Të kombinohesh për zyrë? Sfida e vjeshtës! Është gjithmonë interesante të shohësh sesi në vende pune të ndryshme, veshjet dhe kombinimet e përshtatshme janë gjithashtu të ndryshme. Fatmirësisht për të gjitha ne, rregullat kanë ndryshuar… Tashmë në çdo lloj zyre, krijimtaria në look-un e përditshëm është kthyer në pjesën më interesante të ditës. Cila është veshja më e rehatshme që do t’ju shoqërojë nga tavolina e zyrës në një dhomë konference? Më poshtë kemi listuar 5 look-et më tredy të vitit!
1
Pantallona të kombinuara me atlete
Mbajeni veshjen tuaj të rehatshme dhe chic dhe harrojeni rrezikun e të ndierit të lodhura! Mbani parasysh vetëm një gjë: Atletet tuaja duhet të jenë mjaftueshëm të larta që mos të duken të ndotura, në një zyrë ligjore nuk do t’jua toleronin këtë gjë!
2
Kombinim i pritur, materiale të papritura
Sigurisht që fundin treçerekësh me belin lart e keni veshur edhe në kombinime të tjera, por tashmë në look-un tuaj do të ketë një “refresh”. E keni menduar nodnjëherë se materiali i lëkurës do të dukej bukur edhe në këmishë? Ky është kombinimi perfekt për ditën e martë në punë.
3
Kostum në ngjyra energjike
Kostumet nuk janë asgjë e re kur flasim për veshjet e zyrës, por ngjyrat në të cilat duhet t’i blini ato, po. Mbajeni “seriozitetin” larg dhe kreativitetin afër duke përqafuar ngjyrat e ndezura këtë vjeshtë. Fakti që veshja juaj nënkupton një veshje punë nuk do të thotë domosdoshmërisht që ajo duhet të jetë e mërzitshme.
4
Kombinimi “monochrome”
Një fustan i bardhë, i zi, gri ose blu, të gjitha këto mund të jenë ngjyrat ideale nga e hëna në të premte, por për t’i bërë gjërat të duken më interesante, shtoni edhe aksesorë në po të njejtën ngjyrë, nga vathët tek këpucët apo çanta.
5
Xhaketë “oversize” e kombinuar me t-shirt të bardhë
Po, ju mund të luani me proporcionet nga ora 9 në 5 gjatë orarit të punës dhe ky është një kombinim që vërteton pikërisht këtë! Gjeni një xhaketë “oversize” dhe visheni atë me një bluzë të thjeshtë të bardhë, finalizojeni look-un me një palë këpucë minimale dhe voilà! Ky është kombinimi i duhur për një ditë në zyrë.