Lidhu me ne

Aktualitet

Opozita do të protestojë përditë nga e hëna

Opozita e bashkuar në Shqipëri paralajmëron, se do të protestojë çdo ditë, deri të dielën e datës 30 qershor, datë që qeveria ka vendosur të hyjë në zgjedhje edhe pas bojkotit opozitar.

Vendimi u mor menjëherë pas përmbylljes së protestës së nëntë kombëtare, pas takimit të kreut të Opozitës, Lulzim Basha, me aleatët e Partisë Demokratike. Për herë të parë gjatë mbrëmjes të së premtes, Basha artikuloi në fjalimin e tij kushtin më të ri për daljen nga kriza: vënien përpara drejtësisë të personave që kanë dalë në përgjimet e dosjeve 184 dhe 339. “Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare. Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime. Dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqiptare” – deklaroi lideri demokrat, Basha. Ashtu si edhe në protestat e kaluara, ai theksoi, se “nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër”.

Basha dhe aleatët e tij vendosën, se duke nisur nga e hëna (24.05) ata do të revokojnë listat e zgjedhësve.

21 Qershori, asnjë incident

Nё njё orar jo krejt tё zakontё, rreth orёs 20:00 tё mbrёmjes, nёn masa tё rrepta sigurie dhe forca tё shumta tё policisё, protestuesit kanё nisur tё protestojnё nёn thirrjen e tyre kryesore: “Rama ik”.  “Marshi i Barabait” ёshtё pёrzgjedhur tё jetё simboli i protestёs sё 21 qershorit, sё bashku me njё statujё simbolike tё kryeministrit, e cila pёrngjante me atё tё ish-diktatorit Hoxha. Protesta u paralajmёrua pёr tё qenё paqёsore nga kreu i Opozitёs Lulzim Basha dhe ashtu përfundoi. Pёr kёtё arsye me sa duket ai u shoqёrua nga bashkёshortja dhe dy vajzat e tij tё vogla. Për herë të parë gjatë këtyre mujave, gjatë protestës nuk u shënua asnjë incident. Nё fjalimin e nisur nё orёn 21:00, Basha kishte si kryefjalë të tij “Shqipërinë, si e gjithë Europa”. I rrethuar me protestues që mbanin flamujt gjermanë, amerikanë dhe të Bashkimit Europian, për rreth 40 minuta lideri opozitar ka artikuluar kërkesat dhe kushtet që Opozita ka për daljen nga kriza. Kёsaj proteste i parapriu publikimi sёrish i disa regjistrimeve tё reja nga pёrgjimet e telefonatave nga prokuroria tё dosjeve 184 dhe 339, ku bёhet fjalё pёr manipulim votash nё zgjedhjet parlamentare 2017.

Apele pёr protestё paqёsore

Mё herёt ambasadat e huaja nё Shqipёri kishin bёrё apel pёr protestё paqёsore dhe larg dhunёs. “Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke pasur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore” – reagoi pak orё para protestёs ambasadorja gjermane nё Tiranё, Susan Schütz.

Apel pёr protestё paqёsore bёri edhe presidenti Ilir Meta. “Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme” – u tha nё njoftimin pёr shtyp. Opozita proteston prej katёr muajsh radhazi kundёr qeverisё, qё e akuzon pёr manipulim tё zgjedhjeve mё 2017 dhe lidhje me krimin e organizuar. Pas tёrheqjes nga parlamenti dhe djegies sё mandateve tё deputetit qё nga muaji shkurt, opozita refuzon edhe pjesёmarrjen nё zgjedhjet lokale mё 30 qershor, tё cilat tashmё janё ҁdekretuar nga presidenti. Ndёrkohё qё Partia Socialiste nё qeveri vazhdon fushatёn elektorale, duke mos e njohur vendimin e presidentit dhe duke shkuar drejt zgjedhjeve mё 30 qershor. / Marrë nga DW

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar22 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix22 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix22 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix22 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix22 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix22 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar23 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix23 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix23 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook