Në televizionet shqiptare është bërë një rregull i pashkruar: nëse dikush shfaqet në një nga emisionete panumërta politike, pavarësisht sesa gjëra të zgjuara thotë apo sa broçkulla këput, moderatorët konkurente nxitojnë ta vjedhin personazhin e ri. Kështu ka ndodhur edhe me Rudin Xhungën që ka huazura për “Dritare” kripërn dhe sheqerin e “360Gradë” aktorin majtisto nacionalist, Laert Vasili.
Vasili, i cili u bë i njohur për ekranin pasi dilte tek Arian Çani për shfaqet teatrore, pasi tradhëtoi shokët e tij që protestonin kundër qeverisë për prishjen e teatrit, u pikas shpejt nga Artur Zhei. Me futjen e tij në studio, Zhei që bën një emision të angazhuar opozitar plotësonte dy qëllime: një sillte në studio zërin e të majtëve që se kanë me qef të bujtin në emisionin e tij dhe dy qesharakëzonte argumentat e të gjithë atyre që mbrojnë aksionin qeveritar.
Megjithëse kjo gjetje e Zheit kishte shkaktuar shumë hilaritet, aktori i shndërruar prej tij në analist politik, Laert Vasili, nuk i rrezistoi dot tundimit të konkurentëve të tjerë. Fillimisht ai u shfaq në studion e Sonila Meços dhe të martën në mbrëmje edhe në “Dritare” të Rudina Xhungës.
Pra nëse fillimisht Laert Vasili u shpik për nevojat propogandistiko humoristeki të 360 Gradë, ai tani ka zënë në studiot politike vendin e një analisti serioz. Ai po përforcon rregullin e pashkruar se po nxorre kokën në një ekran, të rëmbejnë të tërë të tjerët, pavarësisht nga kriteret.
Shembulli i tij po dëshmon edhe njëherë mjerimin e programeve politike që në shumicën e rasteve janë shndërruar në një gallatë që i ofrojnë njerzve shtyrjen e kohës. Dhe në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur parlamenti po gëlon nga opozita e re, kur salla e tij u mbush me Kujtim Gjuzin, Rudina Hajdarin, Selami Jenisherin e kështu me radhë, virusi nuk kishte si mos shpërndahej edhe në emisionet që pasqyrojnë këtë realitet.
“Qurrash, lëtyrë dhe bir ku*ve”/ Aktori Laert Vasili u përgjigjet kolegëve që e kanë fyer