Lidhu me ne

Aktualitet

Lutje të ftuarit në studio

Nga Edison Ypi

Mos e vrit mendjen. Edhe kurgjë të mos dish, edhe kurrkushi të jesh, përderisa dikujt i vajti mendja të ftojë në studio, ti të gjitha i di, për gjithçka mundesh, hatanë mund të bësh, patjetër të shkosh.
Ama disa gjëra duhet ti kesh parasysh.
Televizioni nuk është i yti. As i atij me të cilin do kuvëndosh. Madje as i pronarit. Televizioni është i publikut.
Që gjatë bisedës të dukesh sa më interesant, sa më i ditur, hidhu degë më degë, hallakate sa më tepër muhabetin.
Duart tregoji në atë mënyrë dhe mbaji në atë pozicion që gjindja që ti ka ngulur sytë dhe po të ndjek të sigurohet se duart nuk i ke të pa lara, nuk i ke të përgjakura, nuk po krruan me to ndonjërën nga vrimat, nuk i ke zgjatur diku për të vjedhur diçka.
Mos thuaj kurrë “Kjo pyetje më pëlqen”, “Kjo pyetje s’më pëlqen”, “Kjo është pyetje e mirë” etj. etj. Pyetja nuk është e jotja. Pyetja është e atij që po të pyet, e Tul Tangulit. Tanguli mban vet përgjegjësi për pyetjen. Përgjigja është e jotja. Për përgjigjen kujdesu. Ama nëse pyetjen nuk do ta bëjë Tul Tanguli por Tub Taplasi, mendohu pak para se të përgjigjesh. Por pyetjen mos ja paragjyko. Se derrat e divanit që po të ndjekin duke gromësitur, kaq gjë e dinë, këto gjëra i kapin. Sado të thuash ti; “Hë mo se televizioni është sipërfaqsor, përtyp e flak si çumçakizi është”, gromësimtarëve nuk ua hedh dot.
Kurrë mos nis të përgjigjesh duke thënë; “Së pari do desha të….”. Së pari e së treti e së pesti shko shiti tjetërkund. Tanguli dhe Taplasi apo të tjerë nuk mund të jenë më tepër të interesuar për broçkullat e tua se për përdredhjet e veta.
Për ndonjë gjë që nuk e di, thuaj nuk e di se s’bëhet qameti.
Në fund të fundit të squtët e dinë sa budallej janë tuhafët, budallenjtë e dinë sa bosh janë të squtët. Po fole edhe për ato që nuk i di, i ke të mbyllura të gjitha shtigjet e lavdisë të cilën aq shumë e do e aq tepër lodhesh.
Mos mbaj letra përpara demek sikur ke ardhur i paisur, i armatosur. Po mbajte letra përpara, teleshikuesi do të harrojë ty, do ua mbërthejë sytë letrave të tua, do i turbullohet mendja se mund ti duken letra dashurie, apo dhe më keq, letra anonime.
Mund të ndodhi që në ndonjë moment të ndjehesh ngushtë, të mos dish nga t’ja mbash. Bëj kujdes. Ata të divanit mbajnë gjithë kohën në dorë një bombë që quhet telekomandë. Po të ngecësh, ikin, të harrojnë, ndërrojnë kanal.
Po deshe të më futësh në dhe’ të gjallë thuaj, “Për mendimin tim” dhe “Të them të drejtën”. Se po the këtë, del sikur deri në atë moment për ty ka folur një tjetër, dhe ti deri në atë çast ke gënjyer.
Sakën se thua “Faleminderit” në fund të bisedës. Kurrë dhe askujt. As Tangulit, as Taplasit dhe askujt tjetër nga korifejtë e banakëve. Po falenderove, do ta bësh lësh. Falendero njëri, falendero tjetri, askush nuk marri vesh cili ishte nderi, kush dhe kujt ja bëri, ç’kuptim pati pjerdhja mediatike që sapo ndodhi, pse qe e nevojshme shurra komunikative që sapo rrodhi.

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix11 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix11 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar13 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix13 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix14 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore14 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore16 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar17 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix2 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook