Lidhu me ne

Radar

Njohja e vetes / 10 pyetjet që duhet t’i bëjmë vetes, për të kuptuar vetveten

Në këtë material do të lexoni disa pyetje që duhet t’ia bëni vetes për të mësuar më shumë rreth vetvetes. Nuk ka gjë më të rëndësishme se rruga drejt zbulimit të kuptimit të jetës së dikujt dhe qëllimit të ekzistencës së tij. Nëpërmjet njohjes së vetes, një person është më afër realizimit të dëshirave dhe pasioneve që ka, se sa të kuptuarit e vlerës së atyre dëshirave dhe pasioneve në jetën e vet.

Në vazhdim do të lexoni 10 pyetjet që secili nga ne duhet t’ia bëjë vetes, në mënyrë që ta njohë më mirë veten e vet.

  1. Çfarë më pëlqen më shumë tek vetja ime?

Ndoshta qëllimi më i rëndësishëm në jetën e shumë personave është të arrijnë paqen e brendshme shpirtërore, dhe kjo gjë nuk mund të arrihet pa e pranuar veten ashtu siç je. Ndaj dhe pyetja e parë që duhet të bëhet, është pikërisht “Cila është gjëja që pëlqen dhe vlerëson më shumë tek vetja?”. Duke përgatitur një listë me gjërat që pëlqen tek vetja jote, secili arrin ta pranojë veten ashtu siç është.

  1. Cilat aspekte të jetës sime do të doja t’i shihja ndryshe nga mënyra se si janë?

Po aq e rëndësishme sa është të dimë cilat janë gjërat më me vlerë, po aq e rëndësishme është të pyesim edhe veten se “Cilat janë aspektet e jetës sime që do të doja të ishin ndryshe?”. Kjo pyetje ndihmon në përmirësimin e cilësive negative që kemi në karakterin tonë.

  1. Cilat janë frikërat e mia?

Të përballesh me frikërat është një arritje e madhe. Për t’i kaluar frikërat, duhet t’i njohim mirë se cilat janë ato gjëra, për të cilat ne frikësohemi. Ndaj dhe pyetja që duhet t’ia bëjmë vetes është “Cilat janë frikërat e mia? Cilat janë gjërat që nuk më lënë të eci përpara?”. “Frika është aq e madhe, sa e lejon mendja” do të thoshte Ralph Waldo Emerson.

  1. Për cilat gjëra jam falenderues?

Mirënjohja është një virtyt shumë i rëndësishëm i një personi. Për të kuptuar dhe vlerësuar gjërat që vërtet kanë rëndësi, atëherë duhet ta pyesim veten “Në gjithë jetën time, cilat janë gjërat që më kanë ndodhur, dhe personat që kam pranë, për të cilat duhet të jem falenderues?”. Kjo na lejon të mbajmë pranë personat që vërtet janë të rëndësishëm për ne, dhe sidomos ata që na kanë qëndruar pranë në momentet tona të vështira.

  1. Jam i lumtur duke bërë atë që po bëj?

Një tjetër pyetje që na ndryshon jetën, është pyetja e vazhdueshme e vetes nëse jemi të lumtur duke bërë atë që po bëjmë. Jemi vërtet duke bërë gjërat që duam, apo po ndjekim udhëzimet e atyre që na kanë diktuar se jeta duhet jetuar në këtë mënyrë apo në atë mënyrë? Nëse përgjigja është “Jo”, atëherë duhet të pyesim veten se çfarë mund të bëjmë për ta ndryshuar këtë gjë.

  1. Cilat janë gjërat më të rëndësishme që kam mësuar në jetë?

Një tjetër pyetje shumë e rëndësishme është “Deri në këtë moment të jetës, cilat janë gjërat më të rëndësishme që kam mësuar? Cilat nga mësimet më kanë ndryshuar jetën në mënyrë pozitive apo negative?

  1. Cilët persona më frymëzojnë më shumë dhe çfarë më frymëzon më tepër tek ata?

Një pyetje tepër domethënëse është edhe “Kush më frymëzon mua më tepër dhe çfarë më frymëzon më tepër tek këta persona?”. Kjo do të na japë një informacion mjaft të vlefshëm mbi gjërat që ne duhet të ndryshojmë tek vetja, për të arritur ato cilësi që i pëlqejmë tek ata që na frymëzojnë.

  1. Sa të rëndësishme janë lekët për mua?

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme që nuk na ndihmon vetëm për të kuptuar synimet, por na ndihmon të njohim edhe prioritetet që kemi, si dhe nëse po i shpenzojmë siç duhet kohën dhe mundësitë tona për gjërat që vërtet kanë vlerë për ne. Në rast se përgjigja është se paraja nuk është një prioritet, atëherë rrjedhimisht përgjigja na çon drejt prioriteteve që kemi dhe drejt gjërave që duhet të bëjmë për t’i arritur ato prioritete.

  1. Ku e shoh unë veten pas 5, 10 apo 20 vjetësh?

Vetëm kur ne njohim dhe pranojmë synimet që kemi në mënyrë realiste, dhe mbajmë në mendje detyrat e përgjegjësitë tona ndaj familjes, mund të punojmë duke u përkushtuar plotësisht në realizimin e tyre.

  1. Në çfarë besoj unë?

“A besoj unë në Zot? Çfarë përfaqëson Zoti në jetën time?” Besimi në fe të bën të përcaktosh qartë të mirën dhe të keqen. Një person që beson në Zot, ka nevojë gjithashtu për siguri, por i ka të qarta idetë se cilat gjëra janë të mira dhe cilat janë të këqija. Kjo gjë u jep atyre siguri që nëse dikush i pyet për veprimet që bëjnë, të dinë të tregojnë se ajo është gjëja e drejtë që duhet bërë.

Duke i bërë vetes pyetjet e mësipërme, ne arrijmë drejt zbulimit të vetes dhe realizimit të ëndrrave dhe pasioneve tona përpara largimit nga kjo botë. Ato na ndihmojnë të kuptojmë se cilët persona dhe gjëra kanë më shumë rëndësi për ne, si dhe nëse po ia kushtojmë siç duhet vëmendjen tonë prioriteteve që kemi.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix15 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix15 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix15 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar15 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar16 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix16 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar16 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix16 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar16 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook