Një kek është absolutisht mënyra më e mirë sesi mund të ëmbëlsohemi nga duart tona. Copëzat e çokollatës, mjalti dhe arra janë tri përbërësit kryesorë të kësaj ëmbëlsire.

Ja si ta përgatisni:

Përbërësit:

  • 2 filxhanë çaji me miell

  • 2 vezë

  • 2 lugë gjelle me mjaltë

  • 1 filxhanë e gjysmë çaji me sheqer

  • 1 filxhan kafe me gjalpë

  • 1 lugë çaji me vanilje

  • 1 lugë çaji me pluhur për pjekje

  • 20 gram copëza çokollate

  • 1 filxhan kafe me arra (të pastruara mirë)

  • 1 lugë kafe me sodë

  • 1 lugë kafe me kripë

Përgatitja:

  • Në fillim, në një enë qelqi, rrahim vezët me sheqerin. Më pas shtojmë  shtojmë arrat, çokollatën, mjaltin, gjalpin e shkrirë, vaniljen dhe kripën.

  • Në fund i hedhim miellin e përzier me sodë buke dhe pluhur pjekjeje. Pasi e kemi përzierë mirë, masën e krijuar e vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalp dhe miell.

  • E fusim ne furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 30 minuta. Shijojeni!