Lidhu me ne

Kryesore

ElectionGate: Transkriptet e përgjimeve të Bild mes ministrave, funksionarëve dhe figurave të krimit në Dibër

ElectionGate: Transkriptet e përgjimeve të Bild mes ministrave, funksionarëve dhe figurave të krimit në Dibër

Gazeta gjermane BILD publikoi sot përgjime të reja, pjesë e dosjes hetimore 184/2016 për manipulimin e zgjedhjet vendore të parakoshme, të shtatorit 2016 në Dibër.

Në prag të zgjedhjeve, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal ndaj një morie drejtuesish lokalë të policisë, drejtorive rajonale të arsimit, tatimeve, OSHEE-së, etj si dhe denoncoi publikisht Ymer Lalën, një personazh të dyshuar për aktivitet kriminal me lidhje të forta në zonë.

Podiumi.com po sjell më poshtë përgjimet e zbardhura.

Përgjimi 1

Robert Aga, Drejtori i Policisë Dibër flet në telefon dhe i mburret Ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe biznesmenit Bekim Krashi se ai ka përgatitur një strategji që Partia Socialiste t’i fitojë zgjedhjet në Dibër.

Robert Aga pohon se, megjithëse ata nuk kishin shumë besim tek ai, plani i tij për Partinë Socialiste funksionoi. Gjatë bisedës ai konfirmon se është “komisari politik i PS-së” brenda Policë së Shtetit. Damian Gjiknuri e këshillon të mos flasë shumë në telefon.

Bekim Krashi: Ah ca ke arrit, ca ke arrit! Ia dole! E ke mbyt fare (qesh) po e mbyt, po e mbyt. Spo të shpëton asgjë. Plus je kudo. Vetëm në (nuk kuptohet) nuk je mirë, minus 10. Do të t;I jap të gjithë të dhënat në letër.

Robert Aga: Dua të kem 1000 plus. Nuk pranoj asgjë poshtë se 1000.

Bekim Krashi: Aaa ca flet! Ke pretendime të medhoja! Ja futëm!

Robert Aga: Të du shumë vllao. Dhe ti mendove se ata (opozita) ishte budalla që bëshi ashtu…

Bekim Krashi: Prandaj donin rrëmujë ato sepse ato i dinin këto gjëra. Por unë i thashë komisionerëve të mos e vrisnin mendjen. Ata janë të humbur.

Robert Aga: Të du shumë vllao

Bekim Krashi: Cfarë hëhëhë

Robert Aga: Ajo strategjia ime funksionoi.

Bekim Krashi: E di e di, e ke thene ti, ti je komisari politik.

Robert Aga: Po Po. Shihe, a ke Damian Gjiknuri aty?

Bekim Krashi: Pse, t’ja jap telefonin?

Robert Aga: Po jepja, pak

Robert Aga: Si je shef?

Damian Gjiknuri: Mire. tull. mirë fare!

Robert Aga: Se spate besim tek unë.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Je mjeshtër. E the ti… hahaha je i madh. Hajd ciao mos fol shumë në telefon.

Përgjimi 2

Xhemal Qefalia, deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë i siguron Robert Agës, shefit të Policisë Dibër se e ka lavdëruar tek Kryeministri Rama, dhe i ka kërkuar atij që ta shpërblejë me një pozicion më të mirë pune.

Xhemal Qefalia: Berti

Robert Aga: hë mo shoku im.

Xhemal Qefalia: Le të të kontrollojnë mo burrë. Të plasi bytha ty. Të të hajnë karin, të të puthin bythën. Flamuri (Flamur Noka) e ka për detyrë më bë politikë, por nesër i themi që ska më punë me të të përmend ty.

Robert Aga: Jo mo jo ai le të vij të kontrollojë ku ti dojë qejfi..

Xhemal Qefalia: Po ca ka ai, ai flet kot pa lidhje. Po mundohen me justifiku veten. E merr vesh ti ca po bëhet mbrena PD-ja tani? Po zihen me njëri-tjetrin. Mos e vrit mendjen.

Robert Aga: Të thashë, më merr se jam si Mesi që mban Barcelonën dhe do fitoni.

Xhemal Qefalia: Flasin kot ata vllai, se të të kishin vonë ty aty, do të kishin fitu ata.

Robert Aga: Unë jam pjesë e PS dhe nuk ndërroj as për 1 milionë vjet.

Xhemal Qefalia: Se vë në dyshim vlla. Prandaj e thashë mrom. Ishim të gjithë, i gjithë grupi i PS-së. ata nuk e besonin. Ishte i gjithë grupi parlamentar.

Robert Aga: Po, po. Shyqyr zotit që nuk thashë ndonjë fjalë tjetër thuj. E dija që Gjiknuri ishte aty.

Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ishim aty?

Robert Aga: Jo, jo mendova se ishte….

Xhemal Qefalia: Gramozi ishte, Rama ishte, të gjithë ishin. Dhe ra muhabeti jot, foli shumw mirw edhe Damiani në fakt, dhe Blerina (Gjylameti). Dhe unë thashë: ai duhet të vazhdojë më lart, ja keni qi nonwn që e keni cu aty, mund të bëjë më shumë gjëra këtu. I thashë dhe Ulsiut që ta mbështeste. I thashë atyre: ai mund të punojë për mua në Tiranë, por puna është që ai i jep drejtim dhe aty ku është.

Robert Aga: Dashtë zoti më cojnë në fillim në Bulqizë.

Xhemal Qefalia: e pra e….që ti të shplodhesh içik…të pushosh içik.

Robert Aga: Jo kam nevojë të pushojë pak sinqerisht.

Robert Aga: Jo mo hëngrën, pinë, se di ca bënë.

Xhemal Qefalia: Drekë, Drekë.

Xhemal Qefalia: Kështu vëlla, mos e caj trapin. Më e mira do bëhet për ty. Mos u shqetëso. “Ai” ta tha mbrëmë, mos bëj asgjë me ato…

Robert Aga: Jo jo, ai ma tha në ligjeratë të drejtë, ai e lau gojën.

Përgjimi 3

Robert Aga, Drejtori i Policisë Dibër kërkon garanci se do të shpërblehet me një vend më të mirë punë për ndihmën që i ka dhënë Partisë Socialiste në zgjedhje.

Robert Aga flet me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, deputetin Xhemal Qefalia dhe deputetin Ulsi Manja, njëkohësisht dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Xhemal Qefalia: Hej, jam ul diku…. Ku do me shku ti? Në Bulqizë apo jo?

Robert Aga: Po

Xhemal Qefalia: Mirë pra, ciao

Robert Aga: Kush të tha ty?

Xhemal Qefalia: Jam këtu me kryeministrin dhe ministrat.

Robert Aga: Oooo! Ta siguroj që do bëj ca të doni ju.

Xhemal Qefalia: Se do sjellim atë (Arben) Keshin aty. Ça mendon?

Robert Aga: Mirë.

Xhemal Qefalia: Të betohem. E do një foto nga tavolina jonë?

Robert Aga: Hajd mer burrë, se do jesh me ndonjë dashnore ti…

Xhemal Qefalia: Pse po e mbyll? Prit të të kaloj ministrin dhe fol me të, mos më çaj trapin. Fol pak me këtë shokun tim nga rajoni i policisë.

Saimir Tahiri: Alo o Bert!

Robert Aga: Mirëmbrëma! Si jeni?

Saimir Tahiri: Nuk e ke mirë kshu, që të ma kalojë Xhemali telefonin mua që të të falenderoj unë. Nuk e ke mirë.

Robert Aga: Jo të lutem.

Saimir Tahiri: Nga ana institucionale nuk e ke mirë kështu.

Robert Aga: E kam me vërte, ai më gënjeu.

Saimir Tahiri: Pavarësisht. Shumë faleminderit për bashkëpunimin. Je i madh.

Robert Aga: Është puna ime.

Saimir Tahiri: Ishe i paparë. Dhe mos e çaj trapin ca thonë ato (opozita) sepse….

Robert Aga: Unë jam ushtari jot.

Xhemal Qefalia: Ulsiu të përshendet. Fol pak me UIsiun.

Ulsi Manja: Ku je vlla?

Robert Aga: Si ke qenë?

Ulsi Manja: Ja me kryeministrin tani.

Robert Aga: Mu më Duhet të kaloj atje… për ca kohë.

Ulsi Manja: Ku?

Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru dot.

Ulsi Manja: Ne po mendomin për një pozicion më të lartë për ty.

Robert Aga: Mirë, mirë ju e dini, por mua më pëlqen aty.

Ulsi Manja: Tani ti fol me Xhemalin sepse ai është shefi i sigurisë, por po mendonimin për diçka më të lartë për ty, sepse na duhesh për gjëra më të mëdha, sepse kjo (Bulqiza) duket pak, më duket gjëra të vogla.

Robert Aga: Mirë pra.

Ulsi Manja: Por fol me Xhemalin dhe merr autorizim nga ai si kryetar i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Xhemali ka pas punu për mua. E ka vëlla.

Ulsi Manja: Xhemali, kryetari i Komisionit të Sigurisë.

Robert Aga: Ai vetë thotë “Jam ushtari i Bertit, Berti ka pas qenë komandanti im.”

Ulsi Manja: Mirë mirë.

Xhemal Qefalia: Hajd, se më cave trapin…

Robert Aga: Po si e kalove ministrin në telefon ashtu mos kar?

Xhemal Qefalia: Po je miku im, mos më çaj k… Do të flasësh me Ramën?

Robert Aga: Hajd pra vllai… atë dokumentin.

Xhemal Qefalia: A je shoku im? Këtë dua të di?

Robert Aga: Kam qenë dhe do jem.

Xhemal Qefalia: Hajde vllai çiao

Robert Aga: Hajd gjithë të mirat

Robert Aga u promovua më pas në një pozicion më të lartë në Tiranë. Ishte Arben Keshi – drejtori në Ministrinë e Brendshme, që kryeministri Edi Rama telefonoi personalisht për ta pyetur nëse i kishin arritur objektivat zgjedhore, ai që u emërua në Bulqizë, qytet i pasur me krom dhe nën kontrollin e bandave kriminale.

Përgjimi 4

Ymer Lala feston fitoren në Dibër me ministrin Damian Gjiknuri. Ai i tregon Gjiknurit se ka folur me “shefin”, referencë e përdorur për Edi Ramën.

Ymer Lala babai i deputetes Reme Lala, e zgjedhur në qarkun Dibër nën logon e partisë came PDIU në zgjedhjet e 2017. Më pas në 2018-ën Reme Lala kaloi në Partinë Socialiste, ditën që Rama promovoi nisjen e punimeve të Rrugës së Arbrit. Ymer Lala njihet si “i forti” i Dibrës

Ymer Lala: Hë mor zotëri

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet, tërmet….qija nonën

Ymer Lala: E shikon, ça kemi arrit ne të dy

Damian Gjiknuri: Tërmet

Ymer Lala: Hej  po më shkruante ai “i modhi”. I thashë a spo fle? Jo mer burrë tha. Jam i habit. Smë zë gjumi nga habia. Jam i habit me Selishtën dhe Luzninë. I thashë: atëherë s’na ke njohur mua dhe Damian Gjiknurin nga afër.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet,

Ymer Lala: Më lër të mbaroj

Damian Gjiknuri: Ej i qimë robt. doli llafi jot mbi 1000 (vota) doli tani.

Ymer Lala: Po ore me gjithë mend ti smë paske njoh nga afër.

Damian Gjiknuri: Eh, ti më njeh mu dhe unë të njoh ty.

Përgjimi 5

Ymer Lala i siguron bashkëpunëtorët e tij se kamerat e fshehta dhe videot që tregojnë blerjne e votave, të shfaqura në emisionet investigative nuk përbëjnë prova, ndaj ata nuk kanë pse të kenë frikë.

Elio Lala, nipi i Ymerit, është i shqetësuar për disa video të fshehta ku tregohet blerja e votave, të transmetuara në emsionin Fiks Fare. Nehati që përmendet në bisedë është Nehat Rama, vëllai i Muharrem Ramës, atëherë kandidat për bashkinë Dibër.

Bëhet fjalë për disa video të shfaqura në emisionin Fiks Fare më 12 shtator 2016, katër ditë përpara zgjedhjeve vendore në Dibër.

Elio Lala: Të mora të të pyes a do shkosh ta takosh pak Admirin. Admir Truken, se dje Fiks Fare nxorri Nehatin, ndërsa sot mund të nxjerrin një video me para nëpër duar. Më kupton?

Ymer Lala: ehehe

Elio Lala: Dojë të të pyesja  ça bën policia pas del videoja?

Ymer Lala: Ku do e takosh atë?

Elio Lala: E takova, e mora numrin nga Ejsi.

Ymer Lala: Ajo nuk është provë.

Elio Lala: Po, atë tha dhe ai, ‘mos e çaj trapin’

Ymer Lala: Do e nxjerrin sot videon eee?

Elio Lala: Ndoshta është video tjetër.

Ymer Lala: Ça majmuni ishte ai?

Elio Lala: Nga Sohodolli. E ndoqa sot, e morën ata të Fiks Fare, e ndoqa por se arrita dot.

Ymer Lala: E morën ata të Fiks Fare?

Elio Lala: Po me një mercedez të zi.

 Përgjimi 6

Ymer Lala flet me një person të paidentifikuar për disa votues që nuk kanë votuar siç duhej. Telefonata bëhet ditën e zgjedhjeve. Dikush ka parë se si ka votuar, process që duhet të jetë i fshehtë, familja e kryetarit të FRD-së dhe informon Ymer Lalën.

Tjetri: Kryetari i  FRD-së dhe njerëzit e tij kanë votuar për Sherefedin Shehun (kandidati i PD-së).

Ymer Lala: Jo s’është e vërtetë.

Tjetri: Po e kontrollova tashi. Votoi para 20 minutash.

Ymer Lala: Mos u tall…..

Tjetri: po për kokë të fëmijwve.

Ymer Lala: u ia qifsha robt.

Tjetri: E kontrollova unë or tij, se lashë ca njerëz aty, 5 vetë, pyete atë se ishin pesë veta dhe kanë votuar të pestë për Sherefedin Shehun.

Ymer Lala: Edhe djali vetë?

Tjetri: Po.

Ymer Lala: Nesr do e marr në telefon atë halen. Po unë ja qifsha.. Kur erdha taje e thirra i thashë do shkosh atje tek selia, do takosh Remin dhe I thashë që ne jemi me këtë, a kupton shqipen apo jo? Se dhe Hasan Begu më tha diçka, shikoje atë copë muti.

Tjetri: I verifikova tashi.Para 20 minutash.

Ymer Lala: O të qifsha motrën.

Tjetri: As mos e vrit mendjen.

Përgjimi 7

Ymer Lala flet me një person të paidentifikuar me emrin Ardi. Ata flasin me kode për blerjen e votave.

Ardi: Vëlla, më mori një Basri Veseli më mori, e njohim?

Ymer Lala: Basri Veseli, po.

Ardi: E takova por thotë ai ska marrë gjë.

Ymer Lala: Ca thua asgjë?

Ardi: A i ke çu naj kafe??

Ymer Lala: Po i kam mbaru ato punë

Ardi: Po i ke mbaru ti, por Epo atëherë ti je në rregull shok, por skanë shku atje.

Ymer Lala: Leji ato bythë rri rehat se për atë zonë ku është ai, ka çdo gjë në rregull.

 Përgjimi 8

Ymer Lala flet me një person të paidentifikuar që e pyet nëse mund tja japë kartën e identitetit mbrapsht disa personave pasi ai të ketë mbaruar punë. Ymer Lala thotë që t’ja japë kartat. Mbledhja e kartave të identitetit është një metodë shumë e përdorur për të manipuluar zgjedhjet, pasi duke I marrë votuesve të PD-së kartat, ata nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje.

Ymer Lala flet me një person të paidentifikuar që e pyet nëse mund tja japë kartën e identitetit mbrapsht disa personave pasi ai të ketë mbaruar punë. Ymer Lala thotë që t’ja japë kartat e identitetit. Mbledhja e kartave të identitetit është një metodë shumë e përdorur për të manipuluar zgjedhjet, pasi duke i marrë votuesve të PD-së kartat, ata nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje.

Person: Vlla, Sefki Xhurra, a tja jap ato kartat a mos t’ja jap?

Ymer Lala: Jepja, jepja.

Person: Ok

Ymer Lala: Është kunati dhe gruaja, se ai vetë nuk është.

Person: A tja jap kartat sepse i mbajta këtu…

Ymer Lala: Jepja, jepja.

Person: Kam mbaru punë me to, po a tja jap kartat?

Ymer Lala: Jepja.

Përgjimi 9

Ymer Lala flet me ministrin Damian Gjiknuri dhe i kërkon të takojë “grupet” që Lala ka formuar.

Ymer Lala: A jet u ardh 5 minuta a si i ke punët?

Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë kafe këtej.

Ymer Lala: Po thashë pimë kafe, po kam mbledhur njerëz qtu që të ndajmë monitorimin e tendave. që t’i shpërndaj grupet e monitorimit.

Damian Gjiknuri: sipas qendrave? Aty te lokali jot je?

Ymer Lala: Po mos u vono të lutem.

Përgjimi 10

Ymer Lala flet më një person të panjohur dhe i tregon atij për një takim shumë të rëndësishëm

Biseda ka 3 episode, ku fillimisht Lala flet me dy gra se çfarë do të veshë për një takim shumë të rëndësishëm që ka

Pjesa 1

Ymer Lala flet më një person të panjohur dhe i tregon atij për një takim shumë të rëndësishëm
Biseda ka 3 episode, ku fillimisht Lala flet me dy gra se çfarë do të veshë për një takim shumë të rëndësishëm që ka.

Ymer Lala: Rata, do shkoj me një “zyra të madhe”. A thu jam vesh mirë apo?

Tjetra: Po mirë.

Ymer Lala: Ma fut çat gja në karikim.

Tjetra: E kam karikuar, pa merak.

Ymer Lala: Ka ora 11.30 nisem.

Pjesa 2

Vajza: Po ti ku je, përveç se te kafja?

Ymer Lala: Kam një takim në 10:30 me atë “robin”. Do i shkoj në zyrë.

Vajza: Kuptoj

Ymer Lala: Sa të dal ta bëj një telefon se pastaj jam për Pogradec.

Pjesa 3

Ymer Lala: Nga ke qenë? Të kam marrë në telefon.

Tjetri: E kam mbyll atë.

Ymer Lala: E ke mbyll atë numrin?

Tjetri: Tani për tani. Ca bëhet?

Ymer Lala: Isha te ai babloku i madh, sa dola

Tjetri: a po?

Ymer Lala: Po qesh me Qifin qëpaeq

Tjetri: ehhe

Ymer Lala: Ti mos e rruaj leshin për asigja. Tjetri: Unë?

Ymer Lala: Hajd se do flasim.

Tjetri: Se kuptova.

Ymer Lala: Ok se do vi atje unë sot.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar16 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix16 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix16 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix16 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix17 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix17 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar17 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix17 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix17 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook