Lidhu me ne

Kryesore

Stadiumi i ri, një Aferë që po shitet si triumf i zhvillimit dhe modelit estetik

Agjencia Telegrafike Shqiptare përcjell sot një qëndrim të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për stadiumin e ri të Tiranës.

Skuadra kuqezi e ka hak një stadium të këtyre përmasave. Këtë nuk e them për patriotizëm virtual, por me ndienjën e fortë të përkatësisë si qytetare e këtij vendi, që deri dje përhumbte nga shëmtia e një ngrehine që mbrohej me pseudo-patriotizëm nga ata që vetëm me punën e të bukurën s’kanë lidhje

citohet zëdhënësja e qeverisë.

Fotografia që shoqëron këtë mesazh ka brenda pjesë të mashtrimit, pasi ish-stadiumi “Qemal Stafa” nuk ka qenë ndonjëherë ajo rrënojë që paraqitte aty. Ka qenë një stadium modest kuptohet, por jo rrënojë. Mund të jetë e vërtetë që ata që mbronin stadiumin nuk merrnin vesh nga e bukura, por është e sigurtë si drita e diellit se zonja Spiropali ka po kaq pak lidhje me të bukurën dhe arkitekturën sa ata të cilët sot i ironizon me tekste që ja përgatisin ndoshta të tjerë.

Stadiumi i ri i Tiranës, përpara se të jetë gjithçka, është një aferë e pastër. Firma që e ndërtoi u përzgjodh nga kryeministri që e ka mbrojtur atë publikisht. E ka bërë këtë në një vend ku nuk ka gjykata dhe prokurori dhe ku shoqëria ngjan e dorëzuar. Përndryshe, edhe shumëpërdorimshit si Eliza Spiropali do mendoheshin mirë përpara se të dilnin e të bënin moralin dylekësh të qytetarit ndaj katundarit që është përralla e preferuar dhe e vetmja që dinë e këtyre që po e zhvasin këtë vend si kampionë të bashibozukizmit. Siç mund të merret me mend, mbi këtë model po synohet edhe shembja e Teatrit. /Respublica

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook