Gazetari njohur për humorin dhe sarkazmën e tij therrëse, Ylli Dylgjeri, ka postuar një status në rrjetet sociale në lidhje me shpenzimet e tepruara të zvendëskryetarit të Bashkisë së kryeqytetit Arbian Mazniku, të paguara nga “Fusha Shpk”.
“Ky Mazniku, ky kokërr fiku!” Është titulli i shkrimit që më tej vijon:
“Ja çthotë Mazniku: “Fusha ma pagoi hotelin meqenëse së bashku fituam një çmim”, kjo është përgjigja e përmbledhur që jep nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, lidhur me skandalin e pagesës së biletës së hotelit në Barcelonë, plot 1816 euro. Meqë “Fusha shpk” dhe Bashkia e Tiranës paskëshin fituar një çmim në Barcelonë, i bie që sipas “logjikës” së Maznikut, kjo pagesë është e përligjur, edhe pse ligji e ndalon!!! Ose, Të thërrasi gjykatësja Eni Çobani çiftin X në studio, dhe të bëhet ky dialog: Burri: Dua te ndahem nga gruaja. Kam prova që më tradhëton. Gruaja: Nuk është e vërtetë! Burri: Si moj?! Po kam faturën e hotelit me 5 yje, ku ke fjetur me një biznesmen. Gruaja: E ça pastaj? Nuk harxhova asnjë lek nga buxheti i shtëpisë. I pagoi Ai të gjitha.