Mësohet e vërteta e largimit të Ermal Mamaqit nga Tv Klan!!
Është përfolur prej disa kohësh largimi I Ermal Mamaqit nga Tv Klan. Hamendësimet u përforëcuan nga informacionet se të shtunën mbrëma, pra në orarin e Mamaqit, do të transmetohej Duplex-i. Në lajmin e largimit të tij, ndikim mund të kenë pasur edhe angazhimet e moderator me realizimin e filmit të tij të ri, “ I love Tropoja“.
Por burime nga Tv Klan pohuan për “Class“ se “Xing“ do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekrani, vetëm se me një ndryshim të vogël: nuk do ta nisë transmetimin këtë sezon, por në muajin janar!!