Kryetari i opozitës Lulzim Basha rithekson se votimet e 30 qershorit nuk mund të konsiderohen zgjedhje.
I ftuar në në emisionin e Çim Peka në Syri.net, lideri demokrat tha se misioni i mazhorancës në ditën e votimeve ishte të shkaktonte viktima mes qytetarëve.
“Në 30 qershor nuk ka patur zgjedhje as në kuptimin politik, as në kuptimin kushtetues dhe as për qytetarët që e bojkotuan 85%. Shumë qytetarë e kanë parë.
Dislokoi në ditën e zgjedhjeve një skenar krimi për të shkaktuar viktima. U bënë pjesë kriminelë, oficerë policie për të kthyer çdo protestë qytetare në qendrat e votimit në përplasje civile”, deklaroi kreu i PD-së.