Lidhu me ne

Kryesore

Cilin problem të Shqipërisë zgjidh 30 qershori?

Ervis Iljazaj

Ka një insistim të madh nga ana e mazhorancës për të zhvilluar zgjedhjet më 30 qershor. Në fakt, është i pakuptueshëm se përse bëhet një marrëzi e tillë për të fituar 61 bashki në një turn elektoral pa garë dhe pa kundërshtar, që nuk i duhet as vetë Partisë Socialiste.

E gjitha kjo justifikohet me pretendimin se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, se qytetarëve nuk mund t’i hiqet e drejta për të zgjedhur. Madje, edhe gjatë fushatës elektorale ka një gjuhë paradoksale, ku u bëhet thirrje njerëzve të votojnë Partinë Socialiste, a thua se ekziston ndonjë logo tjetër partie. Në radhë të parë askush nuk po u heq shqiptarëve të drejtën për të votuar, thjesht po kërkohet një bashkëpunim politik i arsyeshëm, duke parë situatën ku ndodhemi. Në radhë të dytë, kështu si ka arritur gjendja, këto kurrsesi nuk janë zgjedhje, por thjesht një votë e ndikuar që, ndër të tjera, shkel edhe parimin kushtetues të fshehtësisë së votës, pasi në shumë bashki ka vetëm një kandidat dhe si pasojë ata që do të shkojnë të votojnë praktikisht e kanë deklaruar votën hapur.

E megjithatë, le ta marrim të mirëqenë se zhvillimi në këtë datë të zgjedhjeve për pushtetin lokal është tërësisht i pamundur për t’u evituar, ashtu sikurse e theksojnë shpesh pjesëtarët e qeverisë.

Mazhoranca ka krijuar idenë se mbajtja e zgjedhjeve në datën 30 qershor është zgjidhja më e madhe e problemeve të politikës, por edhe e Shqipërisë në tërësi.

Por cilin nga problemet e Shqipërisë zgjidh 30 qershori në këto kushte?

Problemi i Shqipërisë nuk janë aspak zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ato edhe mund të zhvillohen, në to mund të marrin pjesë kandidatë të vërtetë apo fals, siç do të jenë shumë prej tyre, vetëm për të legjitimuar zgjedhje, për t’u konsideruar formalisht të rregullta. Mirëpo, edhe nëse ndodh kështu, opozita shqiptare, që përfaqëson pothuajse gjysmën e shqiptarëve, do të vazhdojë të jetë ende jashtë Parlamentit të Shqipërisë.

Në këtë kuptim, çështjet më thelbësore që shqetësojnë demokracinë dhe politikën shqiptare do të vazhdojnë të jenë po aty. Prandaj, duhet të kuptojmë se zgjedhjet lokale nuk janë aspak problemi kryesor i politikës, por bllokimi i Shqipërisë është problemi që duhet të na bëjë të gjithëve të shqetësohemi.

Në këtë moment, nuk ka fare rëndësi se kush është fajtori, apo se cili është përgjegjësi i situatës ku ndodhemi. Gjithsecili ka bindjet dhe argumentet e veta për të dhënë një përgjigje. E rëndësishme është që kjo situatë duhet të marrë zgjidhje sa më parë, në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre.

Shqipëria ndodhet në një bllokim total institucional, politik dhe ekonomik, që nëse vazhdon edhe më gjatë do të kthehet edhe në një bllokim shoqëror. Kështu që, pavarësisht argumenteve të njërit apo tjetrit krah politik, nuk ka rrugë tjetër, madje politika shqiptare është e “dënuar” të zhbllokojë situatën ku ndodhemi, dhe t’i japë frymëmarrje ecurisë normale politike dhe ekonomike të vendit.

Shqipëria sot gjendet praktikisht pa një sistem gjyqësor dhe në këtë situatë fare lehtë mund të kuptohet se si mund të qeverisë një qeveri pa një kontroll të tillë. I vetmi institucion që ka mbetur ende për të kufizuar pushtetin ekzekutiv, për aq sa lejon Kushtetuta, është ai i Presidentit të Republikës.

Perspektiva europiane e Shqipërisë duket ende larg për t’u arritur në këtë kontekst politik ku ndodhemi, gjë e cila nuk afrohet aspak me insistimin për të zhvilluar zgjedhjet lokale në këto kushte më 30 qershor.

Për të mos folur për ekonominë, apo sektorë të tjerë të shërbimit, që ndodhen në gjendjen më të keqe të dekadës të fundit. Madje problemi më i madh për ekonominë shqiptare në këto momente të turbullta, nuk është fakti nëse kemi rritje apo jo, sepse kjo është një gjë që rikuperohet, por infiltrimi në sektorë të caktuar të saj të krimit, që do të ketë pasoja për vite me radhë. Nëse shtojmë edhe situatën ku ndodhet Parlamenti i Shqipërisë, me një legjitimitet më se të dyshimtë, për nga përfaqësimi apo funksionimi jo me të gjithë numrin e deputetëve që parashikon Kushtetuta, atëherë, kuptohet fare lehtë se zgjedhjet e 30 qershorit përpara një paralize totale të jetës politike dhe institucionale të vendit nuk kanë kurrfarë rëndësie.

Madje, zgjedhjet në këto kushte më 30 qershor, nuk mund t’i shërbejnë as vetë pushtetit lokal. Kurrsesi nuk është në të mirë të qyteteve shqiptare nëse qeverisja e tyre fitohet pa një garë, pa alternativë dhe pa vizione të ndryshme që garojnë./ Gazeta Liberale

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook