Lidhu me ne

Kryesore

Kokëdhima: Ta rrëzojmë të vdekurin që ecën

Në një deklaratë për mediat, Partia “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës bën thirrje për rrëzimin e kryeministrit, ndërsa shton se Partia Socialiste është e kapur nga Rama e Veliaj. Kjo parti u bën thirrje shqiptarëve të mos shkojnë në votimet e 30 qershorit.

Deklarata:

Ai është Edi Rama. Politikisht dhe moralisht. Është kapur me presh në duar. Në krye të një qeverie dhe bandave mafioze. Ai duhet të rrëzohet në radhë të parë nga socialistët.

Rama ndjek me vendosmëri agjendën personale. Lufton çdo sekondë për pushtet dhe pasuri për vete. Jo për popullin. Në këto ditë kaq të ndezura politikisht ai vazhdon i pashqetësuar vjedhjen e Shqipërisë. I kaloi edhe dy koncesione kriminale me çmime për kilometër më të lartat në botë për një rrugë fushore. Firma ‘Fusha’ fitoi tenderin fiktiv të radhës me 6 milionë euro. Çdo gjë vazhdon sipas parashikimit.

Në 365 ditë viti populli merret me politikë dhe Edi Rama e partnerët e vet në vjedhje merren me biznes të pisët, merren me grabitjen e Shqipërisë.

Për t’i kuptuar këto nuk është e nevojshme të jesh pa parti, as opozitar e as socialist. Këto i di i madh e i vogël.

Partia Socialiste mund ta drejtojë vendin në periudhën e ngelur të mandatit politik pa Edi Ramën dhe duke i shpëtuar shqiptarët nga kjo bandë me 5 biznesmenë, me Edi Ramën e Erjon Veliajn dhe me dy-tre rilindas të tjerë.

Kush nuk shkon në votime do të konsiderohet armik i regjimit. ‘Zgjidhja’ u kërkon të gjithë shqiptarëve: Mos shkoni në votime! Kështu do të shpëtojmë në radhë të parë ata njerëz të cilët pa dashur janë peng i regjimit, kryesisht të punësuarit në shtet dhe socialistët sepse nuk do lejojmë që ata të izolohen dhe të vihen nën presion nga mafia e pushtetit.

T’i  ndihmojmë socialistët të shkëputen nga hajdutët dhe kriminelët që kanë kapur PS-në!

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook