Lidhu me ne

Aktualitet

Bilanci i Vettingut në 1 vit e gjysmë, sa koka “preu” e sa kurseu

Bilanci i Vettingut në 1 vit e gjysmë, sa koka “preu” e sa kurseu

Nisja e procesit të vettingu-t në mars të vitit 2018 i ngjalli shqiptarëve shpresën për një sistem drejtësie të pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, apo të lidhur me krimin.

Por ku ndodhet gjyqësori 1 vit e gjysmë nga ekzistenca e procesit të rivlerësimit?

Deri në fund të korrikut 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka firmosur 188 vendime në total. Filtrin e trefishtë në pasuri, figurë e profesionalizëm e kaluan me sukses 81 gjyqtarë dhe prokurorë. Ata ia dolën të provojnë para Komisionit se kishin pasuri të pastër dhe zero kontakte me botën e krimit. 67 të tjerë u ndëshkuan më përjashtim nga sistemi, ndërsa 1 u kthye në Shkollën e Magjistraturës.

“Mëkati” më i shpeshtë i të larguarve ishte pasuria e pajustifikuar. Në disa raste, KPK gjeti edhe lidhje me elementë të inkriminuar. Asnjëri prej tyre nuk u pajtua me vendimin, duke e kundërshtuar në shkallën e dytë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku të paktën 30 prej tyre dështuan.

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e konfirmimeve janë ankimuar nga Komisioneri Publik.

Në 17 muaj, vetting-u nxori nga funksioni dy gjykatat më të rëndësishme në vend. Në Kushtetuese procesit i shpëtoi gjyqtarja Vitore Tusha. Në Gjykatën e Lartë triumfoi Ardian Dvorani.

Në shkallët më të ulëta, dosjet e të larguarve janë rishortuar te kolegët në detyrë. Kjo përkthehet në ngarkesë më të lartë pune për ta dhe me gjasë më shumë vonesë në dhënien e drejtësisë për qindra qytetarë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar8 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix10 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix10 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix10 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix10 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar10 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix10 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix11 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix11 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook