Lidhu me ne

Kryesore

“Ik pirdhu, kastravec”/Plas sherri mes Ylli Manjanit dhe Ralf Gjonit


Deputeti i LSI, Ralf Gjoni, ka replikuar në faqen e ish-ministrit të Drejtësisë nga e njëjta forcë politike, Ylli Manjanit, pasi ky i fundit e ka sulmuar në faqen e tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Replikat mes të dyve kanë përfunduar në fyerje dhe sharje. Përplasjet nisën kur Manjani shkroi në Facebook se Ralf Gjoni mori mandatin për të shkarkuar Ilir Metën nga President i Republikës.

“Hahahahahahahahahaaha.. Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf. Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën… Hahahahahahahahahahahahha…”, ishte statusi i Ylli Manjanit pasi Ralf Gjoni u shpreh se do votonte për shkarkimin e Metës, pasi ky i fundit çdekretoi datën së zgjedhjeve, 30 qershorin.

Ylli Manjani ti duhet te kalosh permes nje procesi teresor dezinfektimi perpara se te lakosh emrin tim ne publik. Une s’kam qene ndonjehere minister e as nuk kam firmosur ndonjehere per tendera. Une po luftoj sot ne Parlament qe njerez si ti te mos mbeten me ne meshiren e Monikes nese te ben apo jo deputet, por te mbeten ne deshiren e njerezve qe meritojne te votojne te lire, me lista te hapura.

Nese kjo ty te bezdis, me vjen keq per ty. Ama mos harro se si ke uleritur edhe ti bashke me mua per ndryshimin e sistemit. Mos harro as greven e urise te Ilir Metes e te LSI kunder ndryshimeve te 2008.

Kjo me ka bashkuar me te per vite me radhe e per ate kam luftuar ne ate parti. Nese ti dhe kushdo tjeter keni ndryshuar qendrim, kjo eshte puna juaj. Une s’kam levizur asnje presje nga qendrimet e mia, qe prej vitit 2009! Ndryshim sistemi, hapje listash, dhe atehere hajde provojme forcat ne terren. Por s’ta mban as ty, e as kryetares tende…”, shkruan Gjoni poshtë statusit të Manjanit.

Ndërsa ky i fundit i është përgjigjur si më poshtë:
“Ralf Gjoni si fillim ti dhe lakejt ku po shërben i kërkuat me qiri ato tenderat po su doli asnjëri i imi. Ndaj mundohu të mos hash vetem gazeta se nuk të bëjnë mire. Se dyti, hallet e tua me LSI mund tja thuash atyre dhe jo mua, se nuk më rruhet!

Së treti nuk kisha ndërmend të lakoja emrin tënd, por tani që ma shtive ndërmend po e lakoj dhe e di si më del? Lake… Lake që po na bëke çmos të rregullosh sistemin zgjedhor! O pika sistemit e zgjedhjeve që do u rregullokan nga ty. Po ku ke haber nga sistemi ti mor aman?!

Së katërti, ndryshimin e mendimit përpiqu ta shohqësh tek vetja. Vetëm me pak ditë ndryshove nga nuk marr mandat tek e mora mandatin…

Së fundi, pirdhu megjithë atë terrenin tat, se hyre e dole kastravec. Nuk kuptove asgje. Sa për kryetarë, do të të duhet pak kohë të vish në nivelin tim të kritikës. Tja kalosh mirë aty ku ha pilaf”.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook