Lidhu me ne

Kryesore

Politika Shqiptare, e zgjuar, e djallëzuar, apo asnjëra?!

Nga Ardit Haxhija

Prof. Në universitetin Amerikan / Middle East University

Reforma në drejtësi pas 6 vitesh, numëron shumë gjyqtarë dhe prokurorë të zënë në faj dhe të përjashtuar nga sistemi.

Mund të ishte bërë shumë më shumë, por në një vend të kapur nga e keqja, prapë shumë është bërë. Kjo, jo për meritë të njërës apo tjetrës palë, por vetëm të atyre që Kosovën e bënë shtet dhe Shqipërinë e shohin si vend strategjik në Ballkanin e zhurmshëm dhe të rrëmujshëm.

Ne gjithë këtë ndryshim, ajo që me pak mundim kuptohet është roli i politikës shqiptare. Njëra palë e paraqet si sukses të vetin, ndërsa pala tjetër e sheh si betejë të humbur. Njëra palë shantazhon palën tjetër me SPAK-un që po u afron dita ditës, ndërsa pala tjetër shpik lloj lloj disidentësh, duke linçuar këdo që i del para.

Nëse reforma në drejtësi është rruga e duhur për ne (unë e besoj dhe dua ta besoj deri në fund) i bie që nuk do pyesë për të majtë apo të djathtë. I bie që pjesa më e madhe e kabinetit të qeverisë aktuale do përballet me të njejtën reformë.

Kujtojmë këtu  drogën, tendera korruptivë, skandalet e njëpasnjëshme (unaza e Tiranës ose përfshirja direkte në blerje votash) e sa e sa raste të tjera të ngjashme.

Nëse reforma në drejtesi nuk është rruga e duhur gjë që nuk dua ta besoj, i bie që e gjithe kjo është një farsë ku në fund do shpëtojnë të gjithë, ndërsa Shqipëria do vazhdojë me të njëjtat halle.

Me sa dimë deri tani, reforma në drejtësi u bë nga të huajt pa dëshirën e asnjerës palë.

Dhe reforma po vazhdon nga të huajt pa dëshirën e asnjerës pale.

Por nga ana tjetër më habit fakti sesi po këta të huaj pranuan zgjedhje një-partiake dhe nuk doli kush të thoshte qoftë dhe një ankesë.

Atëherë politikanët tanë ose janë aq të zgjuar sa e kuptojnë kush do arrestohet e kush jo, ose janë shumë të djallëzuar sa e kane kurdisur gjjthë këtë farsë, ose ose nuk ia kanë idenë fare se çfarë po ndodh.

Ndërsa ne të mbajmë gjallë shpresën se ndoshta kësaj here, të huajt e kane marrë në dorë fatin e vendit njëherë e mirë, dhe do bëhëmi dhe ne vend normal i Europës së madhe…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook