Lidhu me ne

Kryesore

Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit)

Sa më shumë afrohet 30 qershori, aq më të fortë bëhen zërat që mbrojnë alibinë e Edi Ramës, se nuk është në dorën e tij të gjejë zgjidhje, se ai nuk mund të pranojë shantazhin e pakicës, se ai nuk mund të shkelë kushtetutën dhe vullnetin e popullit, se ai nuk mund të krijojë precedentin e largimit nën presion, që do të përsëritej në të ardhmen në mënyrë të pafundme.

Të gjithë këto argumenta konvergojnë në pikën se dorëheqja e kryeministrit as nuk mund të diskutohet dhe as mund të imagjinohet si një çelës për të hapur derën e pajtimit.

Të marra veç e veç dhe të shkëputura nga konteksti aktual, të gjitha këto arsyetime ndoshta qëndrojnë. Ato do ti përqafonte çdo mendje e ekuiliburar në çdo situatë zakonshme.

Por, pavarësisht se sa normale dhe bashkësisht e pranueshme të duket logjika e mësipërme, ajo duhet testuar me rezultatin që prodhon.

Sepse asnjë ide nuk është e mirë apo e keqe, e bardhë apo e zezë, pa kaluar nën testimin e efektit që sjell. Dhe për të parë këtë na vjen në ndihme një projektim i Shqipërisë së pas 30 qershorit.

Në këtë moment ne do të realizojmë se për herë të parë në pluralizëm do kemi zhvilluar zgjedhje që nuk e meritojnë këtë emër, pasi shumicës së shqiptarëve u është hequr mundësia të votojnë për më shumë sesa një alternativë të vetme.

Në këtë moment ne do të shohim se, gjithashtu për herë të parë, të tëra bashkitë e vendit do të jenë të ngjyrosura me një bojë të vetme.

Por anomalitë nuk do të mbarojnë këtu.

Shqipëria e pas 1 korrikut do të ketë parlamentin me një parti unike që bën estradë me disa opozitarë qesharakë.

Ajo do të ketë të parën kryeprokurore të pjellë nga reforma në drejtëësi, të zgjedhur me votat e njërës palë.

Ajo do të ketë një shërbim sekret të kontrolluar nga ai kryeministër që e hoqi qafe me ngritje si ambasador “spiunin dixhital të Saliut”, vetëm për ta kapur edhe ShISh-in.

Ajo do të ketë një Kontroll të Lartë të Shtetit të sakatuar, sepse shumica rrefuzon të votojë edhe të vetmet kompetenca që kushtetuta i ka lënë në dorë kreut të shtetit.

Ajo do të ketë një Gjykatë Kushtetuese të vdekur, që nuk kthen dot asnjë nga ligjet “ad hominem” që kryeministri i çon parlamentit për të qerasur klientët e tij.

Ajo do të ketë një parti në pushtet, pa rryma, pa fraksione dhe pa zëra kundër, ku kryetari nuk pranon të organizojë as zgjedhje formale, duke qëndruar në majë pa u votuar prej dhjetë vjetësh.

Ajo do të ketë për udhëheqës unik të vetmin lider politik shqiptar që nuk e ka praktikuar qoftë edhe njëherë dorëheqjen.

Ajo do të ketë për herë të parë në histori një sistem ku oligarkët më të mëdhenj të vendit mbështesin dhe financojnë ekskluzivisht njërën palë dhe kur mediat kombëtare janë shndëruar në autoporlant të saj.

Kjo pra do të jetë Shqipëria moniste e pas 30 qershorit, domeni ekskluziv i një njeriu dhe ku do të jetë zhdukur çdo lloj kundërpushteti demokratik.

I gjithë ky “udhëtim” imagjinar në Shqipërinë e Edi Ramës pas zgjedhjeve, nuk është i rëndësishëm vetëm për të ngritur pyetjen që kundërshtarët e tij bëjnë rëndom: A ja vlen sakrifikimi i kariges së një njeriu për të penguar krijimin e kësaj mostre diktatoriale?

Personalisht besoj se kjo është një dilemë retorike që i asgjeson të gjitha alibitë e ngrituara në fillim të këtij shkrimi.

Por, kjo panoramë, është mbi të gjitha e vlefshme për të kuptuar një gjë tejet më thelbësore. Për tu ndërgjegjësuar për faktin se atdheu i një dite më pas, nuk do të jetë thjeshtë një aksident,i prodhuar prej vendimit kapriçoz të opozitës për të mos marrë pjesë në një garë elektorale. Ai është fryti i një projekti të përgatitur me kujdes për ta trajtuar Shqipërinë si një tepsi personale.

Në këtë kuptim, 30 qershori do të jetë epilogu i finalizimit të një regjimi anti demokratik. Fillimi i marshimit përmes një tuneli të errët, me të gjitha rrisqet dhe vështirësitë që përmbën kjo rrugë. Por ndoshta pikërisht për këtë, ai mund të përbëjë edhe ditën e parë të përligjjes së dhunës për tu përballur me këtë monstër.

©Lapsi.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook