Lidhu me ne

Kryesore

Projekte që po groposin vendin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se është i vendosur që gënjeshtrën ta shndërrojë në standard të raportit të tij me qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij të sotme në Parlament, z. Rama ka mbrojtur dy koncesionet më të fundit që kapin shifrën e 260 milionë eurove për dy rrugë 30km.

Është e paimagjinueshme që km e rrugëve të trajtohen si metra teritali, shet e blen terital dhe ndryshon çmimi sipas madhësisë së kostumit, por për km rrugë duhet të shohin çfarë ka në ato km. Nuk i bihet shkurt e të thuash si ka mundësi për 17 km rrugë kaq shumë para. Dhe ja si ka mundësi, së pari njëherë ne e kemi thënë: sapo të mbyllim rrugët e lëna rrugëve do bëjnë rrugë të standardeve evropiane, të dyja rrugët që do të ndërtohen janë standardi A. Rrugë të tillë kemi vetëm një pjesë të rrugës së Kombit.

Rruga Milot-Balldren ka dy tunele, dy ura, atë mbi Drin me 224 metra hapësirë drite dhe mbi Mat me 624 metra mbi hapësirë drite, 6 nyje mbikalime dhe nënkalime, dhe duke qenë rrugë e standardit A do të jenë një rrugë ku nuk do të bashkëjetojnë automjetet me bagëtitë dhe ku nuk do të lejohet transformimi i rrugës në korridor mes pishinash, magazinash, trampolinash, varreza makinash e me radhë.

Në atë shumë ka 13 vjet mirëmbajtje, rruga e Kombit kushtoi mbi 1 miliardë dhe nuk ka mbaruar akoma, kërkon para, së dyti nuk përmbush standardin A në gjithë gjatësinë e vet dhe së treti nuk është se garanton atë që ne u detyruam ta bëjmë me vendosjen e pagesës, mirëmbajtjen, ndërsa në këto kontrata kemi mirëmbajtjen për 13 vjet. Çdo gjë është në përgjegjësinë e kompanive.
E fundit, janë kompanitë që investojnë kapitalin e tyre dhe shteti paguan vit pas viti, nuk janë para që jepen menjëherë

tha Rama.

Në këto pohime ka disa gënjeshtra dhe inkoherenca.

Së pari, nëse ka një gjë që qeverive shqiptare duhet t’i mësonte përvoja e rrugës Durrës-Kukës është fakti se nuk mundet dhe nuk duhen as konceptuar rrugë që nuk kanë vlerë ekonomike të qartë. Nuk ekziston nocioni i rrugës patriotike kur vjen puna që të gjithë qytetarët shqiptarë detyrohen t’i paguajnë Shefqet Kastratit mbi 300 milionë euro dhe më shumë se kaq, t’i lëshojnë dhe njohin të drejta ekonomike thuajse sovrane mbi rrugën në fjalë. Zoti Rama u kujtua vonë, ose më saktë bëri sikur kishte harruar se përpara se të jepte rrugën me koncesion duhet të investonte në rrugët paralele.

Një tjetër aspekt është çinteresimimi investitorëve të huaj për të marrë pjesë në këto projekte madhore duke marrë si shembull këtu aeroportin e Vlorës. Është një fakt qe duhet të bëjë të mendojë një qeveri që pretendon se punon për interesat e vendit.

Së treti, zoti Rama mburret siç e bëri edhe me rrugën Thumanë-Kashar, se rrugët në fjalë janë të standardit A. Por a ka pas këtyre projekteve një vlerësim ekonomik? A ka nevojë Shqipërië për këto rrugë në stadin e zhvillimit që është sot? Rruga nuk bëhet për hir të rrugës, por niset nga disa llogari.

Së fundmi ky qëndrim mburravec bie ndesh me vendimin dhe arsyetimin e qeverisë së z. Rama për rrugën Thumanë – Kashar.  Kushton shumë, tha në janar qeveria kur vendosi anullimin e kontratës për të cilën z. Rama ishte investuar personalisht.
Por nëse nuk ka lekë, si u gjetën lekët për rrugë të standardit A dhe 260 milionë euro për 30 km?
Një tjetër pikë që ngre dyshime është fakti se për aksin në fjalë, u deklarua se kompania Gener 2 nuk arriti të merrte kredi bankare. Si do të zgjidhet ky problem në këtë rast? Duhet kujtuar se nëse një kompani investon pa marrë kredi në shuma të tilla është jashtë çdo dyshimi se ajo duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit rigoroz për bilancet e veta.

Pak kohë pasi qeveria anulloi këtë koncesion ajo vendosi që projektet e tjera t’i kalojë në Parlament, një garanci shtesë kjo për kompanitë të cilave u vihet në dispozicion pasuria jonë për të zgjidhur një raport të paqartë me bankat.
Është shumë e qartë që z. Rama po gënjen dhe se projektet e tij koncesionare të rrugëve nuk kanë të bëjnë me interesin publik. Atyre u mungon më së paku studimi dhe arsyetimi ekonomik për ndikimin që do të kenë në zonë dhe në ekonomi përgjithësisht.

Projekte të tjera koncesionare janë në fazë studimi dhe nuk bëhen publike për një zgjedhje që ka të bëjë me strategjinë mediatike të kësaj qeverie. E kujtojmë të gjithë sesi ish-opozitari Edi Rama kërkonte transparencë për koncesionet e qeverisë që iku. Sot transparenca është regjistruar si kufomë pa identitet në morg si e si për të mbyllur me shpejtësi disa kontrata që janë paradhënia e një Shqipërie të groposur.  /Respublica.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook