Lidhu me ne

Aktualitet

Mbetet dorëheqja

Mediat e pushtetit raportojnë së fundmi se Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë për Unitet Kombëtar të drejtuar nga Idajet Beqiri për çregjistrim nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kërkesa ishte bazuar mbi arsyetimin se Presidenti ka dekretuar anullimin e datës 30 qershor, duke marrë si të mirëqenë faktin se vetëm kreu I shtetit dekreton një datë zgjedhjesh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në fillim dhe tani Kolegji Zgjedhor kanë hedhur poshtë kërkesën e Beqirit, duke dhënë kështu rrugë për argumentin se me të bie edhe dekreti i anullimit të zgjedhjeve.

Duke lënë mënjanë faktin se shqyrtimi gjyqësor përqendrohet mbi kërkesën dhe pardinë dhe nuk merr në konsiderata rrethana të tjera, pra një kërkesë tjetër mund të kishte tjetër rezultat, duhet thënë se vendimi i Kolegjit ka implikime politike.

Presidenti i Republikës ka ushtruar kompetencat e veta përtë dhënë një zgjidhje të situatës politike siç e mendon ai. Në argumentimin e tij për dekretin e anullimit të zgjedhjeve, Presidenti ka shprehur qartë kundërshtimin e vet për mbajtjen e tyre në kushtet kur nuk ka alternativë. Sipas tij me situatën e krijuar qytetarëve u është mohuar e drejta për zgjedhe duke u lënë vetëm të drejtën për të votuar.

Arsyetimi i Presidentit bazohet tërësisht mbi argumente kushtetues duke vënë në dukje kështu natyrën sipas tij, antikushtetuese të qëndrimeve të shumicës në pushtet. Me vendimin e sotshëm, Presidentit i janë ezauruar mjetet për të kundërshtuar brenda sistemit rrjedhojat e kësaj situate, duke mbetur vetëm një dëshmitar pasiv dhe impotent përpara asaj që do të ndodhë në datën 30 qershor.

Natyra e argumenteve dhe qëndrimeve publike të Presidentit ka vulosur zyrtarisht papajtueshmërinë e tij me veprimet dhe aktet publike të qeverisë dhe parlamentit aktual. Presidenti, përmes disa shkresave ka lënë të kuptohet se e konsideron Parlamentin ilegjitim dhe pa të drejtën e vendimmarrjes kushtetuese.

Në këto kushte, akti i vetëm i Ilir Metës është dorëheqja e tij dhe kalimi në opozitë aktive duke ofruar për vendin dy gjëra:

Së pari shpëtimin e Presidencës sa nga shndërrimi i saj në një institutcion pa dinjitet dhe që do të shpërfillet dhe degradohet, aq edhe nga përdorimi i pashmangshëm i saj, hapur dhe në mënyrë flagrante për interesa partiake dhe personale.

Së dyti, do të simetrizojë ballafaqimin politik duke i hequr kryeministrit alibinë se opozita po bën këto që po bën sepse ka frikë nga drejtësia.

Askush nuk e ka thënë derim më sot se jemi në këtë situatë jo dhe aq për shkak të frikës së opozitës, më shumë sesa për shkak të faktit se prokuroria mbajti të patrajtuar dy dosjet e vjedhjes së zgjedhjeve. Ndaj çdo qëndrim i mëtejshëm i z. Meta në atë zyrë vetëm sa komplikon çdo zgjidhje të afërt të krizës. Sepse zgjidhje të vërtetë me këta që janë në politikë nuk ka./Respublica.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook