Lidhu me ne

Temporal

12 HUQET E NDYRA TË SHQIPTARËVE

12 HUQET E NDYRA TË SHQIPTARËVE
Nga Bledi Mane-Public Enemy
😉🇦🇱
Kanë një shprehje interesante tironcit e vjetër: Vesi del me shpirtin. Për veset e lindura edhe shkenca ngre duart lart por sot flasim për veset e mësuara apo të kopjuara. Si racë e rrahur nga dimër i ashpër dhe diell përvëlues, me jastëk malin dhe legen me ujë të kripur detin, duket se përvetësojmë në mënyrë të pavullnetshme disa zakone të pështira prej të cilave nuk ndahemi kollaj. Një shtëtitje nëpër rrugët rurale apo urbane, nëpër fshatrat apo qytetet tona nuk përbën asnjë dallim. Femra dhe meshkuj të veshur ndryshe, të qethur ndryshe, më këmbë apo me makinë, të kamur apo të skamur që sillen dhe reagojnë njësoj. Para jush nje e nga një huqet më të ndyra e më të spikatuar që formojnë një pjesë të identitetit tonë sharlatan:
1-Femrat që shkojnë dyshe ose treshe në banjë.
Ndjehen më të sigurta, furça njera-tjetrës dhe pa dyshim me brekë nëpër këmbë pak thashetheme të shpejta.

2-Shkundja e cigareve në filxhanin e kafesë.
Mirë që rrimë gjithë ditën në kafe duke marrë në gojë gjithë dynjanë por as higjenë dhe estetikë personale nuk tregojmë. Pasi mbarojmë së rrufituri kafenë vazhdojmë shkundim hirin dhe fikim cigaren në filxhanin ku para 3 minutash puqnim buzët dhe po në atë filxhan nesër unë ose ti do pimë sërish kafen e rradhës.

3-Shfryrja e qurrave dhe gëlbazat e hedhura vend e pa vend.
Je duke ecur me gruan ose me shokët? Një hap shkëputës majtas ose djathtas, me dorën e djathtë blloko vrimën e majtë të hundës, merr frymë thellë dhe shkëpute. Qurret me shpejtësi skëterrë lëshohen direkt në trotuar. Më pas edhe një nxjerrje gëlbazash dhe sekrecionesh, fërkim duarsh në vend të pastrimit dhe vazhdo ec pa më të voglin siklet.

4-Kruajtja e koqeve në publik.
A mund të jesh burrë nëse nuk kruan koqet në publik? Duhet pak superioritet dhe vitalitet. Ça jemi ne, pjeshka???

5-Takat e larta buzë detit.
Këto torrollaket tona mirë që hapen bythësh gjithë vitin në Bllok por edhe kur shkojnë për pushimet e verës në Jal ose Dhërmi shikon të njëjtat fytyra por kësaj here me një ndryshim. Të xhveshura me rroba banjoje por pa hequr scarpinat, takat e larta e duke shitur pordhë para laçianëve ose vlonjatëve buzë detit të Jugut.

6-Dhjerja me emergjencë
Studimet e fundit tregojnë se shumica e shqiptarëve dhjesin shpejt, bëjnë dush shpejt dhe ngasin makinën shpejt. Të duket sikur axhenda e tyre është super e ngjeshur por në të vërtetë shpejtësia e tyre nuk i çon asgjëkundi. 2 minuta dhjerje, 3 minuta dush, 4 minuta vozitje me makinë, 84 minuta kafe&llafe.

7-Kolektivitet bastexhinjsh
Megjithëse qeveria mbylli lojërat e fatit, fatin e tyre nuk e lanë jetim. Djem e burra që zgjohen e ngrysen me kofiçentë rezultatesh në kokë.Emocione dhe ndjesi të tjetërsuara. Abandonim të familjes dhe shoqërisë. Para të shpenzuara për bllofet e ndyra dhe në fund katandisje halabakërie pa askënd pranë.

8-Zagarë të politikës
Çdo ditë shajmë e mallkojmë politikën dhe aktorët e saj. Anatemojmë liderë e parti. Urrejtje patetike dhe neveritje por…dhe vjen dita e zgjedhjeve. Ne sharësit mbajmë të parët rradhën për të votuar të sharët.

9-Vetëm sumqimat lidhin rripin e sigurimit
Dukesh si legen me atë rrip. Pse e vë, apo të të shajnë? Pse e lidh apo të shesësh pordhë…
Ah e morre vesh? Vdiq, vdiq në një aksident në autostradë. Ekspertët thanë nëse do kishte lidhur rripin e sigurimit do kishte shpëtuar.

10-Meshkuj llapaqenë
Pavarësisht namit, gratë e shkreta janë më racionale. Ato janë gjithë ditën të zëna. Punë te shteti ose te privati, bërje pazari, kujdes për fëmijët, gatesat, punët e shtëpisë, telenovelat orientale dhe ndoshta një kafe me shoqet. Burrat shqiptarë? Intrigantë dhe thashethemexhinj që mbulojnë këto perversitete të poshtra me mashkullitetin dhe pamjen e rëndë në fytyrë. Hipokrizi me 5 yje kjo e jona.

11-Besimtarë hipokritë, frikacakë me patentë.
Nëse shkon në kishë, xhami apo teqe në rast festash do gjesh karakurvat, kryekriminelët, hajdutët, maskarenjtë e politikës. Njëri ndez qiri, tjetra mbulohet me perçe, njëri mban kreshmë, tjetri ramazan. I luten e i përgjërohen Perëndisë në mënyrën më të paskrupullt dhe sapo dalin nga pragu i kultit fetar, shkojnë sërish si qeni te muti. Rifillojnë mashtrimet, vjedhjet, vrasjet.

12-E shajmë dhe e mallkojmë Shqipërinë
Me përjashtim të rasteve kur ka ndeshje futbolli midis Shqipërisë ose Greqisë ose Serbisë dhe Shqipërisë dhe patriotizmi ynë shpërthen si bombë molotov, pas 24 orësh fillon refreni kanceroz kolektiv:
Ky vend nuk bëhet, do iki, nuk rrihet këtu, pa bukë, pa ujë, pa drita!
Dhe ikin, ikin e dergjen në kurbet. Larg vendit të tyre pa krushqi, pa kafe të stërzgjatura, pa njohje, me drita, pa thashetheme, me ujë, pa diell, me bukë, pa miq. Rrinë gjithë ditën 24 orë në internet duke parë çfarë ndodh me vendin e tyre, me njerëzit e tyre. Dhe kur u shkon Sinan Hoxha atje në kurbet me koncertet e tij, shkojnë me vrap të dëgjojnë tallava, të kërcejnë dhe ashtu tapë nga alkooli dhe nostalgjia qajnë dhe qurraviten:
-Kur të vdesim na varrosni në Shqipëri se këtu në emigrim nuk na qi njeri!

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook