“Bashkë që gjaku i prindërve tanë të mos shkelet”, djali i Sokol Olldashit thirrje të fortë: Krimi më i madh që na ka bërë kjo qeveri
Glauk Olldashi, djali i deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, në një koment në profilin e tij në facebook, shkruan se Rama u ka vjedhur idealet njerëzve, dhe nëse nuk bëhemi bashkë gjaku dhe lotët e pasardhësve tanë do shkelen.
‘Të kërkosh pacënueshmërinë e lirisë së votës do të thotë të kërkosh respektimin e sistemit demokratik, në themelet e të cilit qëndron kontributi i të gjithë demokratëve, që ditën të rrëzonin sistemin më të egër totalitar. Krimi më i madh që na ka bërë kjo qeveri është vjedhja e idealit. Dhe, në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet! Në vitet ‘90, Shqiptarët jetonin në skamje, ama diskutohej dhe luftohej për ideale. Sot diskutohet vetem mirëqenia personale dhe idealet janë harruar. Dua t’i bëj thirrje të gjithe shqiptarëve, të mëdhenj e të vegjël, të majtë e të djathtë: të harrojmë ndasitë e të bashkohemi për veten tonë, për familjet tona e për Shqipërinë tonë!’