Lidhu me ne

Radar

Horoskopi mujor shtator 2019/ Dashuria, puna dhe financat, Susan Miller zbulon surprizat e këtij muaji për ju

Dashi

Shtatori do të jetë një muaj shumë produktiv për ju, i mbushur me aktivitete. Ju pëlqen të keni punë për të bërë dhe do të keni një axhendë të zënë. Shumë trupa qiellorë do të mblidhen në shtëpina e gjashtë të detyrave dhe punëve, përfshirë planetin tuaj sundues, Marsin, bashkë me Mërkurin, Afërditën, Diellin dhe hënën e re të 30 gushtit, që do t’ju influencojë ditët e para të shtatorit. Urani do të jetë miqësor me gjithë trupat e lartpërmendur, do t’ju sjellë projekte të reja dh do të habiteni nga sa klientë do t’ju zgjedhin ju. Jeni më të mirët dhe klientët tuaj e dinë.

Punët që do të bëni tani do të shtrojnë rrugën për përparime të mëtejshme, falë bashkëpunimit të Saturnit, Marsit dhe Afërditës. Shumica e hënave të reja kanë rezultate të miksuara, por kjo do t’ju sjellë vetëm mundësi dhe lumturi. Kompensimi që do të merrni për punën e shkëlqyer do t’ju kënaqë. Nëse po punoni vetëm për një projekt, do të paguheni tani dhe nëse punoni për të tjerët, performanca juaj fantastike do t’ju shpërblejë me kalimin e kohës. Jeta s’është gjithmonë kaq e mirë, por kur është, shfrytëzojeni.

E njëjta hënë e re, e fuqishme dhjetë ditët e para të shtatorit, do t’ju bëjë të ktheheni në palestër. Gjithashtu, ky është muaji ideal për të bërë kontrollin tuaj vjetor te mjeku ose për t’u konsultuar me një specialist mjekësor për një shqetësim që keni pasur. Do të merrni lajme të mira.

Hëna e plotë e 13 shtatorit do t’ju gjej të lodhur. Kini kujdes me mjekimet a barërat që konsumoni pasi mund të pësoni një reaksion alergjik. Neptuni do të bashkohet me hënën e plotë në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë dhe do të shkaktojë këtë reaksion. Prandaj, para se të merrni ndonjë medikament, pyesni mjekun për efektet anësore. Nuk po them që kjo do të ndodhë, po them që mund të ndodhë. Gjatë kësaj periudhe, tregoni kujdes me të dalat – ndiqni rutinën, por shmangini angazhimet e reja shoqërore. Gjatë fundjavës, flini.

14-15 shtatori është fundjava ideale për të ëndërruar me sy hapur dhe për të shkoqur një dilemë që ju mundon. Më në fund, do të gjeni një zgjidhje. Planifikoni muajt në vijim, por planifikojini vetëm. Mos i lini të tjerët të ndikojnë te ju. Marsi, sunduesi juaj, tani në shenjën e Virgjëreshës, do të punojë me Saturnin te Bricjapi, në sektorin tuaj të karrierës, nderit dhe çmimeve, kështu që ruani pak kohë për të planifikuar hapat e radhës – idetë tuaja do të kenë stabilitet, praktikalitet dhe potencial fitimi. Këto ide, mund të sigurojnë një ngritje në detyrë deri në fund të vitit.

Saturni, motorri planetari i shtëpisë suaj të dhjetë të karrierës, do të dalë nga prapavija më 18 shtator, prandaj kini kujdes me ditët rreth kësaj date, nga 8 deri më 28 shtator, pasi me shumë mundësi do të merrni lajme të mira në aspektin profesional. E dini ç’ju pret dhe jeni të emocionuar.

Në fund të muajit, do të pyesni veten nëse doni të bashkëpunoni me një apo disa persona. Dashi vepron vetëm, por deri me ardhjen hënës së re të 28 shtatorit do ta gjeni veten duke punuar me një ose më shumë persona të tjerë. Mos u mërzisni nga ideja që s’e keni tërësisht në dorë kontrollin. Bashkëpuntori juaj do të komplementojë punën. Afërdita, subjekti i bisedës mes hënës së re dhe Jupiterit do të sigurojë ndërveprim miqësor dhe rezultat emocionues.

Disa Dashë do të fejohen gjatë hënës së re ose në ditët që e pasojnë.

Demi

Do të jeni jashtëzakonisht të lumtur në shtator. Jeni shenjë toke dhe ky muaj do të ketë tetë nga dhjetë trupat qiellorë do të jenë në tokë dhe të gjithë do t’ju trajtojnë si fëmijë, do t’ju përqafojnë e do t’ju mbështesin në çdo gjë që bëni. Shtëpia e pestë e dashurisë së vërtetë do të ndriçohet e tëra dhe nëse jeni beqarë, do të keni mundësi të arta për të gjetur dikë. Nëse jeni të martuar ose në lidhje serioze, do të shijoni më shumë se zakonisht dashurinë mes njëri-tjetrit. Një muaj i tillë, rrallë përsëritet. Hëna e re e 30 gushtit, do të veprojë edhe në ditët e para të shtatorit. Në varësi të veprimeve tuaja këtë fillim muaji mund të ndikoni gjithë vitin, deri në hënën e re në Virgjëreshë më 16 shtator 2020.

Nëse jeni beqarë, sigurohuni të dilni e të shoqëroheni me njerëz të rinj pas pune dhe gjatë fundjavave. Ka më shumë mundësi të takoni dikë në një festë, në një aktivitet a në një udhëtim përgjatë 7-8 shtatorit.

Urani do të jetë prominent në këtë hënë të re dhe, nëse jeni beqarë, do të dërgojë Kupidin atëherë kur nuk e prisni. Sigurohuni të dukeni sa më mirë gjatë gjithë kohës. Nëse jeni me dikë, shtatori është muaji ideal për të rindezur zjarrin e dashurisë dhe pasionit. Flirtoni me të dashurin tuaj, si kur u njohët. Planifikoni një darkë në një restorant të veçantë dhe udhëtoni diku për një fundjavë ose dy. Kështu do të forconi ndjenjat për njëri-tjetrin. Nëse shpresoni të bëheni me fëmijë, këtë muaj keni shans të ngjizni ose të adoptoni.

Puna juaj kreative do të jetë jashtëzakonisht e fortë gjatë këtij muaji, pasi shumë planete do të vendosen në shtëpinë tuaj të pestë. Do të ideoni koncepte që do të duartrokiten. Është mëkat të mos e shfrytëzoni potencialin e këtij muaji.

Plus minus tre ditë nga 13 shtatori do t’ju paraqitet një event shoqëror fantastik, falë hënës së plotë te Peshqit. Do të jetë një fundjavë si në përralla dhe me shumë mundësi do të ftoheni në një festë, dasmë, baby shoëer, festë ditlëindjeje a diçka tjetër. Shkoni. Ndoshta do t’ju duhet të fluturoni për të qenë të pranishëm në këtë event dhe do të takoni anëtarë të familjes që keni kohë pa i parë.

Keni mundësi të mira për të bërë para gjatë gjithë vitit. Jupiteri do të mbetet në shtëpin tuaj të tetë dhe do të sundojë pagesat që kanë të bëjnë me performancën. Më 24 shtator do të merrni lajme të mira financiare. Mërkuri dhe Jupiteri do të bëjnë që të emocionoheni nga rezultatet dhe që të merrni një shumë të kënaqshme për mundimin.

Në fund të muajit, hëna e re e 28 shtatorit do të ndriçojë sektorin e punës dhe do t’ju sjellë projekte të reja. Fokusohuni në punë dhe largohuni përkohësisht nga përralla romantike. Me hënën e re partnere me Peshoren, edhe ju do të kenë një partner në punë që do t’ju ndihmojë goxha.

Më 28 shtator, Afërdita, planeti juaj mbrojtës, do të marrë rreze nga Jupiteri e do të sjellë më shumë para për ju. Fitimet më të mëdha do t’i merrni tani ose në fund të muajit.

Binjaket

Gjatë shtatorit do të keni shumë trupa qiellorë në sektorin tuaj të katërt që sundon familjn dhe shtëpinë. Do të jetë një muaj harmonik dhe mund të mendoni për gjëra të mëdha, pasi do të përputhen më së miri me jetën tuaj.

Ndoshta po mendoni të shpërnguleni ose të rinovoni shtëpinë. Ky është momenti. Ndoshta dekori i shtëpisë jua duket i lodhur dhe ka nevojë për diçka të freskët. Kjo hënë e re e fund gushtit do të jetë më e rëndësishmja e viteve të undit dhe ndryshimet që bëni tani, do t’i shijoni për një kohë të gjatë.

Rinovimet apo shpërnguljet kanë nevojë për fonde dhe këtu jeni me fat. Keni mbështetjen e bankave, institucioneve financiare dhe familjes. Lekët që iu duhen do t’i gjeni. Hëna e re e 30 gushtit do t’ju ndikojë dhjetë ditët e para të shtatorit. Urani, planeti i surprizave, do të dërgojë rreze në sektorin tuaj të shtëpisë e do t’ju sjellë fat të mbarë kur s’e prsni.

Nëse s’keni shtëpinë në mendje, kjo energji do të shkojë drejt prindërve. Nëse ju duhen fonde, do të shfaqen teksa i kërkoni.

Fillimi i shtatorit është peridha perfekte për të ikur diku me pushime, ndoshta në mal ose buzë liqenit. Ftoni familjen dhe fëmijët.

Në këtë muaj të lumtur, hëna e plotë e 13 shtatorit do të kthejë sytë nga karriera juaj. Prisni të lëvdoheni për një ide origjinale artistike që do të krijoni. Bashkë me një ngritje në detyrë a publicitet, do të merrni një bonus të konsiderueshëm a komision. Keni punuar shumë për këtë moment dhe do të ndiheni të vlerësuar.

Mërkuri, sunduesi juaj, do të bëjë tre lëvizje këtë muaj. Sigurohuni t’i përdorni këto data. Më 1 shtatori do të jetë një ditë e këndshme, falë këndit me Uranin.

5 shtatori është dita perfekte për të nënshkruar një kontratë a për të blerë një shtëpi.

24 shtatori është një ditë e mrekullueshme për të udhëtuar, sidomos me njeriun e zemrës. Ose, të firmosni një kontratë qiramarrjeje a për të blerë një shtëpi. Është gjithashtu një ditë e mrekullueshme për t’u fejuar a martuar, pasi Mërkuri do të jetë në sektorin e dashurisë së vërtetë.

Më 28 shtator, planetet në shenjën e tokës Virgjëreshë, që ju ndihmuan të krijoni harmoni dhe produktivitet në shtëpi, do të kalojnë në shenjën e ajrit, Peshore që i bën shumë mirë shenjës suaj.

Nëse jeni beqarë, kjo hënë e re do t’ju ndihmojë të gjeni një person që ju kupton dhe është i sinqertë me ju. Nëse jeni të martuar ose në lidhje serioze, bëni mirë të planifikoni një udhëtim romantik. Zgjidhni destinacionin gjysmën e parë të tetorit. Çfarëdo që të bëni, do të kënaqeni.

Kjo hënë e re do të sjellë një mundësi të artë: do të shijoni dashurinë dhe do të forconi lidhjen mes jush dhe partnerit. Gjithashtu është moment shumë i mirë për të ngjizur një fëmijë.

Nëse ju dhe partneri juaj keni tentuar, por pa fat, takohuni me një ekspert fertiliteti në fillim të shtatorit dhe në fillimt të tetorit do të merrni një lajm të mirë.

Gaforrja

Fillimi i shtatorit është një periudhë magjike për të udhëtuar diku pranë. Do të keni pesë trupa qiellorë në sektorin e udhëtimeve pranë shtëpisë, prandaj dëshira për t’u larguar do të jetë e fortë. Dorëzohuni dhe tregohuni spontan. Falë Uranit, një mik i mirë mund t’ju surprizojë me një ftesë ose një ide për të udhëtuar diku dhjetë ditët e para të muajit.

Me katër planete dhe hënën e re në Virgjëreshë, shenjën e dhënë pas përgatitjeve, do të doni të kërkoni restorante, hotele dhe atraksione të destinacionit. Distanca do të jetë e përngjashme me Londër Paris. Do të kënaqeni në këtë udhëtim. Shkoni me dikë që e njihni dhe e doni, si partner, motër, vëlla a kushëri. Do të udhëtoni për qejf, jo për punë. Edhe nëse udhëtoni për punë, do t’ju shoqërojë një koleg a epror.

Jeni gati të udhëtoni më larg gjatë hënës së plotë të 13 shtatorit për arsye personale – ndoshta romantike. Do ta adhuroni destinacionin dhe mesa duket është buzë liqenit, lumit a një burimi me ujë të freskët e të kristaltë.

Hëna e plotë e 13 shtatorit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të nëntë dhe nse nuk udhëtoni, një nga fushat në vijim do të marrë vëmendje. Mund të ktheheni në shkollë ose mund të firmosni një kontratë – nëse po, flisni me avokatin për një klauzë që duhet qartësuar. Nëse po aplikoni për vizë, shtetësi apo leje qëndrimi, hëna e plotë do të sjellë një përgjigje pozitive brenda katër ditësh nga 13 shtatori.

Për sa i përket dashurisë, keni pasur ndjenja konfliktuese për partnerin tuaj. Në janar të këtij viti, marrëdhënia juaj po haste vështirësi. Këtë muaj do të materializohen gjithë frustrimet që keni pasur ose do të afroheni më shumë me njëri-tjetrin e do të bëni para – pra, ose do të hiqni dorë ose do ta riparoni.

Saturni qeveris marrëdhëniet serioze në dashuri – përfshirë martesën – dhe në biznes. Kini parasysh se Saturni do të dalë nga prapavija më 18 shtator. Më në fund, do të silleni siç ndiheni për partnerin tuaj. Nëse e doni, do të afroheni edhe më shumë. Nëse jo, do të merrni iniciativën për të takuar dikë tjetër.

28 shtatori sjell një hënë të re në sektorin e shtëpisë dhe familjes. Mesa duket, keni në plan të ridekoroni shtëpinë apo të shpërnguleni. Afërdita do të ndikojë shumë dhe ndryshimet e bëra do të jenë të buta, të ngrohta dhe mikpritëse.

Afërdita dhe Jupiteri do të hapin rrugë dhe do të bëjnë të mundur që të vini në veprim planet tuaja për familjen dhe shtëpinë javët pas hënës së re. Ndryshimet e bëra do të ngrenë moralin. Nëse fokusoheni te prindërit tuaj, do t’u ndryshoni edhe atyre jetët për mirë. Familja është gjithçka për ju dhe tani është momenti ta bëni siç keni ëndërruar.

Luani

Me fillimin e muajit, do të keni mundësi të mira për të fituar disa të ardhura më shumë dhe do vini re se viti 2019 është i duhuri për t’ju siguruar një rritje page. Shumë planetë ndodhen në shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave, të cilët do të komunikojnë me Uranin në shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve prestigjoze. Një ndodhi e papritur në karrierë do t’ju vendosë në një pozitë të shkëlqyer për të negociuar për një rritje page. Edhe një vlerësim profesional mund të shërbejë në favorin tuaj.

Përparimi i papritur duket se lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me statusin në industrinë ku punoni dhe gjithë punën e palodhshme të këtyre kohëve të fundit. Hëna e re më 30 gusht do të ndikojë te mundësitë, të cilat do të shfaqen gjatë dhjetë ditëve të para të shtatorit. Siç e thamë edhe më sipër, duket se ky është momenti më i mirë për vitin 2019 dhe sigurisht për sa më shumë para.

Deri në Hënën e plotë të 13 qershorit, paratë do të jenë fokusi juaj, por duhet të bëni kujdes. Neptuni do të bashkohet me Hënën e plotë dhe të dy do të jenë në shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë. Neptuni inkurajon krijimtarinë, por nuk është fort i dobishëm për pjesën e financave.

Ai përqëndrohet te artet dhe shumë persona të shenjës së Luanit janë krijues dhe i kushtojnë tepër rëndësi karrierës në art dhe argëtim. Mund të shëtisni dhe ndërkohë të firmosni marrëveshje që lidhen me produkte ose ide artistike.

Një tjetër alternativë është se paratë për të cilat po mendoheni mund të lidhen me ndonjë trashëgimi ose biznes ku do të përpiqeni të ndani fitimet në mënyrë të drejtë. Nëse po përballeni me proces divorci, ndarja e pasurive do të arrihet në Hënën e plotë të 13 shtatorit, plus ose minus katër ditë.

Saturni (stabilitet dhe përfitime afatgjate) dhe Urani (befasi të këndshme) do të jenë në kënd të mirë me Hënën e plotë, kështu që ka të ngjarë të triumfoni në mënyra që nuk i parashikoni fare.

Përsa i përket udhëtimeve, do të keni disa të tilla në javët e para të tetorit pasi në shtator do të merreni me pikëpyetjet për veprimet financiare.

Vendodhja ku do të shkoni për të pushuar mund të lidhet me planet e Afërditës, ndaj me gjasë do të shijoni romancën dhe luksin. Humori nuk do t’ju mungojë gjatë gjithë muajit, sidomos pas planeve të mbara me financat. Shijoni momentin të dashur Luanë!

Virgjeresha

Jemi zyrtarisht në muajin tuaj të dashur Virgjëresha ndaj shtatori do të jetë spektakolar, sa që edhe ju, përgjithësisht njerëz modestë, do të festoni dhe do të shijoni momente argëtuese. Në fillim të muajit, do të ndjeni energjinë emocionuese të pesë trupave qiellorë në Virgjëreshë, të gjitha në shtëpinë e parë të personalitetit dhe pamjes personale. Në dhjetë ditët e para të shtatorit do të favorizoheni në mënyrë të jashtëzakonshme dhe gjithçka është një dhuratë e universit për ju.

Do ta ndjeni energjinë e Hënës së re në Virgjëreshë, e cila do të ndikojë gjatë fillimit të muajit. Rrallë keni pasur këtë favor kozmik dhe mund ta drejtoni atje ku ju intereson më shumë: karrierë, para, romancë, udhëtime, shëndet etj.

Së pari, kushtojini rëndësi pamjes suaj. Mund të ndryshoni modelin e flokëve për shembull. Zgjidhni sende dhe veshje që ju japin vetëbesim. Me çfarëdo mënyre, planifikoni të largoheni diku – ju jeni tepër të zellshëm, por duhet të tërhiqeni ndonjëherë nga kompjuteri dhe të shijoni jetën personale.

Këtë muaj, do të jeni tepër tërheqës dhe jo domosdoshmërisht do t’i kushtoni orë të tëra vëmendje vetes. Në fakt, planetët do e bëjnë për ju.

Në Hënën e re të 13 shtatorit, mund t’i bëni një premtim personit të zemrës, të vendosni për të jetuar së bashku, të fejoheni ose martoheni brenda katër ditëve të Hënës së plotë. Kjo do të jetë një periudhë hyjnore e romantike.

Neptuni do të kundërshtojë Marsin në Virgjëreshë ndaj sigurohuni që nuk do të përfshiheni nga emocionet dhe nuk do të ndërmerrni veprime të nxituara. Megjithatë mundësitë janë të pakta. Nëse e njihni mirë njëri-tjetrin, zor se do të nxitoheni. Aq më tepër që veprimet e pamenduara mirë nuk janë karakteristike të Virgjëreshës.

Për Virgjëreshat, dashuria është diçka serioze dhe duket se mezi po prisni që të shijoni kapitullin e ri të jetës.

Hëna tjetër e re më 28 shtator do t’ju japë një mundësi të mirë për rritje page. Sërish, planetët po bashkëpunojnë. Nëse po planifikoni blerje, shitje ose marrje me qira të një prone, është koha e përkryer për ju.

Më në fund, Mërkuri, planeti udhëheqës, do të ndikojë që tre ditë të jenë në favorin tuaj.

E para, 1 shtator – kombinon forcat me Uranin ndaj prisni një surprizë të këndshme/përvojë të frikshme në një udhëtim të shkurtër.

E dyta, 5 shtator – kombinohet me Saturnin, duke e bërë ditë të përsosur për të nënshkruar një kontratë.

E treta dhe më e fuqishmja, 24 shtator – lidhet me Jupiterin duke e shndërruar në një ditë të shkëlqyer për aktivitete që kanë të bëjnë me shtëpinë, familjen dhe pronat.

Shtatori është një muaj fantastik. Të dashur Virgjëresha, jeni gjithnjë duke u kujdesur për të tjerët, por këtë muaj, një univers i tërë po kujdeset për ju!

Peshorja

Ky muaj nis qetësisht dhe ju dukeni që jeni mendueshëm këto kohë.  Ditëlindja juaj po afron dhe po mendoni se çfarë objektivash do të donit të përmbushni gjatë vitit në vijim. Dielli, Hëna e Re, Mërkuri, Marsi dhe Afërdita janë të gjitha të rrethuara në shenjën e Virgjëreshës, në një vend që ju jep privatësi dhe krijueshmëri.  Do ta ndjeni veten më produktivë se kurrë duke punuar të vetëm dhe në paqe. Merreni ngadalë dhe me qetësi.

Me Uranin në shtëpinë tuaj të financave do të keni mundësi për të fituar diçka. Mos shpenzoni para të mëdha në llotari, nëse jeni me fat, jeni dhe pikë.

Kursimet do t’ju ndihmojë shumë në muajt në vazhdim pasi jeni fokusuar tek ambientet e shtëpisë dhe doni t’i përmirësoni vazhdimisht.  Data 13 shtator do të jetë ideale për një kontroll mjekësor. Bëni kujdes për ilaçet, apo vitaminat që merrni. Pyesni për efektet anësore që japin pasi mund të përballeni me një alergji të papritur.

Shtatori është gjithashtu një muaj i mirë për të folur me një terapist rreth një situate që ju ka shqetësuar. Nëse po mendoni të ktheheni në palestër,  merrni parasysh ta trajtoni mirë veten për të pasur rezultatet që keni ndër mend. 13 shtatori do t’ju sjellë gjithashtu përfundimin e një projekti me të cilin merreni prej kohësh, por e keni mbajtur sekret.  Nëse jeni keq me afatet kohore, bëhuni të zgjuar dhe përmblidhni me pak fjalë çfarë ju është kërkuar, për të shmangur ndonjë keqkuptim.

Përgjatë gjithë muajit do t’ju shoqërojë një energji e mirë. Mendoni pak për të ndryshuar pamjen.  Nëse bëni pazare këtë fillim muaji, do të gjeni rroba që i shkojnë për shtat pamjes saj.

Fillimi i tetorit është shumë i mbarë për ju, prandaj veproni në ditët e para të tij pas gjithë motivimit që do të merrni në shtator. Periudha nga 28 shtatori deri më 22 tetor është më e rëndësishmja e gjithë 2019-ës për ju. Është koha ideale për të krijuar një ndryshim në jetën tuaj, qoftë atë personale,qoftë atë profesionale. Nga 8 deri në 28 shtator mund të dëgjoni për një hapësirë të re, që do t’ju interesojë. Nga fundi i dhjetorit dhe në janar, gjërat do të lëvizin shumë më shpejt nga ç’kishe menduar ti. Jini vigjilent!

Akrepi

Si Akrep që je, njihesh për fokusin intensiv që ke tek gjithçka që do të arrish. Ju keni 2 udhëheqës: Marsin dhe Plutonin. Marsi të mëson si të veprosh ndërsa Plutoni të mos fokusohesh tek gjërat e vogla që nuk kanë rëndësi në objektivat që do të arrish. Këtë muaj konsidero një ndryshim të madh që do të ndodhë në jetën tënde. Qetësohu pak dhe bëhu më social. Shtëpia e 11-të, ajo e shokëve, kontakteve dhe rastësive do të jetë brilante.  Këtë muaj mund të merrni një çmim, apo vlerësim për gjithë punën që keni bërë dhe kjo do t’ju ndihmojë të rrisni profilin tuaj profesional.

Me pak fjalë, karriera është në rrugën e duhur! Mendoni të regjistroheni në ndonjë komunitet bamirësie, apo një klub tjetër shoqëror. Do të keni përfitime.  Do të bëni udhëtime të vogla gjatë gjithë muajit. 3 javët e para të shtatorit do të shkëlqejnë për ju; dëshirat që keni dashur prej kohësh, (një fëmijë ose një makinë të re), do të realizohen. Hëna e Re është bekim për shenjën tuaj.

Nëse jeni single do të takoni dikë rreth datës 13 shtator, të cilin do të kërkoni ta njihni më nga afër. Takimi i parë mund të jetë në një festë mes miqsh, dasmë, apo diçka tjetër.

Akrepëve i duhet pa kohë e kaluar me veten, kështu që bëjeni këtë javën e fundit të shtatorit. Merrni kohë për të menduar rreth karrierës apo projekteve që vijnë më pas. Data 19-të është perfete për një takim, intervistë apo një festë me miqtë. Ka shumë surpriza ajo ditë!

Shigjetari

Karriera juaj është gati të kapë majat aq sa do të mbeteni pa frymë kur të shihni sa mundësi do t’ju shfaqen në horizont. Keni punuar shumë dhe gjatë, prandaj është koha të shpërbleheni.  10-të ditët e para të shtatorit janë për ju, që të kapni yjet!

Po hyni në periudhën më të rëndësishme profesionale të 2019-ës dhe do të jetë emocionuese të shihni si funksionojnë gjërat. Puna në të cilën do të fokusoheni më shumë këtë shtator, do ketë fuqinë të tërheqi vëmendjen e industrisë, si rrjedhojë do të keni një tjetër status, ndikim dhe pushtet.  Çdo  punë që keni bërë në të shkuarën ju ka dhën eksperiencën e duhur për të marrë përsipër projektet që ju ofrohen tani dhe në vijim.13 shtatori kërkon vëmendjen tuaj për diçka që e kishit planifikuar në lidhje me shtëpinë dhe familjen.

Nga mesi i muajit do të përballeni me disa probleme të vogla që mund të lidhen me pronarine shtëpisë ku jettoni apo diçka tjetër. Duhet ta mbroni veten nga çdo problem që mund të vijë prej ujit, kijeni parasysh këtë.

Pasi të jeni marrë seriozisht me karrierën, ktheni sytë nga shtëpia, pronat apo pjesëtarët tuaj të familjes.  Bëni miq të rinj, sepse janë një investim për veten dhe do të luajnë rol shumë të rëndësishëm tek ty në vitet që pasojnë.

Nga fundi i shtatorit, do të uleni për t’u qetësuar , do të shijoni një gotë verë me miqtë më të mirë dhe familjen.  Do të përqëndroheni tek shpenzimet e këtij muaj, por nëse tregoheni pak të kujdesshëm, gjithçka është nën kontroll. E meriton të bësh qejf, kështu që kënaqu!

Bricjapi

Shtatori do të jetë muaj spektakolar për ju ! Gjithë mundesitë e botës bien mbi ju këto javë, kështu që shfrytëzojini në të mirë të potencialit tuaj!  Ky muaj fokusohet tek udhëtimet e largëta. Kjo mund të përfshijë diskutimet për green card, vizat apo emigrimin.

Një tjetër mënyrë fatsjellëse është projekti me të cilin po merreni. Urani është gati të sjellë një surprizë që as nuk e prisnit.

Përveç aspektit profesional, jeta juaj romantike do të kërkojë gjithashtu shumë vëmendje. Nëse jeni vetëm, lëreni veten të lirë dhe takoni njerëz të rinj. Nëse keni diçka serioze, bëni diçka për ta çuar lidhjen në një tjetër nivel. Mund të jetë koha ideale për një bebush.

Duhet t’i tregoni universin se e përdorni energjinë me vendosmëri dhe merrni hapat e duhur. Nga mesi muajit do të bëni një udhëtim të shkurtër dhe të lezetshëm pranë detit. Mund të shkoni me partneren tuaj ose me gjithë familjen.

Me 13 shtator mund t’ju kërkohet të firmosni një kontratë, por para se ta bëni këtë, flisni me një avokat. Ka disa klauzola që duhen sqaruar.  Nëse punoni për veten, do të takoni një klient shumë të rëndësishëm, nëse jeni i punësuar do të gjeneroni të ardhura duke u bërë publicitet i mirë për kompaninë.

Ujori

Do të merreni me çështjet e parave përgjatë gjithë muajit dhe nëse po ndryshoni diçka që lidhet me stilin tuaj të jetesës (shtëpinë, po mbyllni një biznes apo jeni në proces divorci),do të duhet të negocioni dhe pak për të arritur në një marrëveshje sa më të drejtë.

Nëse po intervistoheni për një pozicion të ri pune, dukeni shumë të angazhuar dhe po diskutoni përfitime si shpërblimet e fundvitit, sigurimet shoqërore apo avantazhet e tjera që kompania ka për ju.

Kujtohuni për dikë që ju ka borxh para, mund të surprizoheni kur ta shihni tek dera për t’jua shlyer. Kështu që përsa i përket parave, dukeni të favorizuar kështu që merreni me optimizëm. Disa Ujorë kanë patur probleme me pasuritë e patundshme dhe për gjithë pakënaqësitë që keni patur do të flisni në gjysmën e parë të shtatorit. Çështjet ligjore do të jenë gjithashtu në anën tuaj, por bëni kujdes me kohën. Pavarësisht frikërave që keni (duke menduar se do t’ju duhet të pranoni një humbje), papritur do të shihni se si gjithçka kthehet në anën tuaj. Kur ta dëgjoni këtë lajm, çdo gjë do t’ju duket një mrekulli.

Një person po vëzhgon në largësi punët tuaja, por duke qenë se zgjedh të rrijë në heshtje, ju nuk dini asgjë për identitetin e tij. 28 shtatori do t’ju lejojë të udhëtoni larg. Mund të vizitoni një mik ose me një mik.  Eksperiencat që do të merrni do të jenë të papara!

Peshqit

Duket se keni bashkuar forcat me dikë tjetër këtë muaj dhe rezultati do të jetë i paparë! Ju sapo keni kaluar një Hënë të Re fantastike, të 30 gushtit- një nga më të mirat e 2019-ës.Të punosh me dikë tjetër është gjëja më e mirë që mund të bëni. Partneri juaj do të kontribuojë në talent, asete dhe aftësi që ju s’i keni. Të gjitha këto do të kompletojnë për të arritur çfarë doni. Bashkimi bën fuqinë!

Shtëpia e 7-të, ajo e bashkëpunimeve (përfshi martesën) do të ketë ndikim të madh mbi ju në gjysmën e parë të shtatorit. Mund të fejoheni ose martoheni. Nëse jeni aktualisht të martuar do të fokusoheni tek bashkëshorti/ja juaj.Do të merrni disa lajme që ju interesojnë të dyve. Krahas kësaj, mund të nisni një bashkëpunim të ri në punë.

Gjatë muajit, mund të bëni një udhëtim të shkurtër.

Më 13 shtator,një prej dëshirave të tua më të mëdha,do të arrijë kulmin. Kjo mund të jetë diçka personale ose profesionale dhe mund të përfshijë diçka artistike që e keni krijuar vetë. Një ëndërr që keni patur prej kohësh do të përmbushet shumë shpejt!

Pas 28 shtatorit do ta gjeni veten duke bëri biseda rreth financave dhe do të merrni vendime, kështu që këtë kohë do ta kaloni duke bërë llogaritje.

Është një muaj i madh dhe ka gjithë gjasat për të qenë i lumtur për ju. Dëshirat realizohen këtë shtator!/Burimi:Anabel.al

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook