Lidhu me ne

Aktualitet

Ah, shteti ynë tragjikomik!

Nga: Edmond Tupja

Shkrimtari francez Éric-Em manuel Schmitt, i njohur edhe nga lexuesi ynë i vë-mendshëm, në librin e tij “La  part de l’autre”, (“Pjesa e tjetrit”), merret me fatin e Adolf Hitlerit të ri, të cilit, më 8 tetor 1908, juria e Shkollës së Arteve Plastike në Vjenë ia hodhi poshtë, pas konkursit të zhvilluar, kërkesën për të filluar studimet në bankat e saj.

Vërtet, çfarë do të kishte ndodhur sikur Adolf Hitleri i ri ta kishte fituar konkursin në fjalë dhe të ishte bërë piktor, pra, sikur të kishte realizuar ëndrrën dhe pasionin e tij? Me gjasë, ndër të tjera, mund të mos kishte plasur Lufta e Dytë Botërore, me gjasë do të ishin shmangur mizoritë e nazizmit, që i kushtuan njerëzimit dhjetëra miliona të vrarë, të mbytur me gaz e të djegur, të gjymtuar e të zhdukur pa lënë gjurmë.

Duke zbërthyer personalitetin e ndërlikuar të Adolf Hitlerit të ri, Éric-Emmanuel Schmitt-i hedh idenë se secili prej nesh ruan thellë në vetvete një Hitler të mundshëm, pra, një mundësi për të bërë keq. Kjo pjesë e vetvetes, që shumica e njerëzve e fshehin duke e ndrydhur, është si një paralajmërim lufte ose vdekjeje.

Në dritën e këtij libri dhe të analizës psikologjike që Éric-Emmanuel Schmitt-i i bën Hitlerit si personazh historik në rrethana të caktuara të jetës së tij duke e krahasuar me një Hitler ndryshe që ai vetë imagjinon, do të ishte fort interesante sikur psikosociologët tanë të analizonin, për shembull, figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe të zbulonin se çfarë drejtimi duhej të kishte marrë ai në rrethana të caktuara historike në mënyrë që energjitë e tij vrastare të ishin bllokuar për t’u lënë vendin energjive krijuese.

Nga ana tjetër, a do të kishte qenë ai i ndryshëm nga çfarë e njeh sot Historia, sikur të kishte kryer me sukses studimet e larta në Francë ose sikur të ishte martuar me një franceze dhe të ishte vendosur përfundimisht në atë vend? Gjithsesi, le ta lëmë Enver Hoxhën mënjanë dhe të këqyrim ndonjërin nga personazhet e sotëm të politikës sonë – gjithmonë në dritën e librit dhe të analizës së Éric-Emmanuel Schmitt-it – si, për shembull… si për shembull… Po, pse jo? Si, për shembull, NJËSHIN tonë aktual, pra, Kryeministrin Edi Rama. Në rininë e tij, siç dihet e thuhet, ai ka pasur dy pasione, basketbollin dhe pikturën (Ah, ç’koincidencë: Ai paska pasur pasion pikturën, çuditërisht tamam si Adolfi i ri! Pa shiko, pa shiko!).

Kështu, djaloshi Rama u përpoq me mish e me shpirt që të shkëlqente si ylli i sabahut në sportin e tij të zemrës, të cilit dukej se i përshtatej fort mirë për vetë faktin e pamohueshëm e të admirueshëm se ishte shtatlartë. Fatkeqësisht, koha nuk vonoi të tregonte se basketbolli dhe djaloshi Rama nuk ishin bërë për njëri-tjetrin, pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të tij të paepur, pavarësisht përkushtimit pa kufi të trajnerëve të tij të talentuar.

I hidhur, farmak e pelin i hidhur do të ketë qenë për atë momenti kur u ndërgjegjësua për të vërtetën po aq të hidhur, po aq farmak e pelin të hidhur: Kurrë ai nuk do të bëhej një basketbollist i nivelit në mos botëror, të paktën europian; në mos europian, të paktën ballkanik; në mos ballkanik, të paktën kombëtar; në mos kombëtar, të paktën krahinor! Megjithatë, pas kësaj disfate dhe si për baraspeshim, fati u tregua zemërgjerë me djaloshin Rama: Me të njëjtin pasion, pa asnjë rezervë, pa asnjë frenim, pa asnjë ngurrim, ai iu kushtua… iu kushtua… pikturës!

Falë talentit që dukej sikur kishte, falë gjithashtu punës së tij, u diplomua për pikturë dhe me siguri në çastin kur kjo ndodhi, djaloshi Rama do të ketë ëndërruar hapje ekspozitash vetjake jo vetëm në mjedise artistike modeste apo intime, por edhe në Galerinë e Arteve të kryeqytetit, pse jo edhe në ndonjë vend tjetër përtej kufijve, sipas koniukturave sigurisht, ndonëse Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë po ngujohej përherë e më tepër në kullën e vet markiste-leniniste, duke mbajtur në njërën dorë pushkën dhe në tjetrën kazmën, ndërkohë që piktori i ri Rama shtrëngonte dëshpërimisht penelin fatkeq duke ëndërruar e shpresuar me dhimbje se një ditë mund të vinte më në fund që ai të ekspozonte kryeveprat e tij të ardhshme në më të famshmet galeri arti të Romës, Parisit, Londrës, Nju Jorkut, Tokios e të ndonjë vendi tjetër. Mjerisht, me t’u shembur regjimi aq i urryer i Enver Hoxhës, në shpirtin e frustruar të Edi Ramës flakëroi një vetëtimë e paparë shpresëdhënëse: Politika!

Ai e ndjeu dhe e kuptoi menjëherë se duhej të merrej me politikë, të shkëlqente si politikan! Dhe ia arriti: Në fillim ministër Kulture! Më tej, kryetar i Bashkisë së Tiranës! Më vonë, kryetar i Partisë Socialiste! Së fundi, Kryeministër! NJËSHI! Po, këtë kishte kërkuar, të ishte NJËSHI, së pari përmes basketbollit, së dyti përmes pikturës, por në të dyja rastet kishte dështuar, veçse, e treta e vërteta, ja që, më në fund, ia mbërriti! Dhe e bëri Shqipërinë siç ia deshi qejfi: plantacion bimësh narkotike, nyje ndërkombëtare narkotrafiku, parajsë tatimore, arenë krimi të organizuar e korrupsioni, vendin më të varfër të Europës etj., etj. Me një fjalë, ashtu siç na paralajmëroi: “S’keni parë gjë akoma!”, madje duke u vetëdeklaruar i përjetshëm në pushtet: “Unë do të iki kur të dua vetë dhe jo kur të duan disa njerëz!”.

Si pasojë e pashmangshme, gjithë bëmat e tij i kanë vlejtur NJËSHIT tonë, nën penën e shumë analistëve dhe publicistëve, epitetet diktator, monark, sulltan, satrap, car e faraon. Në këtë listë epitetesh mungon një epitet që ma solli në mendje shkrimi i kolegut dhe i mikut tim Armand Shkullaku i botuar te “Panorama”, më 22 gusht, me titull “Kur shteti çmendet më keq se Mihali”, titull të cilin unë e zbërtheva si vijon: Meqë Edi Rama, duke ndjekur shembullin e Luigjit XIV në Francën e shekullit XVII, mendon se ai është NJËSHI (L’Etat, c’est moi!, d.m.th. Shteti jam unë!) pra, meqë shteti na qenka kryeshtetari, i bie që ky i fundit, pra, kryeshtetari, të jetë duke u çmendur apo jo?

E tmerrshme! Ah, more të gjorë pedagogë e trajnerë të piktorit e të basketbollistit të dështuar Edi Rama, ç’i bëtë kështu Shqipërisë! Po ta kishit bërë të famshëm Edi Ramën si piktor apo si basketbollist, madje, më mirë akoma, si piktor e si basketbollist njëherazi, sot gjithë Shqipëria, gjithë Ballkani, gjithë Europa, gjithë bota e më gjerë, do të krenoheshin me atë dhe rregullisht, të paktën një herë në muaj, artdashësit e mbarë planetit tonë do të shkonin jo për haxhillëk, por për “ramallëk” në Surrel, ndërkohë që ne, shqiptarët, nuk do të ishim dëshmitarë të çmendjes çudibërëse të shtetit tonë tragjikomik!

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix3 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix3 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar5 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix5 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix6 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore6 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore8 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar9 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook