Blendi Fevziu është padyshim një ndër gazetarët më të njohur të vendit. E teksa moderon prej vitesh emisionin “Opinion”, ai është komentuar si ndër më të paguarit në tregun mediatik. Faktikisht kjo është pasqyruar edhe me vilën e tij apo udhëtimet luksoze që i reklamon në rrjetin social “Instagram”. Përpos këtyre, Fevziu përdor një makinë tepër luksoze.
Ai pikaset nëpër rrugët e kryeqytetit me një automjet tip Audi A 8 L (2015). Mjafton vetëm një kërkim i thjeshtë në internet për t’u informuar se kushton plot 50 mijë dollarë. Jo shumë njerëz mund ta përballojnë një makinë të këtij lloji, por mesa duket Blendi nuk e ka aspak problem një shifër të tillë.