Lidhu me ne

Aktualitet

“Do jesh ti kurbani”, Duka-Ramës: Reflekto, je në kohë

“Do jesh ti kurbani”, Duka-Ramës: Reflekto, je në kohë

Kreu i PAA-së, Agron Duka i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon që të reflektojë në kohë, pasi sipas tij, situata po shkon drejt një përplasjeje të pashmangshme.

Ai mes tjerash i kujton kryeministrit të vendit edhe paraardhësit e tij, ndërsa thotë se ata kanë “braktisur” edhe pushtetin për t’i shërbyer stabilitetit dhe paqes sociale mes qytetarëve

Postimi i plotë

I dashur Edi,

Ndryshe nga ty, nuk kam qenë kurrë i aftë të ndaj politikën nga miqësia, por, ashtu si ty, nuk kam bërë ndonjëherë politikë me dimensionin privat të miqve apo kundërshtarëve. Sot po e thyej këtë rregull dhe po të shkruaj si mik, si një person me të cilin më ka lidhur jo vetëm puna por edhe momente jete.

Nuk di nëse po të keqkëshillojnë apo nëse pushteti të ka hequr aftësinë për të parë qartë atë që po ndodh; por më lejo të të them se je bërë i mirë i botës, të paktën i atyre që të rrethojnë sepse nga ty varen privilegjet dhe suksesi që gëzojnë, dhe i keqi i vetes.

Situata në vend po përkeqësohet nga ora në orë, dhe tashmë përplasja duket e pashmangshme. Paraardhësit e tu, pa asnjë përjashtim, janë ndodhur përballë mundësisë së humbjes së pushtetit.

Megjithatë, Nano, Meta, Berisha, në mënyrat e tyre, kanë ditur të bëjnë një hap pas. Për këtë arsye, qytetarët janë treguar bujar me ta, edhe kur kanë gabuar, madje u kanë dhënë besimin për t’i qeverisur sërishmi.

Nuk është turp të tërhiqesh dhe nuk ka asnjë lavdi në mbajtjen e pushtetit me çdo mjet. Sepse e vetmja gjë që të përket është familja jote dhe nderi yt, gjithë të tjerat janë të përkohshme dhe mbi të gjitha janë të shqiptarëve.

Herët apo vonë do të duhet t’i dorëzosh, veçse mënyra se si e bën këtë dorëzim do të jetë domethënëse për interesin e vendit.

Nëse vazhdon kështu, kam frik se do të jesh ti vetë kurbani që lips fundi i tranzicionit. Bëj që kurban të bëhet pushteti yt, jo ti, jo vendi ynë.

Reflekto robo, je ende në kohë për të bërë gjënë e duhur. Goni

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook