Duke folur për eleminimin spektakolar të Barcelonës nga Champions League, Ronaldo Nazario da Lima ka thënë se Messi kurrë nuk fajësohet për humbjet e skuadrës spanjolle.
Legjenda e Brazilit tha se kur Barcelona fiton ndodh për shkak të Messit dhe kur gjigantët spanjollë humbin është për shkak të trajnerit Ernesto Valverde ose futbollistit Philippe Coutinho.
“Ndeshjen e parë ata ishin një ekip i mrekulluaeshëm me lojtarin më të mirë në Botë, Messin. Në ndeshjen e dytë, unë dëgjova se ata humbën për shkak të Valverde, Coutinho dhe jo për shkak të Messit. Kur fiton Barcelona, kjo i atribuohet Messit. Është një mungesë e madhe respekti për të gjithë lojtarët dhe stafin e stërvitjes. Është e padrejtë. ”, përfundoi legjenda braziliane.