Lidhu me ne

Aktualitet

Në kurthin e kauzave javore

 Klementin Mile

Para një jave ishte Valdrin Pjetri, tani Agim Kajmaku dhe, si për ta bërë më pikante javën, ministrja Gjonaj me faturat e kripura të saj. E përbashkëta e këtyre kauzave opozitare është jetëgjatësia; ato nuk zgjasin më shumë se një javë. Edhe efektet që prodhojnë këto kauza në mendjet e publikut janë afatshkurtra. Sa qytetarë, për shembull, arrijnë të kujtojnë kauzën që kishte opozita para se të merrej me Valdrin Pjetrin?

Përkundër kauzave javore të opozitës, qytetarët, thuajse të gjithë, e kanë të qartë dhe e kujtojnë shumë mirë kauzën themelore të saj, për të cilën opozita braktisi pa kthim edhe parlamentin, atë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të cilat, sipas saj, mund të garantohen me një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër.

Kauzat javore të opozitës janë tregues, se kauza themelore e saj nuk po përparon. Pavarësisht përpjekjeve, që ka bërë opozita në emër të kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme, pavarësisht numrit të protestave dhe numrit të njerëzve që ka mobilizuar, opozita nuk ia ka dalë ta zhvendosë sadopak qeverinë drejt kërkesave të saj. Opozita nuk ka arritur të zgjojë ndjeshmëri të madhe për respektimin e parimeve demokratike në Shqipëri as te ndërkombëtarët, të cilët, duhet kujtuar, i pranuan në heshtje, e ndonjëherë edhe shprehimisht, votimet e 30 qershorit. Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse opozita ka arritur të krijojë mbështetje të gjerë në popull për mesazhin e saj, pra, nëse, përveç militantëve, ka arritur të bindë edhe të lëkundurit dhe qytetarët, që zakonisht nuk votojnë për arsye të zhgënjimit nga politika shqiptare.

Kauzat javore të opozitës tregojnë gjithashtu, se ajo është ende në fazën e denoncimit. Kjo fazë duhet kapërcyer, ose të paktën duhet kombinuar me veprime, që synojnë fuqizimin e pozicionit të opozitës. Vizitat jashtë vendit të kryetarit Basha, nëse kanë patur këtë qëllim, deri tani nuk kanë sjellë rezultate të prekshme. Nga ana e tyre, kauzat javore janë tërësisht denoncuese dhe nuk pritet të sjellin kapital real për opozitën. Ato, për shembull, nuk mund të përdoren për të ndaluar arbitraritetin qeveritar, ose për të marrë më tepër nga dialogu me qeverinë, kur ai moment të vijë. Mbi të gjitha, ato nuk e sjellin opozitën asnjë milimetër më afër realizimit të kauzës themelore për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveri tranzitore nuk do të ketë, ngaqë Valdrin Pjetri ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. As Rama nuk do e japë dorëheqjen, ngaqë ministres Gjonaj i kushton 700 euro nata në hotel.

Së fundi, kauzat javore të opozitës artikulohen në nivel personal. Ato godasin persona të veçantë në përbërje të mazhorancës, me shpresën se do të interpretohen si fenomene në popull. Në këtë mënyrë, opozita e ka reduktuar kundërshtarin e vet, Partinë Socialiste në një numër personash negativë, të cilët duhen dënuar moralisht dhe ligjërisht. Motoja e ligjërimit opozitar është, që “ata janë të paaftë dhe të korruptuar”; çka implikon se opozita, në përbërjen e vet, ka njerëz të aftë dhe të pastër. Por, kauzat javore japin dëshmi vetëm të korruptimit të anëtarëve të mazhorancës, sepse ato nuk sjellin fakte dhe arsye konkrete, që populli të besojë te aftësia dhe pastërtia e opozitarëve.

Këtu është e rëndësishme të kuptohet që, edhe pse opozita mund të ketë fituar disa beteja morale dhe ligjore ndaj mazhorancës, ato nuk përkthehen gjithmonë në fitore politike. Kjo, sepse logjika politike, mbi të gjitha, informohet nga vizioni për të ardhmen. Kauzat javore e kanë spostuar të ardhmen në një vend të padukshëm. Çfarëdo që të bëjë dhe si do ta bëjë opozita, ideologjia dhe programi i saj janë ende të paqarta për qytetarët. Sigurisht, herë pas herë thuhet diçka, por ajo priret të humbasë në morinë e artikulimeve të tjera me karakter denoncues. /Gazeta Liberale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook