për të. Aktualisht jeton në Bern të Zvicrës, ku ka punuar si përkthyese në Zyrën Federale të Refugjatëve, dhe ka ndërtuar atje familjen e saj. Vajza e saj Alex, është një nga modelet më të njohura në këtë qytet.

Enea Zhegu

“Tomka dhe shokët e tij” ka qenë një ndër filmat më të dashur për fëmijë i viteve ‘77. Një tjetër sukses i regjisores Xhanfize Keko, por që nxori në pah edhe aftësitë e një aktori të vogël si Enea Zhegu (Tomka). As Zhegu nuk e ka vazhduar rrugën e vështirë e të bukur të aktrimit.

Genci Mosho

Ai ishte një djalë shumë çapkën dhe ka spikatur me rolet e tij. I përkëdheluri i teta “Xhanos” (Xhanfise Kekos, – sepse regjisorja e kishte shumë për zemër dhe ai nuk mungonte në filmat e saj). Genci zgjodhi të bëhej arsimtar dhe jo aktor. Megjithatë nuk është shkëputur nga arti, sepse i ndjek me kuriozitet zhvillimet artistike në kryeqytet, ndërsa nxënësit e tij i çon shpesh pranë kinemasë së Arkivit të Filmit, për t’i njohur më mirë me kinematografinë shqiptare.

Manjola Begolli (Gjoni)

Sa herë që flitet për sportin e shahut, atë e lidhim me figurën e Rudinës në filmin “Dy herë mat”. Me regji të Bujar Kapexhiut, ai është një nga filmat komedi më të bukur, që ka mbetur në arkivin e filmave shqiptarë si një pasuri e padiskutuar. Por Manjola nuk ia kushtoi kohën e saj artit, sepse studimet i vazhdoi për Ekonomik dhe është drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Ndërsa me emrin “Rudina” ka fituar një shoqe shumë të ngushtë, siç është moderatorja e suksesshme e programit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari.

Petro Papakosta

“Sa të çliroj Shqipërinë dhe erdha…” është batuta më e famshme e filmit “Partizani i vogël Velo”. Petro Papakosta i përket sot botës së letrave, pasi i është përkushtuar të shkruarit dhe ka nxjerrë në treg shumë botime me poezi dhe ese.

Donald Kokona

Ai nuk kërkon më një motër, por disa projekte, sepse Donald Kokona, i njohur nga të gjithë në filmin “Taulanti kërkon një motër”, është sot një arkitekt shumë i suksesshëm. Daljet e tij publike nëpër programe të ndryshme televizive i kushtohen tashmë vetëm profesionit si arkitekt dhe nuk kanë më lidhje me artin dhe filmin. Në moshën 4-vjeçare ai u përzgjodh nga regjisorja Xhanfize Keko për të qenë pjesë e atij filmi për fëmijë, i cili e bëri atë fëmijën më të famshëm për kohën. Filmi i tij i fundit ishte “Shpella e piratëve”, i xhiruar në vitin 1990./aktoretshqiptare.info/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske10 orë më herët

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën…

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën… Nga Bledian Koka  2 ditë pasi 5 “kolegë” të BKH-se ia...

Mix10 orë më herët

Keni dhimbje koke kur ndryshon moti? Ja çfarë mund t’ju ndihmojë

Ja çfarë mund t’ju ndihmojë nëse keni dhimbje koke si pasojë e motit: Dush Uji i alternuar i temperaturave të...

Radar10 orë më herët

Pastrimi i parave nga Rusia rriti çmimet e pronave në Britaninë e Madhe

Në një shkrim të publikuar ndër të tjera në “The Telegraph”, dy ministra të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ministre e...

Radar10 orë më herët

Ursula von der Leyen ka një problem të madh me Donald Trump!

Ursula von der Leyen dhe Donald Trump Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të shkaktojë turbulenca gjatë...

Kioske12 orë më herët

Ndodhi ajo që nuk pritej por që shumëkush e dëshironte!

Artur Zheji: Altin Dumani apo Hakmarrja e popullit! Çfarë skeme jete po prish Prokurori me Kurorë? Nga Artur Zheji Ndodhi...

Mix12 orë më herët

Kush ishte Alfred Nobel dhe pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij?

Alfred Bernhard Nobel ishte njeriu, vizioni dhe fondet e të cilit çuan në çmimet Nobel, ndoshta çmimet më të famshme...

Temporal12 orë më herët

Rekord gjobash pas ndryshimit të Kodit Rrugor – 28 milionë euro në një vit, por aksidentet vijojnë njëlloj

Ashpërsimi i ndëshkimeve për shoferët po shërben për të mbushur arkën e shtetit. Gjatë vitit të kaluar gjobat u katërfishuan,...

Mix13 orë më herët

Një gjumë i mirë në fundjavë, ilaç për zemrën tuaj?!

Kur bëhet fjalë për ruajtjen e një orari të rregullt të gjumit, ndonjëherë një javë e zënë mund të shkatërrojë...

Kryesore16 orë më herët

Nga inceneratori, lidhje me mafian italiane apo shembja e Teatrit, gazetarja rendit kallëzimet ndaj Veliajt

Gazetarja Ola Xama ka përmbledhur kallëzimet që janë bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”...

Mix16 orë më herët

17 fakte që mund të mos i dini për Greqinë

1. Greqia ka mbi 6000 ishuj, por vetëm rreth 227 janë të banuar. 2. Athina, kryeqyteti i shtetit helen, është...

Facebook