Lidhu me ne

Kryesore

Rama po e bën të pashmangshme dhunën e 30 qershorit

Nëse Edi Rama po lufton verbalisht me opozitën kundër dhunës imagjinare që mund të ngjasë në 30 qershor, ai po frymëzon militantët që ajo të ndodhë me doemos. Radhën për të hedhur edhe një hap më shumë në shkatërrimin e zgjedhjeve lokale e kanë bërë, këtë të enjte, katër anëtarët socialistë të KQZ-së. Me një vendim krejtësisht të pa ligjshëm ata ngritën dorën me urdhër partie, për të mos pranuar kandidaturat që PD dhe LSI-së duhet të paraqisnin për ngritjen e komisioneve zonale. Nëse Kodi Zgjedhor (neni 29 /shiko faksimilen poshtë) i obligon partitë kryesore të opozitës të plotësojnë gjysmën e KZAZ-ve, kamikazët e rilindjes në Komisionin Qëndror përdorën një mori akrobacish juridike për të pamundësuar këtë. Ishte një mjerim i madh ti vështroje live ata burra dhe gra të bënin aryetime politike që nuk u përkisnin, nëse një forcë politike që nuk garon në zgjedhje, ka të drejtën apo jo të ketë komisionerë, të merrnin rolin e gjykatësve kushtetues që mungojnë, për të interpretuar frymën e kodit dhe të jepnin përcaktime se kush quhet apo nuk quhet parti parlamentare, kur ligji i ka të shkruara të zeza mbi të bardhë.

Por, duke kryer këtë akt katërcipërisht të paligjshëm, të frymëzuar nga mendësia bizantine se nuk mund të pranojmë komisionerët opozitarë që do na i bëjnë lëmsh zgjedhjet, ata në fakt i varrosn ato.

Nga sot e tutje ne nuk do të kemi vetëm një përballje elektorale pa garë mes konkurentëve, por edhe një proces pa rojtarë. E gjithë trupa që do të dalë në rrugë në 30 qershor do të jenë rilindas: edhe kandidatët edhe votuesit edhe komisionerët edhe numëruesit edhe policët edhe vëzhguesit.

Natyrisht, që me koka më të ftohta dhe me njerëz që kërkojnë paqen, një masakër e tillë mund të ishte shmangur. Të gjithë e dinë se komisionerët nuk mund ti prishin zgjedhjet. Kamerat janë aty, policia po e po dhe sejcili që donte ta bënte atë, do të merrte mbi shpinë rriskun e disa viteve burg.

Nga ana tjetër socialistët do të ruanin një standart që qeveria Majko e vendosi në një vend të sapo dalë nga konflikti civil, kur në referendumin e kushtetutës së 1998, PD bojkotoi, por pati komisionerë në proces.

Rilindja do të ruante së paku faqen e realizimit formalisht ligjor të një procesi, ku vërtet opozita nuk pranoi të konkuronte, por ku gjithçka tjetër u zhvillua sipas rregullave.

Sot u humb edhe ky shanc.

Dhe kjo nuk ndodhi as prej mendjelehtësisë, as prej inatit të ndëshkimit të bojkotuesve dhe as prej arrogancës symbyllur të pushtetit.

E gjitha ka të bëjë me një krim të llogaritur me gjakftohtësi.

Duke eleminuar nga piramida e kontrollimit të 30 qershorit çdo kënd që nuk është besnik i partisë, Rama i ka hapur rrugë me ndërgjegjje manipulimit. Jo atij të garës që e ka të fituar. Por atij të legjitimitetit që do të rrjedhë pas këtyre zgjedhjeve të çala. Duke e ditur që i ka në xhep të 61 bashkitë, ai, do të mbushë kutitë me një tjetër qëllim, për të thënë se populli shiqiptar, i braktisi rrugëhumburit e PD-së dhe politikat e tyre të mbrapshta.

Pra, në këtë pike, manipulimi i 30 qershorit do të arrinte kulmin, ai nuk do të bëhej më për të fituar një post politik, por për të mbushur me gjellë gavetën e propagandës. Prandaj, sot KQZ-ja, kreu aktin anti- ligjor të mospranimit të komisionerëve opozitarë në proces.

Po si lidhet kjo manovër juridike me debatin nëse do të ketë apo jo dhunë në 30 qershor?

Fare thjeshtë.

Prej tre muajsh, për një mijë e një mëkate të rilindjes, opozita zgjodhi rrugën e djegjes së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve. Sado radikale të dukeshin këto vendime, në thelb ato ishin paqësore. Asgjë nuk është më e paqtë se dorëheqja apo mospjesmarrja.

Kjo trajektore do të ndryshonte vetëm në njw rast. Ajo do të etiketohej e dhunshme apo fajtore, nëse do ndryshonte këtë sjellje dhe do të pengonte dikë tjetër të shkonte të votonte. Po qe se zgjedhjet do organizoheshin në rregull, po qe se proceduarat nuk do të shkeleshin, askush nuk kishte të drejtën të pengonte idiotët e dobishëm të votonin atë ditë. Ashtu sikurse nuk mund të dhunohet dikush që do të marrë pjesë në një shfaqe estrade banale, apo në një spektakël pornografik vulgar, as ata që do të zgjoheshin herët në 30 qershor, nuk kishin pse ta pësonin këtë fat.

Të ishe pjestar në këtë farsë nuk do të qe një krim, por thjeshtë një akt moral që ka të bëjë me respektin për veten. Si i tillë, ai as mund të penalizohej dhe as të pengohej. Opozita nuk kishte detyrimin ta njihte, por aq më pak kishte të drejtën ta shkatëronte atë proces.

Ç’do akt kriminal i saj do të qe i dënueshëm.

Por edhe njëherë Edi Rama ka ndërsyer falangat e tij për të qënë të parët në shkeljen e ligjit dhe ushtrimin e dhunës së pushtetit. Duke urdhëruar KQZ që të zhdukte nga procesi edhe rojtarët opozitarë të votave, ai e shndëroi të deielën e fundit të qershorit, nga një ditë qesharake, në një ditë banditeske. Ashtu sikurse ka bërë këto gjashtë vite, ai e hodhi i pari hapin drejt paligjshëmirisë dhe dhunës. Prandaj dhe Basha, me aq njerëz sa i kanë mbetur, është i dënuar të reagojë. Ai nuk e ka më luksin të kthejë faqen tjetër.

MË TEPËR

Mix39 minuta më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore47 minuta më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix2 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix5 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar5 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix5 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix5 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar5 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar5 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix1 ditë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Facebook