Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria ta heqë taksën në “Rrugën e Kombit”.
Deklaratat e tij u bënë të enjten në mbrëmje, në emisionin “Debat” te RTK.
“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës që t’ia nisë prej hapit të parë.
Ta heqë taksën dhe skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin.
Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha.
I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: Të mos shkojnë fjalët para punëve” – tha Haradinaj të enjten.