Lidhu me ne

Aktualitet

Rama nuk po qeveris, lënia e mandateve gabim

Blendi Fevziu, si i ftuari i parë i “Forumeve UET”, për vitin e ri akademik analizon krizën dhe aktorët kryesorë të politikës. Kritikat e gazetarit për qeverinë “Rama” dhe opozitën e Bashës, si dhe e ardhmja e Presidentit Meta

Prania e Blendi e Fevziu në Forumet UET ishte në kuadrin e një bashkëpunimi 10 vjeçar me librin e tij “Opinion”, bashkëpunim i cili do të vazhdoj edhe me librin e fundit që do të botohet në fund të muajit shtator. Për Blendi Fevziun ky nuk është një roman, as një libër me kujtime, por është një libër të cilin e quan librin e jetës tij. Emisioni Opinion është një nga programacionet politike më të ndjekura në televizion, ku gazetari i njohur u shpreh se interesi i audiencës për politikanët ka rënë ndjeshëm dhe formati i aktualitetit është ai që ndiqet më shumë. Gjatë bashkëbisedimit Blendi Fevziu u shpreh edhe për temat më të nxehta të akualitetit politik, siç është lënia e mandatave nga opozita që sipas tij ishte një strategji e gabuar. Pavarësisht akteve politke që ka ndërmarrë opozita për Fevziun,  z. Basha mbetet kandidati i vetëm i opozitës për kryeministër. Ndërkohë duke folur për zgjedhjet Fevziu theksoi se duhet dhënë fund banditëve në politkë dhe Shqipëria nuk mund të jetë e stabilizuar nëse zgjedhjet nuk janë të pranuara. Në lidhje me bilancin qeverisës, ai shtoi se nuk mund të ketë një bilanc qeverisës, pasi vet qeveria nuk ka një axhendë të saj.

 Prej vitesh tashë axhenda mediatike apo e emisioneve politike është e lidhur ngushtë me axhendën politike ose anasjelltas. Duke marrë parasysh që jemi në fillim të sezonit të ri mediatik për emisionin “Opinion”, dhe duke marrë parasysh që emisione në televizone të tjera po kërkojnë të riformatohen, a ka ndonjë risi këtë vit apo do vazhdojë ana tradicionale e gati mbi 20 të emisionit Opinion?

Flasim për formën apo përmbajtjen se janë dy gjëra që ndryshojnë. Forma nuk ka ndonjë ndryshim të madh thelbësor edhe pse aty ktu ka ndonjë penelatë, por në tërësi nuk ka. Përmbatja ka njëndryshim tërësor edhe nëse t’i e sheh 5-6 vitet e fundit. E para, emision i ka lindur si pjesë e debatit politik. Është munduar të fokusohet tek politika, më pas unë duke u identifikuar 4 herë në javë në 12 vitet e fundit, u mundua të prekte tema sociale po kryesisht mbi bazëne parimit, ndërkohë është kthyer në tre vitet e fundit, sidomos vitin e fundit në një emision të mbështetur tek aktualiteti, ngajrja e ditës. Edhe pse në pamje të parë nuk konceptohet, tashmë është shumë i vështirë. Është një emision që lind në mëngjes, për t’u konsumuar në darkë, nuk është si më parë që planifikohej një muaj para, kërkon shumë më tepër intensitet në punë e përgatitje të stafit, shumë më tepër lidhje, dhe ka ndryshuar dhe në raport me audiencën. Pra temat që dikur përbënin risi, temat për dashurinë, seksin, familjen, raportet në çift, në përgjithësi janë tema që ne tani i quajmë të vdekura në audiencë. Teamt që tërheqin vëmendjen janë ngjarjet e ditës, mund të jetë një ngajre rozë, krim,politkë mund të jetë dhe art nuk ka rëndësi, mjafton të jetë tema e diskutuar e ditës dhe ajo është tema që dominon vëmendjen e publikut.

Duket qartë që numri i poltikanëve sa vjen dhe rrallohet në emisionin tuaj…

Kjo vjen përshkak të adiencës, një problem që po bëhet më i ndjeshëm së fundmi. Në vitin 2008, në PS në fillim e PD më vonë u mor një vendim që askush nuk mund të vinte në emision pa patur një OK nga zyra e shtypit ose Kryetari i Partisë, dhe kta drejtoheshin për tezat e tyre. Normalisht intersi i politikanëve është që të këmbëngulin vgetëm për një pikë në mënyrë që ajo të ngelet në mendjen e njerëzvge ndërkohë kjo binte ndesh me atë që ne kërkonim në emision dhe filloi të merrte kosto në audiencë. Njerëzit nuk kuptonin më debatet, ishin të pashikueshme pasi secili recitonte pjesëne  tij pa patur një linjë për të kuptuar çfarë po ndodhte. U detyruam të modifikojmë duke futur në krah të tyre gazetarë të cilët gjithësesi e çojnë debatin më kuptueshëm tek publiku por dhe kjo u bë e lodhshme se dukeshin si dy pjesë që nuk ngjiteshin me njëra tjetrën. Tani ka një problem këtu që vjen nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Pjesa më e madhe e politikës nuk vjen më për të folur për publikun, nuk ka më asnjë interes të testojë interesin tek publiku. Pjesa më e madhe vjen dhe matet vetëm në raport me pëlqyeshmërinë e Kryetarit të Partisë që i vendos apo heq nga lista. Nëse Kryetari i thotë që je në rregull, dole mirë ose bravo, ai është në rregull. Nëse këto persona do votoheshin realisht, ose nëse do ishte me lista të hapura si dikur këta do mundoheshin të llogarisnin pak më shumë impaktin që do të kishin tek publiku dhe pëlqyeshmërinë në raport me publikun. Pëlqyeshmëria në raport me publikun te një pjesë e politikanëve është zero në raport me pëlqyeshmërinë që ti ke ke lideri. Pastaj a është lideri që kalkulon sa i sukseshëm je ti ke publiku ky është një diksutim që s’mbaron në Shqipëri. Dikur brenda platfomës ideologjike të partisë së tyre, kishte politikanë q ëkishin ide dhe të ndryshme dhe diskutonin. Kurse tani janë fare uniformë, janë të njëtrajtshëm.

 

Për të kaluar pak tek aktualiteti politik. Vera nisi e nxehtë me zgjedhjet e qershorit, ku opozita nuk mori pjesë, ku më parë kishte lënë mandatet, ndërsa Presidenti Meta që dekretoi një datë tjetër për zgjedhjet. Duke sikur në këtë fillim shtatori palët janë në “cepat” e tyre dhe nuk kanë dëshirë për të lëvizur. Mendon se do fillojë një qasje e re politike?

Unë pashë dje një lajm, një deklaratë të Palokës por nuk jam shumë i sigurt pasi e kam lexaur kalimthi në mënyrë të shpejët, që thoshte zgjedhjen e 30 Qershorit janë nul, zgjedhet të reja në pranverë, pavarësisht nëse rri apo jo Rama, të atillë e kuptova unë nga leximi i lajmit, po duhet parë në kontekst. Po me aq sa  pashë unë kjo tregon një qëndrim të ri të opozitës, nga ai që nuk ka zgjedhje me Ramës, tregon  që përgatitet për zgjedhje duke menduar vjeshtën si mundësia më e mirë për të rikuperuar çështjen e daljes nga parlamenti. Nëse më pyet mua personalisht unë mendoj që lënia mandateve ka qenë veprim i gabuar, sepse mendoj që opozita sidomos me publikimin e përgjimeve të zgjedhjeve do ishte shumë herë më e fuqishme nëse do të bënte një aksion opozitar brenda parlamentit duke kërcënuar me moshyrje në zgjedhje.

Por jo në këtë mënyrë, por duke kërcënuar derisa të plotësoheshin rregullat bazë. Ndoshta djegia e mandateve ishte një veprim që  u kalkulua duke menduar që kundërshtari do të dorëzohej më shpejt, ose ndoshta ishte një veprim i nxituar. Sepse ose dorëzon mandatet dhe sillesh si një forcë jashtë politike, ose qëndron në parlament dhe ndjek rrugën parlamentare të denoncimeve dhe agresive. Këtu kishte një kontradiktë, nëse ti del nga parlamenti dhe pastaj nuk e njeh jetën paralmentare, nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale, nuk mund të thuash shiko se do i tërheq njerëzit e mi nuk do bëj rrëmujë… s’qëndron.

Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që s’do të kemi kurrë një Shqipëri stabël pa patur zgjedhje të pranuara nga të gjitha palët dhe të ndershme. Ne duhet t’i japim fund kësaj historie, është 20 vjet që ky vend nuk pranon zgjedhjet. Nuk ka rëndësi cila palë vjen, të gjitha, në një mënyrë ose në një tjetër kanë patur të drejtë për pretendimet e tyre. Nuk është i vleshëm ai justifikimi që kshu ndodh në të gjithë botën. Shqipëria duhet të mësohet të bëjë zgjedhje dhe e fundit, Shqipëria duhet t’i japë fund pranisë së banditëve dhe njerëzve problematikë, në jetën publike dhe sidomos atë të vendimmarrjes.

Sot ke një parlament në të cilin të zë tmerri, (edhe ai i mëparshmi), çfarë formimi kanë. Përfshirja në politikë e njerëzve me precendentë penalë, e njerëzve problematikë për shoqërinë, është modeli më i keq që mund t’i japësh sot të rinjve, studentëve.
Unë di që çdo prind i thotë fëmijës, shkollohu, mëso, ec përpara se nuk ka rrugë tjetër veç shkollimit për të ecur përpara, ndërsa sot fëmija mund të të thotë që jo, qenka kjo rruga tjetër, e cila jep rezultate më shpejt dhe më të suksesshme. Kështu që pa u ndarë nga kjo periudhë për mua e errët, e historisë 30 cvjeçare post-komuniste, ne do kemi probleme të vazhueshme.

Mendoni që z. Basha është kandidati i duhur i opozitës, për t’u bërë Kryeministër?

Opozita kandidatin për Kryeministër e zgjedh vetë, s’mund të ndikojë askush. Basha ka fituar zgjedhjet, Basha mund të ketë shumë difekte, unë mendoj që ka shumë probleme, por nuk është se brenda PD shoh ndonjë kandidat tjetër brilant që ka mbetur në hije.

A mendoni që do të rikthehet edhe një herë në krye të PD z.Berisha?

Nuk besoj. Nuk shoh që pavarësisht protagonizmit politik, që Berisha të ketë ndonjë ambicie personale për t’u rikthyer në drejtim.

Të vetmet mesazhe politike gjatë verës kanë qenë ato të presidentit Meta, por palët janë njësoj larg. A mendoni që ai në këtë situatë duhet të japë dorëheqjen nga ky post dhe të rikthehet në politikës?

Ilir Meta është moshatari im, kemi qenë në shkollë bashkë. Meta është ndër personazhet pak më të vështirë për t’u lexuar, sepse në jetën e tij politike ka treguar momente të çuditshm, jo të uljeve dhe ngritjeve që janë karakteristike të politikanëve, por dhe një stil të çuditshëm të përqasjes ndaj fenomeneve. Ka bërë dorëheqje spektakolare kur nuk ka qenë e nevojshme, është rikthyer kur është dukur e pamundur. Në këto ditët e fundit, duhet të jesh Edi Rama që të kuptosh çfarë do të thotë Ilir Meta. Sepse shumica e mesazheve që komunikon Presidenti janë mesazhe për Ramën, kështu që s’di çfarë të them çfarë do të thotë dhe çfarë jo. Herë më duket sikur do të negociojë, herë sikur do të mbrojë pozitat e veta, herë sikur ka kalkuluar gabim, por kjo është gjithmonë analizë.. nuk është inforamcion, që opozita të ketë menduar se Rama do të tërhiqet si në rastin e çadrës, do gjejë një marrëveshje. Ndoshta Rama nuk u tërhoq e kjo mund të jetë një miscalculating, mund të jetë e kundërta që ata realisht kanë menduar që do ta rrëzonin po se kanë arritur këtë moment. Po duhet të kemi parasysh dhe një gjë, kur dikush është një hap përpara tjetrit, duket sikur është fitimtar, zakonisht kostoja është e përgjithshme. Të njëjtën kosto që ka marrë opozita që është shumë e rrezikshme, një kosto edhe më të madhe merr qeverisja e vendit në atë që ka ndodhur dhe një kosto të përbashkët edhe më të madhe merr Shqipëria.

Ne kemi qenë në vitin 2001 përpara Kroacisë në rrugën integruese të BE, sot Krocaia ëhstë anëtar i BE. Ne në vitin ’95 Shqipëria ka qenë në mënyrë absolute me Rumaninë dhe Bullgarië, dhe ne duhet të ishim pranuar anëtarë të BE në 2007, por ndodhi ’97. Ne kemi qenë gati për firmosjen e marrëveshjes së asocimit në ’96.

Nëse më pyet mua sot kosto ka e gjithë Shqipëria. Nëse dikush gëzoi se po humb opozita apo qeveria dihet që është pak se ai perifrazimi që Heminguej i bën, thotë mos pyesni kurrë për kë bie këmbana se këmbana që bie për dikë natyrisht bie dhe për ju.

U bë 6 jet që Rama është në krye të qeverisë. Me këtë lloj bilanci a mendoni se mund ta mbyllë këtë mandat të dytë?
Mendoj që Rama ka patur probleme shumë të mëdha që në mandatin e parë të qeverisjes. Gjë që qeverive nuk iu shfaqen dukshëm në mandatin e parë. Në mandatin e dytë më shumë se sa të qeveris ka ndenjur për të balancuar goditjet politike dhe mediatike që ka marrë. Një pjesë e mandatit shkoi për të sqaruar cëshjen e Saimir Tahirit, një pjesë për çëshjen e Babales, Fatmir Xhafës, tenderin e Unazës së re, së fundmi dalja e opozitës nga parlamenti. Jo të gjitha varen nga nga qeveriaç por problemi është që kjo qeveri nuk ka diktuar një axhendë të sajën. Rama në zgjedhjet e 2017 ka fituar me tepsinë dhe tenxheren pa bërë asnjë premtim elektoral. Nëse ti sot bën jë shikim të premtive elektorale, siç na ndodhi në 2017, që ne morëm çfarë kishte premtuar në fushatë dhe çfarë kishte bërë, ti sot nuk i gjen asnjë premtim. Ishte një fushatë folklorike që më shumë u mbështet tek gallata, tek tepsia, timoni, batutat folklorike, sesa ke premtimet apo program i mjirëfilltë. Sot asnjë nga ju nuk mund të thotë çfarë ka premtuar qeveria. Kjo e bën shumë të vështirë kërkimin e llogarisë. Është një ngërç që zakonisht është një mallkim i mandatit të dytë, ndodh shpesh me gjithë kryeministrët, por ky e ka tejkaluar, i ka ndodhur përpara Ramës, që në fillimet e veta. Është një histori e mbushur me problematika të çuditshme që zakonisht i sjellin njerëzit me probleme. Është një baladë e Gëtes, që shkon për të mbushur ujë në lumë, e nuk i ngre dot gjymat ndaj thërret xhindet. Xhindet i morën gjymat, i çuan në shtëpi po pastaj nuk dilnin më prej saj. Kjo është edhe historia e të fortëve që ti i thërret, i fut në parlament e pastaj ata të krijojnë çdo ditë nga një histrori të re, që ti duhet të justifikosh historitë e tyre dhe nuk arrin do të kesh axhendën tënde normale.

Muajt e fundit është diskutuar shumë për çështjet e kufirit të Kosovës, ju z. Fevziu jeni për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht humbjeve apo fitoreve, ku i jep fund çështjesh më të nxehtë të Ballkanit apo jeni për negociata të vazhdueshme?

Së pari, me sa jam unë në dijeni, të gjitha palët në Kosovë janë për një marrëveshje me Serbinë. Çështja është se si do jetë kjo marrëveshja, në cfarë forme do të jetë ajo? Njëra palë prentendon për një marrëveshje pa kushte me Serbinë, kurse pala tjetër pretendon me një marrëveshje që të zgjidhë një mosmarrëveshje shekullore. Kjo është një çështje pak e vështirë për ta diskutuar. Unë kam gati një libër që do ta botoj më vonë për disa arsye specifike, që lidhet me luftën e Kosovë, rolin e Hashim Thaçit dhe gjithë panoramën që ka ndodhur në vitet 97-99 në Kosovë. Në vitin 1999, Kosova ka qenë e ndarë me thikë midis njerëzve që mendoni që nuk duhet të kishte marrëveshje në Rambuje dhe të tjerët që të kishte një marrëveshje në Rambuje, atyre që mendoni se nuk duhej shkuar në Rambuje dhe atyre qe mendonin se duhet shkuar. Unë mendoj, që të gjitha palët mendojnë se versioni i tyri është më i drejti. Nuk mendoj se kjo e gjitha ndahet në tratdhtarë dhe patriot, siç po tentohet të ndahet është non sens. Unë mendoj se ka dy palë që të cojnë në zgjidhje të ndryshme. Le ti kthehemi çështjes së shkëmbimeve të territoreve, pasi kjo është pjesa më e ndjeshme. Në qoftë se,  marrëveshja e Serbisë dhe e Kosovës, do të bëhet nën një mbikqyrje të plotë ndërkombëtare, të BE dhe ShBA-së unë nuk do të shikoja asnjë problem që marrëveshja të arrihej edhe shkëmbim territoresh, ku palët të ishin dakord dhe komuniteti ndërkombëtarë të lehtësonte dhe ta bekonte kët marrëveshje. Kjo që po them unë duket shumë ideale, por kjo do të zgjidhte një konflikt të vazhdueshëm në Kosovë. Duhet të kemi parasysh një gjë. Në intervistën e fundit të jetës së tij  Milloshevici që ka dhënë për VIP e Beogradit në mos gaboj, i ka thënë kryeredaktorit të gazetës, unë bërë një zgjedhje. Pse nuk e firmos Rambujne, pasi në të gjitha rastet unë isha i humbur nëse shqiptarët firmosnin. Në qoftë se edhe unë do firmosja, trupat e NATO-s do të hynin në Kosovë, do të merrnin territorin dhe me anë të një referndumi do të na e merrnin prapë Kosovë. Edhe po mos të firmosja sërsih trupat e NATO-s do të bombardonin dhe do hynin në Kosovë dhe prape do e kishim humbur. Duke mos e frimosur, fëmijët dhe niprit tanë do të ken një shans për ta rimarrë prpaë Kosovën si diçka që u është marrë pa të drejtë. Pra në një farë mënyre Milloshevici ka lënë mbrapa idenë, se kjo që ka ndodhur me Kosovën mund të kthehet mbrapsht me nje konjekturë të re gjeopolitik. Në këtë mënyrë në këtë aspekt mbyllja sa më shpejt e kësaj situate do të ishte në favorin e shqiptarëve. Duhet të kemi parasysh një gjë. Unë nuk e kam labouruar ndonjëherë, por e mendoj shpesh që ne kemi patur një raport 25 vjeçar brilant të mbështetjes ndërkombëtare, raport i viteve 1999-2015 nuk u vjen më Shqipërsië apo më saktë shqiptarëve, për arsye të disa rrethanave të krijuara. Ne ishim një shtet antiamerikan me politkikën zyrtare të kohës dhe befas ktheheim një nga aleatët dhe mbështetësit kryesore të SHBA-së. Një vend që merr një mbështjetje të jashtëzakonshme ndërkombëtare, kryesisht amerikane, një vend që filloi të kishte më shumë avantazhe se sa Greqia, Serbia po e po dhe ne arritëm diçka që shumë vende të tjera të botës nuk e arrijnë dot. Pavarsia e Kosovës është gati gati një mrekulli, që në rrethanat e sotme nuk do të ndodhte më. A e imagjinon dot dikush që me fuqinë e sotme të të Rusisë, pasi në atë kohë Rusia e Jelcinit ishte shumë e dobët financiarisht dhe varej shumë nga dihmat e FMN-së se do lejonte një bombardim. A e mendoni sot se Amerika e Trump dhe shtetet europiane do të bashkoheshin sot për një luftë morale, sespe lufta në Koosvë ishte e tillë, pasi askush në atë kohë nuk kishte interesa të mirëfillta, duket pothuajse e pamundur. Pra ne kemi shpenzuar një 25 vjeçar të jashtëzakonshëm që na ka dhanë gjënë më të rëndësishme atë të pavarsisë së Kosovës. Natyrsiht momentet që do vin nuk dojenë të gjitha momentet më të mira për ne.

Në PS tashmë kemi një politikan ambicioz që është kryetari bashkisë së Tiranës. A e shikoni ju të mundshme projektimin e Erion Veliaj si Kryeministër apo si kryetar i Partisë Socialiste?

Erjon Veliaj po krijon një profil jo të parandësishëm politik. Ka shumë njerëz që e duan, dhe shumë njërëz që nuk e duan. Kjo është një karakteristikë e liderit. Në fakt njerëzit e pasuksesshëm i duan të gjithë, sepse nuk i prishin punë askujt. Njerëz që kanë karizëm çajnë përpara dhe gjithmonë ndajnë opinione. Veliaj është duke ecur me hapa të sigurtë, i cili ka krijuar një popullaritet, por nuk e di pastaj se sa mund ta mbaj këtë popullaritet. Në përgjithësi kryetari i bashkisë është gjithmonë popullor. Kush do që është kryetar bashkie dhe nuk ka një ngarkesë tjetër politike është popullor. Rama e mori ngarkesën kur u bë kryyerair i PS-së, Basha kur u bë kryetari i PD-së, dhe nuk e di se sa do ta mbaj peshën e kësaj ngarkese kur do dali në një lojë më kombëtare. Por mbrenda Partisë Socialiste Veliaj është evidentuar si pasardhësi më i mundshëm i Ramës në parti. A do ta arrijë këtë? Rrethanat jo gjithmonë janë të favorshme. Edhe Meta dukej pasaradhësi i sigurt i Nanos, por që rrethanat nuk e vërtetuan këtë, pra nuk ka një person tjetër që mund të jetë evidentuar. Nëse tek Partia Socialiste është evidentuar Veliaj, tek Partia Demokratike nuk shoh një personazh tjetër që të jetë konkurrentë me Bashën.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar13 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix13 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix13 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix13 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix13 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix13 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar14 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix14 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix14 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook