Lidhu me ne

Temporal

Shqipëria është thjesht Ballkan


Nga Gjergj Meta

Shqipërinë e kanë etiketuar herë si vend europian për shkak të gjeografisë e herë si vend lindor për shkak të kohës së gjatë që qëndroi nën bizant apo nën perandorinë otomane. Autorë si Çabej apo Plasari i japin një vend si në midis. Edhe aty edhe atje ose, as aty e as atje. Shqipëria, sipas opinionin tim, është thjesht një vend ballkanik.

Ka pësuar influenca nga të dyja anët, por asnjëra nuk ka funksionuar deri në fund. Ajo nuk u evropianizua kurrë e po ashtu nuk u otomanizua apo bizantizua kurrë. Shqipëria dhe shqiptarët mbetën thjesht ballkanikë, sikurse popujt e tjerë të Ballkanit edhe pse, bashkë me grekët, jemi ndër popujt më të vjetër evropianë. Nuk ka tjetër si shpjegohet tranzicioni problematik i popullit shqiptar në këto tridhjetë vite, apo shtypja që na u bë nga shqiptarë të tjerë për 50 vjet apo koha e amullt tranzitore nga shpallja e pavarësisë e deri në prag të pushtimit italian e kështu me radhë. Ajo çka i bashkon këto periudha janë trajtat ballkanike të shoqërisë dhe për rrjedhojë të figurave publike. Një nga trajtat problematike të jetës shoqërore ballkanike është raporti i zhdrejtë që kemi me hapësirën dhe sasinë. Më lejoni t’ju jap një shembull. Në fshatin tim ka mijëra hektarë tokë. Në pjesën më të madhe është djerrë. Ka njerëz që janë pronarë të atyre tokave prej 30 vitesh dhe kurrë nuk e kanë punuar apo mbjellë, por kur ti ua kërkon me qira apo ndodh që kufijtë nuk janë të qartë, njerëzit menjëherë zgjohen. Mjafton hapësira të jetë e imja edhe pse ajo nuk përdoret d.m.th. nuk i jepet domethënie. Në Ballkan në kemi qenë dhe jemi fanatikë për kufijtë dhe hapësirat, por nuk u japim kurrë një kuptim a një domethënie atyre. Ne duam sasinë dhe hapësirën, por pa u dhënë një kuptim dhe një qëllim atyre. Ja pse shpesh ne shqiptarët edhe ballkanikët në përgjithësi bëhemi patriotë dhe interesohemi për Shqipërinë kur ikim prej saj. Ne vrasim dhe presim për ruajtjen e hapësirës, por nuk i japim domethënie asaj. Te ne në Shqipëri ka njerëz me ide, vizion dhe vullnet, por skllavërisht të lidhur pas idesë së tyre, madje deri në marrëzi dhe vetëshkatërrim.

Figurat publike, ato politike e udhëheqëse në mënyrë të veçantë, dallohen për faktin që shkojnë deri drejt vetëshkatërrimit për të ruajtur idenë e vizionin e tyre. Shembuj ka plot në historinë tonë të tashme e të kaluar. Ideja dhe vizioni nuk kanë substancë, por vetëm një logjikë pushteti. Për këtë mund të themi se mënyra e të bërit shtet dhe e të çuarit përpara të kësaj mënyre, në çfarëdo epoke të jetë, përballet me një logjikë nihiliste, d.m.th. me nihilizmin, asgjësimin e gjithçkaje që pengon projektin personal. Kjo praktikë tribalo-ballkanike me prirje totalitare po del në pah për të disatën herë këto vite në Shqipëri. Paaftësia për kompromis nuk ka të bëjë aq shumë me një pamundësi aktuale se sa me një pamundësi afatgjatë. Vetë etimologjia e fjalës kompromis, me premtu së bashku e rrjedhimit me mbajt fjalën së bashku, tremb aktorët e kompromiseve. Atyre që në Shqipëri hiqen si modernë në të bërit shtet apo në administratë, nuk u mungon qëllimi i mirë. Unë besoj se e kanë seriozisht. Por moderacioni dhe moderniteti në vendin tonë fatkeqësisht është një fasadë. Përvoja e viteve të fundit, vetë përgjimet e nxjerra nga gazeta BILD, gjuha e ashpër, herë me nota dhune të hapur e herë e veshur me stilistikë sarkastike apo ironike, na tregojnë se nën një rrogoz të qepur bukur në sipërfaqe, qëndron një makineri e dhunshme dhe e pa limit në çuarjen përpara të modelit kinse modern dhe të moderuar.

Si mund të çohet përpara një model i moderuar me anë të dhunës e për më tepër me anë të dhunës ligjore kinse në emër të popullit ose drejtësisë, sipas rastit? Shoqëria shqiptare gjithashtu vuan nga njëlloj makiavelizmi ballkanik dhe modern. Vë në lojë çdolloj force e mjeti, të sproporcionuara në krahasim me arritjen e qëllimit. Kriza e fundit, e cila në fakt ka nisur vite më parë, është thjesht kurthi që politikanët shqiptarë i kanë ngritur vetvetes, pikërisht në emër të këtij makiavelizmi ballkanik. Në maj të vitit 2013 Kisha Katolike bëri një deklaratë në të cilën u tha tekstualisht: “Është e njohur se në shumë zona të Shqipërisë vota shitet, blihet apo rrëmbehet nën kërcënim. … shitblerja e votës është shitblerja e lirisë”.

Duke shtuar po ashtu se “Përveç votës së blerë një fenomen i rëndë është vota nën kërcënim, sidomos lidhur me premtim të vendit të punës”. Në vitin 2015 në një deklaratë tjetër përveç shitblerjes së votës dhe kërcënimit me vendin e punës Kisha Katolike i shtoi edhe kandidimin e njerëzve me të kaluar kriminale duke thënë: “dëshirojmë të themi se duhet të tregohet nga forcat politike një vullnet i pakthyeshëm për dekriminalizimin e politikës në tërësi. Këto zgjedhje vendore janë një rast mjaft i volitshëm që të shfaqet hapur prej forcave politike vullneti politik për dekriminalizim. Prandaj në përcaktimin e kandidatëve të kihet parasysh gjetja e atyre kandidatëve, të cilët nuk janë të përfshirë në një të kaluar kriminale dhe korruptive”. Ja pse sot gjendemi në një situatë të paprecedent dhe kjo për shkak se po na kthehen mbrapsht strategji të ndërtuara mbi parimin e përdorimit të çdo mjeti për të fituar. Kjo logjikë qëndron në themel të së ashtuquajturës “aleancë e qelbësirave” e cila po kthehet në bumerang.

Duke ardhur tek Evropa, përshtypja ime, dhe mbetet vetëm në këtë nivel perceptimi, është se Shqipëria asaj, nga pikëpamja strategjike, i intereson vetëm në kuadër të stabilitetit ballkanik. Mendoj se shqiptarët shihen vetëm në këtë perspektivë dhe interesi i kancelarive perëndimore për Shqipërinë ndalet aty. Ata e njohin mirë historinë tonë ballkanike. Ndërsa interesi ynë për Europën i ngjan një të varfëri që troket pa pushim në dyert e saj duke pritur që t’i hedhin një copë ushqim që herë janë vizat, herë hyrja në NATO e tani është hapja e negociatave që i çel rrugë anëtarësimit. Për Europën nuk është komod, madje shpesh i bezdisshëm, fakti që ka një “fqinj” te dera i cili troket, por nuk ka kushtet për të hyrë brenda, sepse, duke përdorur një shprehje të Dhiatës së re, i mungojnë veshjet e përshtatshme për të marrë pjesë në këtë “banket”. Si do të dalim nga kjo situatë? Vështirë të thuhet. Do duhet kohë. Edhe nëse kalojmë lumin këtë herë, kjo nuk do të thotë se kemi kalëruar kalin e duhur e se nuk do të ketë më përmbytje.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook