Lidhu me ne

Temporal

Sa kushton të blesh 4 vite pushtet në Shqipëri?


Nga Klodian Tomorri

(Një përpjekje për kuantifikimin monetar të tregut të votave)

Që kur Shqipëria u përfshi nga fenomeni i blerjes masive të votave, një nga sfidat që ka ngacmuar jo pak kurreshtjen e ekonomistëve është vlerësimi sasior i tregut të votave në terma monetarë. Për ta thënë më thjesht sa është vlera e parave që shpenzohen për të blerë zgjedhjet?

Statistikisht kjo është një sfidë e vështirë për një sërë arsyesh. Së pari, transaksionet e blerjes së votave janë informale dhe të jashtëligjshme, ndaj regjistrimi i drejtëpërdrejtë i tyre është i pamundur. Së dyti, edhe metodat indirekte të vlerësimit përmes sondazheve janë po ashtu të dyshimta për shkak të ashtuquajturit “efekti i dëshirueshmërisë sociale”. Pra tendenca e të pyeturve që të mos pranojnë se e kanë shitur votën, por të përgjigjen në mënyrën që shihet si më e moralshmja nga shoqëria.

Megjithatë, përgjimet e Dibrës ofrojnë dy të dhëna shumë të dobishme. Së pari çmimin mesatar të blerjes së votës dhe së dyti, potencialisht edhe sasinë dysheme të votave të blera, gjithmonë nën disa supozime të forta.

Sipas përgjimeve të bëra publike nga gazeta Bild, një votë në zagjedhjet vendore për Bashkinë e Dibrës është shitur me një çmim mesatar prej 4 mijë lekë, pra nga 3 deri në 5 mijë lekë.
Nga ana tjetër, krahasimi i rezultateve për dy zgjedhje të mbajtura në harkun kohor të një viti, potencialisht sinjalizon edhe sasinë minimale të votave që Partia Socialiste ka blerë në zgjedhjet e Dibrës.

Në vitin 2015 Shukri Xhelili i Partisë Socialiste u zgjodh kryetar i Bashkisë së Dibrës me 15 mijë vota. Fiks një vit më vonë, Muharrem Rama po i Partisë Socialiste u zgjodh kryebashkiak me 18 mijë e 600 vota, pra 3600 vota me shume.

Por edhe shifra prej 3600 mund të jetë vetëm nivele dysheme i votave të blera. Duke parë imazhin e përkeqësuar të Partisë Socialiste në Dibër pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit, sasia reale e votave të blera në këtë bashki mund të variojë nga 6 mijë deri në 7 mijë vota. Në total Bashkia e Dibrës ka 30 mijë votues, çka do të thotë se votat e blera zënë 25 për qind të totalit të votave.

Niveli prej 25 për qind i votave të blera mbështetet edhe nga dy argumente llogjike. Së pari ai është afër masës së të ashtuquajturve votuesit gri, ata që janë të lëkundur për votën e tyre dhe që janë përcaktues në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Së dyti, ky nivel është konsistent edhe me gjetjet e studimeve më të njohura empirike në këtë fushë të kryera në vendet e ngjashme si Shqipëria. (shiko “Vote Buying and Social Desirability Bias: Experimental Evidence from Nicaragua”, Gonzalez-Ocantos et al 2010).

Këto dy tregues shumë të rëndësishëm që zbulojnë zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës mund të përdoren në nivel kombëtar për të vlerësuar sasinë e përafërt të parave që shpenzohen në Shqipëri për blerjen e votave.

Sipas tabelës zyrtare nga KQZ, në zgjedhjet e vitit 2017 numri total i votave të vlefshme ishte 1 milionë e 580 mijë. Nëse zbatohen treguesit e Dibrës, atëherë rezulton se në vitin 2017 janë blerë rreth 350-400 mijë vota. Çmimi i votave në zgjedhjet e përgjithshme tenton të jetë më i lartë për shkak se edhe plaçka e fitores është shumë herë më e madhe. Madje në disa raste, në zgjedhjet e përgjithshme çmimi i votës arrin deri në 100 euro e ndoshta edhe më shumë.

Duke marrë parasysh këtë, atëherë në shkallë kombëtare tregu i blerjes së votave varion nga 20 deri në 40 milionë euro. Megjithatë shuma totale e shpenzuar mund të jetë edhe më e madhe për shkak se një pjesë jo e vogël mund të përvetësohet nga sekserët që partitë përdorin për blerjen e votave, siç dëshmon edhe rasti i Dibrës.

E gjitha kjo është një llogari e mbështetur në supozime shumë të forta. Megjithatë ka edhe një mënyrë tjetër indirekte, që e konfirmon. Kur blerja e votave ndodh në masivisht siç është rasti i Shqipërisë, atëherë ajo shkakton pasoja në shlallë makroekonomike duke ndryshuar agregatët monetarë.
Për ta thënë më thjesht, blerja e votave rrit kërkesën për likuiditet. Rrjedhimisht paratë dalin nga bankat dhe shkojnë në treg duke rritur sasinë e parave në qarkullim dhe agregatin monetar M1.

Kjo është një metodë që përdoret gjerësisht nga ekonomistët për të identifikuar blerjen e votave në vendet e ngjashme si Shqipëria. (shiko “Detecting vote buying in monetary aggregates: New evidence on monetary political cycles,” Aidt et al 2015).

Në maj-qershor të vitit 2017, paraja në qarkullim u rrit me 7 miliardë lekë ose 60 milionë euro, që do të thotë se 60 milionë euro dolën nga bankat për t’u hedhur në qarkullim. Pjesa më e madhe e tyre mund të kenë shkuar pikërisht për të financuar blerjen e zgjedhjeve. Kjo do të thotë se në Shqipëri 4 vite pushtet blihen me vetëm 40 milionë euro.

MË TEPËR

Mix57 minuta më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix2 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix2 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar2 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix3 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix3 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix3 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal3 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Radar3 orë më herët

Alfred Lela i lumtur: Të paktën s’fituan Basha me Alibeajn

Demokratët duket se inatin më të madh e kanë me njëri-tjetrin, se sa më kundërshtarin politik. Edhe pse kanë pësuar...

Radar3 orë më herët

Joe Biden u diagnostikua me kancer, reagon Donald Trump: Jemi të trishtuar…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas diagnostikimit me kancer në prostatë, të paraardhësit të tij në detyrë, Joe Biden....

Facebook