Lidhu me ne

Temporal

Pensioni minimal, kushtet dhe rregullat shtesë për ta përfituar

Prej vitit 2015 çdo i moshuar që nuk plotëson vitet e punës dhe kushtet për pensionin e plotë, mund të marrë pension minimal, ose ndryshe pension social. Në disa raste kushtet për ta përfituar këtë pension kanë ndryshuar. “Shqiptarja.com” ju sjell sot të plota, kriteret që duhet të plotësojë çdo i moshuar për të përfituar pensionin minimal.

“Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social”,- thuhet në manualin e Intitutit të Sigurimeve Shoqërore.

Masa e përfitimit
Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014; b) Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi.

Rregullat
Përfituesi duhet të paraqesë një herë në vit deklaratën për gjendjen social- ekonomike; b) Pensioni social tërhiqet nga përfituesi çdo muaj; c) Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se nuk tërhiqet, në qendrat e përcaktuara të pagesës; d) Pensioni social mbyllet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit; e) Pensioni social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi është për kurim në spital.

Kushtet e përfitimit: Mosha 70 vjeç. Qëndrimi i përhershëm në Shqipëri, të paktën për 5 vitet e fundit.  Nuk plotësohen kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme.  Nuk ka të ardhura ose janë më të pakta se një pension social.

Dokumentet
Dokumentacioni: Fotokopje e Kartës së identitetit.  Certifikatë familjare. Deklaratë për gjendjen social-ekonomike. Vërtetim nga zyra e gjëndjes civile, që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën.

Vërtetim nga organet tatimore, nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike. Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës. Vërtetim për ndihmën ekonomike. Deklaratë nëse je aksionar apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike/ pasuri të patundshme, që nxjerr të ardhura.

MË TEPËR

Mix15 minuta më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix19 minuta më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske36 minuta më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore40 minuta më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet5 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar23 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix23 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar23 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar23 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport24 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook