Politikani i njohur i së majtës, Paskal Milo thotë se socialistët në Shqipëri janë votues dele. Pavarësisht se drejtuesi i emisionit “Provokacja” Mustafa Nano ndërhyn dhe i thotë që të gjithë votuesit janë dele në Shqipëri, Milo këmbëngul që socialistët në mënyrë të veçantë.
Pjesë nga biseda:
Paskal Milo: Bile ai është dëmtuar për mendimin tim. Tjetër se socialistët janë dele, vihen në rresht dhe shkojnë votojnë.
Mustafa Nano: Frazë e fortë kjo që socialistët janë dele.
Paskal Milo: Po! Dele janë!
Mustafa Nano: Gjithë votuesit në përgjithësi janë dele në Shqipëri.
Paskal Milo: Jo, jo! Në mënyrë të veçantë ata kanë dëshmuar që janë dele!