Nga e hëna në të premte në ekran. Me siguri një nga streset më të mëdha të Rudina Magjistarit është: Çfarë do të vesh sot? Moderatorja e njohur ka krijuar tashmë një stil të sajin në ekran dhe preferon t’i qëndrojë besnike: kostumeve dhe fustaneve. Rudina e di që kjo është “zona e saj e rehatisë” dhe nuk guxon të bëjë zgjedhje që nuk i shkojnë as personalitetit të saj. Ne sot kemi zgjedhur 10 veshjet që pëlqejmë më shumë tek Rudina.
Ajo në fakt “e detyruar” nga transmetimet çdo ditë në ekran zgjedh edhe të njëjtat veshje disa herë. Asgjë të keqe nuk ka këtu. Të njëjtën gjë bën edhe Kate Middleton. Për t’u rikthyer edhe një herë tek veshjet e Rudinës, shikoni më poshtë zgjedhjet tona dhe na tregoni nëse bini dakord me to:
Veshja e parë
Fundi me tyl dhe kanorieria që aq shumë është në modë kohët e fundit është kombinimi perfekt. Xhaketa treçerekëshe e bardhë e ka thyer paksa ngjyrën e zezë që mbizotron veshjen e Rudinës. Sandalet me rripin e hollë duket të jenë të preferuarat e Rudinës, sepse i vesh shumë shpesh.
Veshja e dytë
Kostumi i kuq duket se është bërë vetëm për Rudinën. E ndriçon në fytyrë dhe prerja e tij, ia evidenton më së miri belin. Sandalet transparente janë një zgjedhje mjaft trendy, e kombinuar këndshëm me kostumin.
Veshja e tretë
Sa mund të shkojë jeshilja me të kuqen? Shumë nuk guxojnë ta realizojnë këtë kombinim. Rudina e ka bërë dhe i ka rezultuar i suksesshëm.
Veshja e katërt
Edhe ngjyrat e lehta duket se i shkojnë shumë moderatores. Këmisha e bardhë që është gjithmonë “IN” e kombinuar me fundin me bel të lartë ngjyrë blu me pika rozë, është një zgjedhje e mirë e Rudinës. Këpucët ngjyrë rozë gjithashtu janë një detaj tepër interesant që e kompletojnë më së miri veshjen.
Veshja e pestë
Pantallonat me bel të lartë për mendimin tonë janë veshja që i shkon më shumë Rudinës: e tregojnë më të gjatë, i evidentojnë belin dhe duket më e re në moshë. Ky kombim i të zezës me rozën ngjan bukur.
Veshja e gjashtë
Kjo është një ndër veshjet e preferuara të Rudinës. E ka veshur 3 herë në emision dhe i shkon shumë.
Veshja e shtatë
Një jumpsuit i zi është veshja e shtatë më e bukur e Rudinës. I rri bukur dhe duket më vajzërore.
Veshja e tetë
E kemi shkruar edhe më lartë që e kuqja është për Rudinën. Moderatorja shkëlqen në këtë ngjyrë. Edhe ky fustan i kuq i kombinuar me këpucët nudë është vërtet një veshje interesante.
Veshja e nëntë
Pantallona me bel të lartë me kuadrate dhe këmisha blu kadife. Një tjetër kombinim që i shkon. Detaji i rripit në mes në të njëjtën ngjyrë si këmisha e bën edhe më interesante veshjen.
Veshja e dhjetë
Rudina edhe kur eksperimenton dhe kalon tek sportivja duket bukur. Një bluzë e zezë dhe një palë pantallona me vija të bardha dhe të kuqe (që duken më shumë si tuta) janë një tjetër zgjedhje e moderatores. Këpucët me taka e rikthejnë Rudinën tek seriozja sërish.