Lidhu me ne

Kryesore

Qetësia e rreme e kryeministrit

Dy konferenca shtypi të kryeministrit në tre ditë me plot 180 minuta sqarime për situatën politike dhe një status në rrjetet sociale me mesazhin “Kur do flasim?” 
Dy dalje të stërzgjatura me gazetarët në të cilat Edi Rama është përpjekur të përcjellë përshtypjen se është shumë i qetë, madje i relaksuar edhe me reporterët e terrenit.

Jo vetëm minutat, por dhe mesazhet nënkuptojnë në fakt një situatë emergjence për kryeministrin. Ai ka përgjegjësinë kryesore për t’i dhënë zgjidhje situatës, të cilën deri në këtë fazë e ka menaxhuar me garancitë dhe despotizmin e Lleshit. Përfshirja emocionale e policisë në protestat e opozitës reflektoi një nervozizëm që nuk lidhet aq me efektivët në veçanti, sa me zyrat zyrat e pushtetit në tërësi.

Laku për zgjedhjet po ngushtohet ashtu dhe presioni ndërkombëtar që palët ta gjejnë vetë zgjidhjen përballë një ekuacioni të panjohur për zgjedhjet e 30 qershorit. Edi Rama ofroi bon sens për kundërshtarin, madje kafe dhe çaj për kryetarin e PD-së gjithmonë me predispozitën për se është i hapur për dialog. Por le të kujtojmë që Zoti Rama e nisi karshillëkun ndaj protestave të opozitës me antimitingje që transmetoheshin me regjinë  e ERTV pa lejuar mediat.

Eksperimenti i opozitës së re nuk funksionoi dhe tani kemi një situatë ndryshe, ku halli dhe stresi i përmbajtur i kryeministrit e detyrojnë të fshehë arrogancën. Ai është futur në kostumin e tij dhe predikon maturi nga zyra e hartave, duke çuar sinjale në fakt për kundërshtarin. Dialogu duket se ka nisur, ndonëse palët nuk janë ulur në tavolinë. Zoti Rama nuk flet për qytetarët, por ka përballë Lulin dhe tashmë zaret janë hedhur për epilogun e një tjetër farse demokratike. /Respublica.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook