Zheji: Negociata të ethshme. Zgjidhja politike është afër
Gazetari Artur Zheji ka deklaruar në TCh se kanë nisur negociata të ethshme mes palëve dhe se zgjidhja politike, sipas tij, është afër.
“Forcat politike po presin negociatat dhe shtyrja e protestës, me 2 qershor, është një dëshmi e fortë e negociatës që po zhvillohet midis Partisë Demokratike.
Disa takime, ku zonja Kryemadhi ka bërë me Bashën, thotë që janë update (informacion i përditësuar) minutë pas minute midis palëve, të një negociate të ethshme që po zhvillohet nëpërmjet palëve për të arritur në një zgjidhje të pëlqyeshme nga të gjitha palët dhe të pranueshme prej tyre.
Sigurisht që mund të them se është opozita ajo që është bërë palë për zgjidhjen e krizës nga mazhoranca. Kemi të bëjmë me një zbythje reale të Ramës”, u shpreh Zheji.