Dom Gjergj Meta reagon për vrasjen në Rrëshen: Deri kur kështu?
Dioqeza Rrëshen nën drejtimin e Dom Gjergj Metës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ndodhur në mesditë në mes të Rrëshenit.
Armando Gjini u ekzekutua me armë në sy të fëmijëve në makinë e tij.
Permes nje postimi ne rrjetet sociale, Dioqeza Rreshen, shkruan se në mes të ditës u mor një jetë në mënyre kriminale, me gjakftohtësi.
“Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve. Deri kur kështu?”– thuhet në mesazh.