Lidhu me ne

Mix

10 familjet shqiptare VIP me shumë fëmijë

2 fëmijë janë pak e 3 janë shumë! Duket se kjo është dilema e ditëve të sotme, ku për shkak të vrullit të shpejtë të jetës, e kohës së lirë tejet të limituar, çdo ditë e më shumë familjet shqiptare po bëhen më të vogla. Por disa prej emrave të njohur  kanë zgjedhur të kenë një familje të madhe duke u bekuar me 3, 4 apo 5 fëmijë! E nisur nga kjo portreti i familjes së tyre është më i bukuri…

Redi Jupi: Simpatiku i futbollit shqiptar ka preferuar të ketë një familje, që në ditët e sotme quhet e madhe. Sot 11 vite nga njohja e tyre, Redi dhe bashkëshortja Vivian janë prindër të tre fëmijëve, vajzës Paris 10 vjeç, si dhe dy djemve Jakob dhe Eliot. Vogëlushët e familjes kanë një diferencë të vogël në moshë ndaj me siguri kur mami dhe babi kthehen nga puna gjejnë rrëmujën e bukur të tre fëmiëjve të tyre. E ku ka më bukur! 

Aleksandër dhe Alba Frangaj: Presidenti i Tv Klan dhe zonja e tij janë prindër të tre fëmijëve, më I madhi Frenkli, e pas tij dy vajzat Emi dhe Nikol. Daljet publike janë tejet të rralla për trashëgimtarët e medias së njohur. Vetëm pak javë më parë patëm mundësi të njiheshim me zonjshën simpatike, Emi Frangaj, tashmë adoleshente e rritur mjaftueshëm për të marrë pjesë në eventet e Kryeqytetit. Ndërsa Frenklin dhe Nikolën nuk i njohim pothuajse fare. 

Argita Berisha Malltezi: Tri vajza dhe një djalë është ‘pasuria’ e familjes së juristes së njohur. Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur të kenë një familje të madhe me katër fëmijë, të cilët me siguri krahas sfidave e lodhjes, u falin prindërve lumturi të pamat. 

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta: Çifti i njohur i politikës shqiptare nuk ka dashur një familje të vogël, ndaj edhe pse në moshë fare të re, Monika dhe Iliri u bënë prindër të tre fëmijëve që në të 30-tat e tyre. Bora 20 vjeç, Besart 18 vjeç dhe më e vogla Era 13-vjeçare janë pasardhësit e Presidentit Meta dhe deputetes Kryemadhi. 

Alaudin Hamiti: Edhe në Kosovë familjet e mëdha me shumë fëmijë po i përkasin së shkuarës, ndaj rrallë e më rrallë mund të gjesh të rinj që kanë 3 apo më shumë fëmijë. Moderatori i njohur i Klan Kosova është bërë baba për herë të parë në moshë të re, kur së bashku me bashkëshorten Yllkën mirëpritën dy djem binjakë, e vetëm pak vite më vonë familjes ju shtua edhe një vogëlushe me sy bojëqielli, e quajtur Eva. Duke qenë se Alaudini është ende shumë i ri, ndoshta nuk përjashtohet mundësia për të patur ndonjë pjestar të ri në familje. 

Valbona Selimllari: Ajo u shpall si vajza më e bukur e Shqipërsië në vitin 1991 e duket ende nuk ka ndërmend ta lëshojë atë ‘kurorë’. Valbona ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy djem dhe një vazjë të cilëve u ka trashëguar edhe genet e bukura. 

Ermal Fejzullahu: Ai është vetëm 30 vjeç dhe është bërë tre herë baba. Këngëtari i njohur nga Kosova ka përjetuar emocionet e të bërit prind shumë herët, në moshën 20-vjeçare kur së bashku me bashkëshorten Arianën mirëpritën djalin Artin. Më vonë familjes do ti shtoheshin edhe dy vajzat Buna dhe Era. Megjithatë kështu si e ka nisur Ermali, me shumë mundësi familja do të zgjerohet edhe më. 

Agron Tufa: Nëse ka një familje që mund të quhet me plot gojën e madhe, ajo është e shkrimtarit Agron Tufa dhe bashkëshortes Elvana Zaimi. Çifti ka pesë fëmijë, dhe me një diferencë të vogël mes tyre. E ftuar në Top Shoë dy vite më parë mami Elvana rrëfeu me humor se ndonjëherë i ngatërron edhe emrat (e kjo është mëse e kuptueshme).  Vesa, Bubulina, Shendi, Fisnik dhe Agzot janë pesë bekimet e çiftit Agron dhe Elvana. E imagjinoni shtëpinë e tyre darkave kur janë mbledhur të gjithë?! Nuk mund të ketë portret më të bukur!

 

Valbona Çoba: Një prej miss-eve të para shqiptare e cila prej vitesh jeton në Los Angelos me bashkëshortin  Todd Christopher dhe tre fëmijët e saj. Ajo tashmë ka një familje të madhe e të kompletuar, ku Aiden do të ishte bekimi i parë i çiftit, e pas tij kur i vogli ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë, mami dhe babi i bëjnë ‘dhuratë’ edhe një motër Elirën dhe një vëlla Brandon. Pra ata sot janë pesë! 

Diola Dosti: Dietologia e njohur që ka shkuar nuse në Kosovë është mami i tri vajzave! Nuk e dimë nëse familja ka plan të zgjerohet, por prindërit e rinj ndoshta do ta dëshironin edhe një djalë, krahas bekimit që kanë me vajzat. 

MË TEPËR

Temporal2 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar2 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix2 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar2 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore2 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix3 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix3 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix3 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix3 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix3 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook